• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana jashtë sistemit të ri të pranimeve në mjekësi në Itali, 220 vendet kalojnë në programin anglisht

by A R
25/07/2026 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studentët që do të regjistrohen në semestrin e ri të pranimeve për Fakultetin e Mjekësisë në Itali nuk do të kenë më mundësinë të ndjekin studimet në kampusin e Universitetit “Tor Vergata” në Tiranë.

Ministria italiane e Universitetit dhe Kërkimit ka vendosur të përjashtojë 220 vendet e parashikuara në kryeqytetin shqiptar nga procedura e semestrit të hapur, pas polemikave të vitit të kaluar.

Vendet e studimit në Tiranë do t’i dedikohen tashmë programit të Mjekësisë në gjuhën angleze. Pranimi në këtë program do të vazhdojë të bëhet përmes testit kombëtar IMAT (International Medical Admissions Test), i zhvilluar tërësisht në anglisht dhe i përdorur për renditjen e kandidatëve në programet “Medicine and Surgery” të universiteteve publike italiane.

Ndërkohë, studentët që regjistrohen në semestrin e hapur nuk do ta gjejnë më Tiranën në listën e dhjetë universiteteve që mund të zgjedhin.

Ministria italiane është në negociata me universitetet për të rikuperuar 220 vendet e humbura në procedurën standarde, duke rritur numrin total të vendeve të ofruara, që aktualisht është 17 mijë.

Polemikat e vitit të kaluar

Vendimi vjen pas debatit të krijuar një vit më parë, kur 220 studentë të caktuar në kampusin e Tor Vergata në Tiranë u përballën me një tarifë regjistrimi prej mbi 9 mijë eurosh në vit.

Pas reagimeve, ministrja italiane e Universitetit, Anna Maria Bernini, ndërhyri duke kritikuar universitetin për nivelin e lartë të tarifave dhe kërkoi pezullimin e tyre. Më pas u vendos që edhe studentët e transferuar në Tiranë të paguanin tarifat sipas sistemit italian, të bazuara në të ardhurat familjare (ISEE), një skemë që do të zbatohej gjatë gjithë ciklit të studimeve.

Mijëra studentë po përgatiten

Aktualisht, rreth 18 mijë studentë janë regjistruar në platformën falas semestreaperto-medodovet.it, e krijuar për t’i ndihmuar kandidatët të përgatiten për semestrin e hapur në programet e Mjekësisë, Stomatologjisë dhe Mjekësisë Veterinare.

Platforma është zhvilluar nga Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Italiane (CRUI), në bashkëpunim me Ministrinë italiane të Universitetit dhe Kërkimit dhe Konsorciumin Ndëruniversitar CISIA.

Gjithashtu, autoritetet italiane kanë bërë të ditur se së shpejti do të lançohet edhe një platformë e dytë, e krijuar nga konferencat e përhershme të Mjekësisë dhe Stomatologjisë, për të ndihmuar më tej kandidatët në përgatitjen e tyre.

Next Post
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha thirrje për protesta: Në kryengritje deri në largimin e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

November 1, 2026
Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

November 1, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

November 1, 2026
Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

November 1, 2026
Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

November 1, 2026
Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

November 1, 2026
“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

November 1, 2026
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

November 1, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In