• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dekorimi i Bardhyl Agasit një turp”, Berisha: Ja mesazhi që jep Rama për qytetarët e Durrësit dhe Prokurorinë

by A R
26/05/2026 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Sali Berisha e konsideroi sot dekorimin e Bardhyl Agasit një poshtërim të rëndë dhe fyerje për çdo socialist të ndershëm.

Kreu i selisë blu thekson përmes një postimi në rrjetet sociale se sipas kodit të mafies, ky dekorim u thotë qytetarëve të Durrësit se elitë bëhesh vetëm kur je mafioz, duke u dhënë mesazhin: “Mos guxoni të përçmoni Agasët, sepse ata janë paria e qytetit”.

Po ashtu sipas Berishës ky akt është një paralajmërim i fortë për Prokurorinë, që mos hetojë pasuritë kriminale të Agasëve, bab e bir.

Reagimi i Berishës

Miq, pas përgjërimit disa ditë më parë për ‘virgjëreshën e korrupsionit’, Lindën e gjorë të AKSHI-t, Edi Rama kreu dje në Durrës një tjetër akt të rëndë lëpirje publike. Këtë herë ndaj vetë Ergys Agasit, duke dekoruar me pompë dhe salltanet babanë e tij, Bardhyl Agasin, si ‘qytetar shembullor’ të Durrësit, me meritë të vetme ndaj qytetit, kapo-mafian Gysi.

Socialisti i dekoruar nga Rama është babai i Ergys Agasit, koordinatorit famëzi të kartelave më të fuqishme të drogës në Evropë dhe kreut të grupit të strukturuar kriminal të AKSHI-t. Gysi famoz akuzohet si organizator i pengmarrjeve dhe zhdukjeve të biznesmenëve e punonjësve në AKSHI- kopshtit privat të Edi Ramës.

Ai është autori i krimeve më të rënda shtetërore, që nga vjedhja dhe eksportimi i të dhënave më private të qytetarëve shqiptarë, e deri te zhvatja e qindra milionë eurove në tendera publikë dhe pasuri publike. Ky është njeriu që mban qindra e mijëra video, regjistrime, foto dhe dokumente komprometuese për Ramën, Lindën e AKSHI-t dhe Lindën e Surrelit, baxhanakun Armand Frangu e të tjerë.

Në fakt, nuk dihet nëse Bardhyl Agasi ka përfituar nga pronat dhe pasuritë e vjedhura prej Ergysit, apo nëse ka hapur ndonjë shishe 36 mijë euro Romanée-Conti si Rama me të birin.

Por, deri më sot, ai nuk ka thënë asnjë fjalë. Nuk ka kërkuar kurrë falje që rriti një nga monstrat më të mëdhenj të krimit dhe as nuk ka dënuar krimet e të birit.

Prandaj, dekorimi i tij është një fyerje dhe poshtërim i rëndë. Është fyerje për çdo socialist të ndershëm që sheh se dekoratat e qeverisë shkojnë për familjet mafioze, dhe njësoj është fyerje për qytetarinë durrsake e për çdo shqiptar.

Këtë kreu i meduzës së krimit, Edi Rama, e di shume mirë. Ai e di gjithashtu se kjo dekoratë do të përbënte lajm botëror. Sipas kodit të mafies, ky dekorim u thotë qytetarëve të Durrësit se elitë bëhesh vetëm kur je mafioz, duke u dhënë mesazhin: ‘Mos guxoni të përçmoni Agasët, sepse ata janë paria e qytetit’.

Ky është gjithashtu një paralajmërim i fortë dhe serioz për prokurorinë: ‘Mos guxoni të hetoni apo të kërkoni pasuritë e krimit të Agasit Junior te Agasi Babë (fisniku mafioz i PS-së), sepse do të ndëshkoheni rëndë’.

Pavarësisht këtij turpi, Edi Rama e ndërmori këtë akt sepse ai dhe familja e tij janë pengje të krimeve të veta, të faktuara dhe të dokumentuara mirë në arkivin e Gysit. Rama beson gabimisht se duke e ngjitur më lart në shtyllën e turpit Agasin Babë, do të arrijë t’i mbyllë gojën Agasit Junior. Drejtesia vonon por nuk harron!

Next Post
Bisedimet me BE, qeveria cakton strukturat dhe emrat që do të merren me negociatat

Nga “Themeloret” te kapitujt 23 dhe 24! Zbardhet agjenda e Konferencës së sotme Shqipëri-BE

Comments 1

  1. leka says:
    3 months ago

    Bardhtl Agasi e meriton dekorimin e Rames dhe nuk jemi ne kohen e parise se punes ky futwt biografia sic ben Saliu cdo dite. Cpune ke ti me PS shiko farsen elektirale ku u zgjidhe me manipulime dhe pa kundersgtar.I biri i Bardhylit do jape llogari para drejtesise dhe jo para teje qe je deri ne fyt me disje krimesh

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com