• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tifoz i çmendur/ Festa me shallin e Napolit tradhton mafiozin italian, kapet në Korfuz pas 11 vitesh arrati

by Java News
06/08/2023 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga 100 të arratisurit më të rrezikshëm të Italisë është kapur pas 11 vitesh në ishullin e Korfuzit, dhe ajo çka e ka tradhtuar është dëshira e tij për të parë një ndeshje të Napolit në një restorant grek.

Vincenzo La Porta ishte në arrati prej 11 vitesh, por aventura helene e tij mori fund pasi u fotografua në Korfuz duke festuar në një ballkon pasi skuadra e tij e zemrës fitoi kampionatin e Serisë A.

Policia në Itali kishte monitoruar aktivitetin e La Porta prej muajsh, duke pritur që ai të bënte një lëvizje të rreme që do t’u jepte atyre informacione për vendndodhjen e tij.

Hetuesit e kanë pikasur mafiozin italian mes fansave dhe u nisën drejt ishullit grek për ta vënë në pranga 60-vjeçarin.

Oficerët e ndaluan atë teksa ishte duke ecur në një nga rrugët e ishullit me një skuter, pranë restorantit ku ka punuar si kuzhinier.

“Ai u tradhtua nga pasioni i tij për futbollin dhe për ekipin e Napolit. Me fitoren e kampionatit, La Porta nuk mund t’i rezistonte festimeve“, tha policia italiane në një deklaratë.

I lidhur ngushtë me organizatën mafioze “Gomorrah” me bazë në Napoli, La Porta është dënuar në mungesë për shoqërim me kriminelë, evazion fiskal dhe mashtrim.

Mafiozi italian besohet se nga Korfuzi bënte biznes për mafian në vendlindje, duke mbajtur rolin e “kontabilistit”, pra të personit që kishte marrë përsipër të pastronte paratë përmes skemave të paligjshme të korporatave.

Duke u paraqitur para një prokurori të shtunën, ai u urdhërua të mbahej në burg derisa një trup gjykues i Apelit të vendosë për një kërkesë ekstradimi nga Italia.

Autoritetet italiane duan që ai të kthehet në mënyrë që të vuajë dënimin me 14 vite burg, por avokati i tij tha se ai ka krijuar një familje të re në Greqi dhe nuk dëshiron të ekstradohet./m.j

Next Post
“Nisi me Dakon, por..”/ Spahiu zbulon planin e SHBA-së për 12 personat non-grata

Kreshnik Spahiu: Europol po heton 1000 zyrtarë shqiptarë si përdorues të aplikacionit SKY

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com