• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Karriera do varet nga performanca”- Rama prezanton “Shkallën e Meritës” dhe paralajmëron “ata që nuk punojnë”: Transformim i Administratës

by A. Q
09/10/2026 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot (9 tetor) nismën “Shkalla e Meritës”, pjesë e reformës për administratën, me synimin që avancimi në karrierë të lidhet me performancën dhe rezultatet e punonjësve.

Gjatë prezantimit, Rama deklaroi se Shqipëria ka shënuar përmirësime në reformën e administratës publike, duke iu referuar vlerësimeve të SIGMA-s, instrumentit që mat cilësinë dhe funksionimin e administratave publike.

Sipas kryeministrit, sfida kryesore mbetet garantimi i një administrate ku punonjësit vlerësohen për kontributin e tyre dhe ku performanca ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin profesional.

Rama tha se anketa e zhvilluar me nëpunësit civilë ka evidentuar pakënaqësi lidhur me mënyrën e vlerësimit dhe mundësitë për avancim në karrierë. Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e punonjësve mendojnë se përpjekjet dhe rezultatet në punë nuk bëjnë mjaftueshëm diferencë në vlerësimin e tyre, ndërsa mungojnë edhe pasoja për ata që nuk përmbushin detyrat.

“Transformimi i administratës është  reflektuar në një sërë  pasqyrash të një rëndësie të posaçme, ku shihet qartë që pozicionet e Shqipërisë sot nuk kanë asnjë lidhje me jo shumë vite më parë. Vetë Sigma që është instrumenti me të cilin BE mat cilësinë, nevojat, potencialin e administratave publike, ka rreshtuar Shqipërinë të parën në rajon për reformën e administratës publike dhe përmirësimet në administratën publike. Por përtej të gjitha indekseve është njeriu që kërkon nga administrata shërbim cilësor, akses në karrierë në administratë përmes meritës së tij.

Ne e kemi ndërmarrë këtë proces transformues të thellë, duke filluar nga “Besa”, duke kaluar  nga “Pasqyra” e cila do të mbledhë të gjithë shtetin një vend të vetëm, sot kemi një komponent të ri që është “Shkalla e Meritës”. Baza është anketa e brendshme e nënpunësve civil të republikës, ku për herë të parë kemi patur një numër shumë të madh nëpunësish që kanë shprehur opinionet e tyre lidhur me situatën në administratë dhe ambicien sesi administrata mund të jetë një hapësirë më e mirë për ta. Përtej përmirësimeve, rritjes së pagave, shumica dërrmuese e nëpunësve thonë se, se punon, se nuk punon, kjo duket sikur nuk ka rëndësi për sa ti vlerësohesh dhe rritesh në karrierë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se “Shkalla e Meritës” është një komponent i ri i procesit të transformimit të administratës, krahas nismave “Besa” dhe “Pasqyra”.

Sipas Ramës, synimi është ndërtimi i një administrate ku konkurrenca e ndershme, përgjegjshmëria dhe vlerësimi mbi bazën e meritës të krijojnë më shumë mundësi për zhvillim profesional.

“Ajo që i bën edhe më negativ në vlerësim është që nuk ka pasoja negative në vlerësim për ata që nuk punojnë. Duke motivuar njerëzit përmes “meritës” dhe duke bërë “Meritën” element bazë brenda administratës si nxitës së konkurrencës dhe garancive se kur t’i troket për t’u bërë pjesë e shtetit ti do vlerësohesh për atë që je, ne mund të bëjmë sot atë kapërcim që deri dje dukej i pamundur. Por na duhet puna e përbashkët e të gjithëve për ta bërë realitet”, theksoi ai.

Next Post
EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com