• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Thirrët Berishën për të dëshmuar”, Gjylameti i kthehet Salianjit: Kur bëj ironi, ma mbaj për të tillë

by A R
08/04/2024 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për të Dhënat e Sistemit TIMS është përfshirë me debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Një nga çështjet ku është fokusuar kjo mbledhje ka të bëjë me përfshirjen ose jo të Sali Berishës, Gazment Bardhit dhe Lulzim Bashës në listën e personave për të dëshmuar në komision.

Kryetari i komisionit të TIMS, Ervin Salianji, thotë se ish-kryeministri, Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi janë shtuar në planin paraprak si propozim i anëtares së komisionit hetimor, Blerina Gjylameti, ndërsa Lulzim Basha me propozim të nënkryetarit të këtij komisioni, Toni Gogu.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e mazhorancës thonë se nuk e kanë kërkuar një gjë të tillë pavarësisht informacioneve që kanë qarkulluar dhe pretendimeve të opozitës.

Ndërkohë, Salianji ju është kthyer duke ju thënë se nuk kanë frikë të përballen teksa i ka ftuar që të thërrasin kë të duan për të dëshmuar në këtë komision.

Toni Gogo: I bëj thirrje Sekretariatit Teknik të këtij komisioni që t’i fiksojë mirë në plnain tuaj që deklaruat, të jetë i njëjtë me atë që është në procesverbal sepse në procesverbal është pasqyruar plani paraprak që ju keni deklaruar në mënyrë që çdo përpjekje e juaja për t’u bërë gjyqtari i Sali Berishës, të mos e kthejë këtë komsion në qesharak, pr të bëjmë atë që na ka caktuar ligji.

Ervin Salianji: Në mbledhjen e parë ju thashë që shpresoj që të dilni me mendtë tuaja dhe të mos vini me mendjet e tjerëve. Këto janë deklarata politike që nuk kanë të bëjnë me punën e këtij komisioni. Ëndrrat që ju folët nuk janë objekt i hetimit dhe ligjit. Nëse ju keni sherr me njëri-tjetrin, ky nuk është problemi im. Nuk e kuptoj pse e keni këtë diferencë në qëndrime. Objekti i hetimit është i ngarkuar nga seanca plenare dhe nga Kuvendi dhe ne duhet të bëjmë punën. Nëse doni të krijoni tymnaja për t’iu shmangur thelbit të problemit, nuk e bëni dot. Në procesverbal, Gjylameti, po edhe ju Gogu si nënkryetar i komisionit keni propozuar 3 emra për të dhënë llogari në këtë komision, unë për të pasur konsensus të gjerë dhe për të tejkaluar ndasitë partiake që në këtë komision jemi përballë atyre që kanë ndërhyrën në TIMS. Plani paraprak i hetimit është siç e kam deklaruar, me shtesën siç e kam thënë që propozimet tuaja për thirrjen dëshmitar të Berishës apo cilindo ju mendoni që duhet të vijë të japë llogari në komision, jemi në dispozicion dhe nuk kemi asnjë frikë që të përballemi pavarësisht se kujt partie politike i përkasin dhe kjo ka të bëjë për të dalë me një produkt të përbashkët. Propozimet që keni, mos hajdeni një ditë me mendjen tuaj dhe një ditë me mendjen e dikujt tjetër. Të mbetemi në objektin që ka ky komision hetimor. Kam një thirrje për të gjitha institucionet e sidomos për policinë e shtetit që na të gjitha informacionet që kemi, të mos ketë guxim askush të falsifikojë akte që do të jenë objekt i këtij komisoni sepse kemi informacione të verifikuara për ato që themi.

Blerina Gjylameti: Unë e kuptoj që ëndrrat e parealizuara të bëjnë që të mbash qëndrime që nuk i beson, por ndërkohë të marrësh ironinë për të vërtetë, të marrësh retorikën për qëndrimin e më pas të ndërtosh një fabulë të tërë për të nxjerrë Romeon nga ballkoni, unë besoj se është e tepërt dhe nuk është as në nderin tuja sado që ta duani dhe ta dashuroni Romeon. Nuk ka nevojë mes nesh të na tërheqë veshin njeri, ne jemi me përgjegjësi shumë të madhe. Kur bëj ironi, ma mbaj për të tillë. Komisioni hetimor është ngritur për të hetuar atë që ka ndodhur në 2 Gusht të 2023-it.

/a.r

Next Post
“Nuk ha mbeturinat që lini ju”, Flori i indinjuar me Buçkon: Buka bëhet për të gjithë

“Nuk ha mbeturinat që lini ju”, Flori i indinjuar me Buçkon: Buka bëhet për të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com