• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrja e DASH: Të respektohet marrëveshja e 4 shtatorit mes Serbisë dhe Kosovës

by Java News
03/09/2021 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë thirrje që të respektohet marrëveshja e nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, një vit më parë.

Në një përgjigje për Kk, nga ky departament thuhet se SHBA-ja mbështet dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo çështje duhet të trajtohet me urgjencë.

“Ne jemi duke vazhduar punën me Kosovë dhe Serbinë për zbatimin e angazhimeve që kanë marrë në mbështetje të qëllimit për normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për ta mbështetur punën drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe detyruese në mes të Kosovës dhe Serbisë, me bazë njohjen reciproke e cila vendos themelet për bashkëpunim dhe mirëqenie afatgjatë”, është shprehur Zëdhënësi i DASH, Ned Rice.

“Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe nxisim palët që të riangazhohen në këtë proces me një ndjenjë urgjence për të trajtuar çështje politike dhe teknike”.

“Shpresojmë që partnerët tanë do të respektojnë me mirëbesim angazhimet e marra në Uashington vitin e kaluar. Prandaj ne inkurajojmë të dyja palët për të prioritizuar përpjekjet për të ndërtuar besim politike përmes pjesëmarrjen serioze dhe të domosdoshme në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE”.

Një pikë e marrëveshjes së arritur një vit më parë, nënshkruar nga Avdullah Hoti si Kryeministër i Kosovës dhe Aleksandër Vuçiq, President i Serbisë, ndërmjetësuar nga Donald Trump që ishte President i SHBA-së është ajo e moratoriumit sa i përket njohje-çnjohjeve.

DASH fton të dyja palët që të jenë të kujdesshme në pika të tilla.

“Ne gjithashtu nxisim Kosovën dhe Serbinë që ta rrisin bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, sikurse rimëkëmbja lidhur me pandeminë dhe përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare. Në mënyrë që të mbështetet dhe të ketë suksese dialogu dhe përpjekjet tjera, në inkurajojmë të dyja palët që të ruajnë moratoriumet e tyre në çështjen e njohjes që ndërlikojnë përparimin në fushat teknike”.

g.kosovari

Next Post
Reshje shiu në të gjithë territorin/ Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Zyrtarisht në vjeshtë/ Ulen temperaturat në fundjavë, të dielën reshje shiu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Parada e mërzitshme vjetore e raportimit në Parlament

July 16, 2026
Trump nis fushatën e re në Europë, miliona dollarë për organizata të shoqërisë civile

Trump nis fushatën e re në Europë, miliona dollarë për organizata të shoqërisë civile

July 16, 2026
Revolta e Abdixhikut: Ndërpres angazhimin për formimin e institucioneve

Revolta e Abdixhikut: Ndërpres angazhimin për formimin e institucioneve

July 16, 2026
Nuk arkëtoi 69 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale, arrestohet ish-drejtoresha e postës

Nuk arkëtoi 69 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale, arrestohet ish-drejtoresha e postës

July 16, 2026
Mbi 50% të turistëve i kemi nga Kosova, pritet të shpenzojnë 195 milionë euro

Mbi 50% të turistëve i kemi nga Kosova, pritet të shpenzojnë 195 milionë euro

July 16, 2026
Seanca plenare, forca policie dhe gardh metalik rreth Kuvendit

Seanca plenare, forca policie dhe gardh metalik rreth Kuvendit

July 16, 2026
I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

July 16, 2026
Kosova e zemëruar me Tiranën zyrtare: Shqipëria e ka detyrim të na mbrojë nga kërcënimi serb

Kosova e zemëruar me Tiranën zyrtare: Shqipëria e ka detyrim të na mbrojë nga kërcënimi serb

July 16, 2026
PD “ripërtërin” strukturat drejtuese! Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)

PD “ripërtërin” strukturat drejtuese! Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)

July 16, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In