• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duart e lidhura” të Metanit: ILD mori mijëra ankesa në 2025, por vetëm 8 magjistratë u proceduan

by A R
26/05/2026 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti vjetor i veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për vitin 2025 siguruar nga VNA, paraqet një tablo komplekse të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. ILD pretendon se ka kaluar nga faza e konsolidimit drejt një “maturimi institucional”, duke u fokusuar te cilësia e inspektimeve dhe integriteti i magjistratëve. Siç thuhet në dokument, kjo qasje synon jo vetëm kontrollin, por “ngritjen e standardit të shërbimit dhe forcimin e besimit të qytetarëve te drejtësia”.

Paradoksi i shifrave
Gjetja më goditëse e raportit është hendeku i madh mes pretendimeve të qytetarëve dhe masave disiplinore përfundimtare. Gjatë vitit 2025, ILD u përball me një volum rekord: 3,272 ankesa ishin objekt shqyrtimi (përfshirë ato të mbartura), nga të cilat 1,792 ishin ankesa të reja. Raporti e interpreton këtë fluks si shenjë pozitive, duke theksuar se: “Ky trend progresiv, në krahasim me vitin paraardhës, dëshmon rritjen e besimit të publikut tek roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”.

Megjithatë, kur vjen puna te procedimet, numrat tkurren ndjeshëm. Nga mbi 1,600 ankesa të trajtuara, vetëm 12 hetime disiplinore u nisën dhe vetëm 8 procedime disiplinore u propozuan pranë Këshillave. Kjo diferencë shpjegohet me faktin se një pjesë dërrmuese e ankesave arkivohen (1,211 pas shqyrtimit fillestar) sepse nuk plotësojnë kriteret ligjore ose lidhen me vendimmarrje gjyqësore që nuk mund të inspektohen.

Raporti sqaron: “Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar fillimin e procedimit disiplinor për 8 magjistratë, për 3 magjistratë kërkesat për procedim janë paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe për 5 magjistratë kërkesat për procedim janë paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

Zvarritja e gjyqeve
Shqetësimi kryesor i shqiptarëve mbetet vonesa e pafundme e proceseve. 33% e ankesave të trajtuara lidhen me zvarritje të gjykimit dhe hetimit.

Situata është veçanërisht kritike në Tiranë, ku Gjykata e Shkallës së Parë mban peshën e 41.3% të totalit të çështjeve në rang vendi.

Raporti vë në dukje se: “Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vitin 2024 vijon të mbajë peshën kryesore në ngarkesën totale të sistemit me 53,112 çështje”. ILD ka konstatuar vonesa në arsyetimin e vendimeve që kalojnë çdo afat logjik, duke dëmtuar imazhin e drejtësisë, sepse “tejkalimi i afateve logjike është thuajse i barabartë me mungesën e drejtësisë”.

Mungesa e Inspektorëve 
Pavarësisht kërkesave në rritje, ILD vetë vuan nga mungesa e personelit. Gjatë vitit 2025, institucioni kishte 10 vende vakante për pozicionin “inspektor”. Rekrutimi i magjistratëve mbetet një sfidë, pasi shumë nuk shfaqin interes për shkak të kritereve strikte të vjetërsisë, çka solli edhe nevojën për ndryshime ligjore. Raporti specifikon: “Për vitin 2025 organika e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, vijon të jetë e paplotësuar me 10 vende në pozicionin ‘inspektor'”.

Ky raport 2025 dëshmon se, ndonëse ILD ka forcuar mekanizmat e tij, “makineria” e llogaridhënies në drejtësi ende punon me ritme që nuk përputhen me pritshmëritë dhe volumin e ankesave të qytetarëve, të cilët mbeten të ekspozuar ndaj vonesave sistematike dhe mbingarkesës së gjykatave.

vna.al

Next Post
“PD po shkon drejt humnerës”, Salianji nga Kukësi: Me Berishën nuk kthehemi në pushtet

“Zgjedhjet e PD, farsa më e shëmtuar”, Salianji: Nuk votuan më shumë se 5 mijë anëtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

August 30, 2026
Chelsea spektakël me 7 gola, blutë mposhtin Brighton dhe marrin fitoren e dytë radhazi

Chelsea spektakël me 7 gola, blutë mposhtin Brighton dhe marrin fitoren e dytë radhazi

August 30, 2026
VIDEO/ Flakët përfshijnë Zall-Strikçanin, banesa rrezikohet nga zjarri në Bulqizë

VIDEO/ Flakët përfshijnë Zall-Strikçanin, banesa rrezikohet nga zjarri në Bulqizë

August 30, 2026
Tragjedi familjare në Itali, 83-vjeçari vret me thikë djalin pas sherrit

Tragjedi familjare në Itali, 83-vjeçari vret me thikë djalin pas sherrit

August 30, 2026
“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

August 30, 2026
Rrezik për zjarre nga i nxehti përvëlues, FA në gatishmëri

Shtatori nis me temperatura të larta, i nxehti vijon edhe në ditët e para të muajit, ja çfarë parashikohet për motin

August 30, 2026
“Lufta do të bëhet e pashmangshme”, ish-këshilltari i Putinit paralajmëron përplasjen me Europën, zbulon skenarët që mund të çojnë Rusinë në konflikt me NATO-n

“Lufta do të bëhet e pashmangshme”, ish-këshilltari i Putinit paralajmëron përplasjen me Europën, zbulon skenarët që mund të çojnë Rusinë në konflikt me NATO-n

August 30, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mat/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës

Zjarri del jashtë kontrollit në Mat/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës

August 30, 2026
3 shenjat e horoskopit që nuk i thyen as vështirësia, sa më e rëndë bëhet situata aq më të fortë bëhen!

3 shenjat e horoskopit që nuk i thyen as vështirësia, sa më e rëndë bëhet situata aq më të fortë bëhen!

August 30, 2026
Marrëveshja për Hormuzin, Irani i vendos kusht SHBA-së: Pa përmbushur kërkesat, ngushtica nuk rihapet

Marrëveshja për Hormuzin, Irani i vendos kusht SHBA-së: Pa përmbushur kërkesat, ngushtica nuk rihapet

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com