• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“The making of Albanians”

by Ben Andoni
26/01/2020 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Titulli anglisht i këtij shkrimi nuk ka sens nëse nuk do mund të shpjegohet realisht qëllimi dhe përqasja e tij. Qëllimi i këtij shkrimi është për të bërë një përsiatje, sesi mund të krijohen kushtet që nevojiten për të ngritur frymëzimin e munguar edukativ të një brezi, Shqipëria e të cilëve është tashmë një koncept i largët dhe nga ana tjetër, një vend që drejtohet nga politikanë të cilët nuk kujtohen më për ta dhe të gjithë brezat e shqiptarëve. Përqasja është marrë nga libri “The Making of Americans” (“Bërja e Amerikanëve”) e D.E. Hirsch botuar në vitin 2009. Sensi: si mund t’i afrohemi brezave të të rinjve me Kurrikulat dhe metodikat në mënyrë që të rritet dashuria për vendin e tyre dhe më shumë akoma për të mbijetuar në atdheun e tyre, që duket se po i përzë masivisht direkt dhe indirekt.

Drejtimi për këtë artikull lidhet me dy emra shumë të njohur bashkëkohorë të filozofisë së edukimit, respektivisht E. D. Hirsch dhe Hoëard Gardner. Në një artikull të Humanities për dy personalitetet, shkruar pak vite më parë, kemi të veçuar epigramin e Hirsch: “Për t’i kuptuar fjalët në një faqe, duhet të dimë shumë më tepër informacione të cilat nuk janë të vendosura në atë faqe”. Kurse nga kolegu i tij Gardner, fjalia epigramatike është disi më bazike: “Unë besoj se qëllimi i arsimit është të zotërojë mënyrat themelore të njohjes”.

…

Shqipëria po përballet me një largim masive të studentëve të saj, të të rinjve, e grupeve të tjera moshore-shoqërore kurse niveli arsimor në të gjitha stadet është gjithnjë e më shumë zhgënjyes. Kushdo profesor, i cili gjendet në një auditor e ka provuar me studentët, që një pjesë jo e vogël kanë mangësi të artikulimit në gjuhën amëtare, një pjesë jo e vogël nuk dinë të shkruajnë fare mirë shqip, apo që kanë vështirësi të theksuara në lexim, e të gjithëve bashkë u mungon kultura bazike. Nëse në rastin amerikan kjo u konsiderua dhe vlerësohet si problem federal dhe angazhohen menjëherë për ta zgjidhur (Hirsch u përfshi vetë në një fushatë federale për të zgjidhur këtë), pasi dëmtohet gjithçka e këtu edhe ekonomia e vendit me krahun e ri të punës, në vendin tonë, kur kujton edhe problemet e mëdha të tranzicionit social, askush nuk po e mendon seriozisht e tashmë kjo përbën një trend të pakorrigjueshëm: Në masë po ikin të rinjtë, kurse niveli i arsimimit po bjerret për ditë, teksa dhe politikat sociale nuk kanë më fare asnjë impakt. Kushdo që mban mend pankartat e protestave të studentëve, një vit  më parë, do të sjellë në mendje shqetësimin e disave syresh për mësimin, metodikat dhe profesorët. Ndërkohë që sërish në grupin e tyre, artikuloheshin dhe kërkesa më ekzistenciale për të vazhduar deri te absurditetet. Ajo që të bënte të trishtoheshe realisht ishte përgjigja që rridhte më pas nga vëzhgimi i tyre: A i kemi humbur vallë të rinjtë tanë?!

…

Kthehemi sërish pas. Hirsch konsiderohet si konservator, kurse Gardner si progresiv, por në artikullin e Peter Gibbon të përgatitur për Humanities në vitin 2016 (Volumi 37, Numri 4) kemi një sintezë qysh në fillim: A duhet t’i trajtojmë ndryshe studentët dhe nxënësit apo duhet të aplikojmë metodika të njëjta për shkollën kombëtare. Mënyra sesi Profesori i Anglishtes në Yale, Hirsch u përfshi në edukim erdhi nga një vëzhgim i rastësishëm: nxënësit e tij nuk kuptonin disa nga termat bazike dhe madje nuk dinin as t’i lexonin ato (Vëzhgimi kishte të bënte me leximin e një pasazhi kushtuar Luftës Civile në SHBA) si duhet. E asokohe ishte botimi i Hirsch “Cultural Literacy: What Every American Needs to Know”, që do të bëjë ndryshimin. I thjeshtë, por me një marifet të këndshëm: Në shtojcën e librit përfshin plot 5000 fjalë, kategori, data, autorë, shpikje, të cilat duhet t’i dinte paskëtaj çdo amerikan. Të mos harrojmë jemi në gjysmën e dytë të viteve ’80 dhe rezultatet federale vazhdonin të ishin të hidhura për amerikanët, që filluan të kuptonin se po humbnin jo thjesht forcën e tyre të aftë të punës, por edhe kulturën më bazike, që e ndih një qenie gjatë jetës së vet.

Po çfarë na thotë Hirsch në përgjithësi për arsimin? Faktet vërtetë janë të këndshme në mësim, edhe thelbësore, por ato duhet t’i paraprijnë dhe ta shoqërojnë hetimin kritik, teksa leximi mbetet thelbësor. Mos harroni, sqaroi Hirsch, se: Mësimi është gjithnjë i ngadaltë dhe i vështirë. Filozofi i edukimit mendonte se ishin tamam njohuritë e përbashkëta, ato që do na lidhnin së bashku. (Ibid)

Fjalë të bukura, por që binin disi ndesh me përfundimin e studimit të autorit të lartpërmendur, sipas të cilit rezultonte se numri i fjalëve të përdorura, ishte minimal nga masa e nxënësve. Në këtë kuptim, autori rekomandoi se për të ndryshuar, të rinjtë duhet të vendoseshin fillimisht për t’u mësuar gjëra të përbashkëta, mënyra më e mirë për të pasur një start.

Po të kthehemi në vendin tonë: Cilido nga profesorët dhe mësuesit tanë të shpreh shqetësimin real për diferencën shumë të madhe të studentëve që vinë nga shkollat e rretheve me ata të Tiranës (por edhe të vetë kryeqytetit) apo pak qyteteve, por edhe honet në formimin e përgjithshëm. Kjo diferencë përcillet direkt, sipas studiuesve, përveç orientimit të gabuar në jetë edhe në konceptimin për të drejtat civile. Të mjafton të dëgjosh sesi flasin të rinjtë tanë dhe kupton se në masë ata nuk i kuptojnë të drejtat e tyre civile. Kjo e shprehur prej leksikut të mangët, por edhe mungesës së njohurive, që në studimin amerikan që përmëndte Hirsch shkonte me një diferencë matematikore prej 30 milion fjalësh (studim i realizuar nga studiuesja Dana Suskind). (Ibid)

***

Sipas mendimit të Hirsch, shkollat ​​duhet të kompensojnë këtë deficit për të zbutur lidhjen midis arritjeve arsimore dhe klasës shoqërore. Kurse Gardner mendonte se aftësitë janë më të rëndësishme sesa faktet, performancat janë më të mira sesa testet, e nga ana tjetër museumet dhe aktivitetet e jashtë klasës janë njësoj të rëndësishme si shkolla, ku mësuesi sipas tij është një guidë që drejton çështje te nxënësit më shumë sesa një ekspert, i cili përcjell vetëm informacione. Pra, veç të tjerave shkolla duhet të mbrunte edhe cilësitë. Disi patetike të gjitha ashtu si edhe ajo që do thoshte dikur eseisti i njohur Emerson: Karakteri është më i lartë se intelekti, referuar po këtu.

Fjalë të bukura por të pamundura për të ndryshuar  sistemin që kemi ngritur me vullnetin tonë për të bërë kinse shkollën kombëtare. Kjo, sepse shkolla, mund të ndryshohej duke ngritur qysh nga fillimi kanonet për një arsim kombëtar të mirë, politikën arsimore së të cilit të mos e bëjnë partitë por filozofët e arsimit, mirëkuptimi i të cilëve duhet të ishte e të jetë ekuivalent prej të gjithëve. Shkollat ​​duhet të ofrojnë modele, të ngulitin zakone dhe të inkurajojnë karakterin, citohet Hirsch nga Gibbon dhe të rikrijohet sërish modeli i profesorit dhe mësuesit të shekullit XXI, që sipas tij duhet të jetë kritik i respektueshëm, por edhe i dashur me nxënësit e tij që të mos i frikësojë me notat dhe staturën e tij pedante. Nuk është e vështirë dhe për ne, e pamundur është vetëm të mos duam të ndryshojmë. Vetëm kështu mbase mund ta bëjmë shqiptarin e ri, apo “The Making Albanian” sërish. (Homo Albanicus)

 

 

Next Post
Shtëpia Windsor/ Jo vetëm Harry& Meghan, por një sërë pinjollësh mbretërorë

Shtëpia Windsor/ Jo vetëm Harry& Meghan, por një sërë pinjollësh mbretërorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Review-t e rreme nuk rrëzojnë regjime. Vetëm e largojnë protestën nga beteja e saj e vërtetë

July 10, 2026
Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

July 10, 2026
Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In