• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Zgjedhjet e PD, farsa më e shëmtuar”, Salianji: Nuk votuan më shumë se 5 mijë anëtarë

by A R
26/05/2026 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partia Demokratike, Ervin Salianji, ka hedhur akuza të forta ndaj procesit të zgjedhjeve për kreun e PD-së, të mbajtura më 23 maj, duke i cilësuar ato si një “farsë” dhe duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e çdo vendimmarrjeje të marrë nga Sali Berisha.

Në një konferencë për mediat, të mbajtur këtë të martë, 26 maj, Salianji deklaroi se kandidaturat janë penguar në mënyrë direkte dhe indirekte, ndërsa procedurat e ndjekura nuk kanë respektuar standardet dhe statutin e partisë.

“Çdo vendimmarrje e marrë nga Sali Berisha ligjërisht është nul. Kandidaturat u penguan në mënyrë direkte apo indirekte. Sapo kam filluar të shpreh kritikat ndaj Sali Berishës ka nisur një batërdi me sulme. Afatet dhe procedurat e kandidimit janë ndjekur pa standarde pa asnjë. U shpik një term referendum që nuk ekziston për asnjë.

Në vend që PD të hapet, u zgjodh rruga e mbylljes, për ta përdorur për interesa personale. Një parti që nuk pranon garën brenda vetes, fatkeqësisht nuk mund të bindë as shqiptarët që mund të qeverisë. Problemi në këtë rast nuk është vetëm një individ, ka një brez tjetër, ka një mendësi tjetër. Bindja ime dhe e mbështetësve është që të shembim një model politik, ku nuk ka qarkullim elitash. Kemi nevojë për një PD ku respektohen rregullta, gara është reale  dhe askush nuk është mbi statutin e PD.

Kjo nuk është betejë për një karrige personale, që nuk e bëj as unë dhe askush në PD që mendon ndryshe. PD dhe drejtuesit e PD-së është e padrejtës që t’u kërkosh qytetarëve shqiptarë, që të mos konfirmohen, që të përballen me regjimin, ndërkohë që për një karrige dhe disa privilegje të vogla nuk ka guxim që të përballen.“

Ai akuzoi drejtimin aktual të PD-së për mbyllje të garës së brendshme dhe përdorim të partisë për interesa personale, duke theksuar se pjesëmarrja në votim ka qenë minimale dhe se demokratët e kanë braktisur masivisht procesin.

“Më lini të flas pak për ditën e votimit, nëse mund të quhet e tillë, sepse ishte farsa më e shëmtuar. Shifrat tregojnë një braktisje masive të demokratëve. Pjesëmarrja ishte më pak se minimalja. Nuk kanë marrë pjesë në të gjithë Shqipërinë më shumë se sa 5 mijë anëtarë.“

Më tej Salianji se ai dhe të gjithë mbështetësit e tij shprehen të dëshpëruar nga situate në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Sipas tij demokratët kanë nevojë që të ndjehen pjesëmarrësve në vendimet brenda partisë dhe jo të përjashtuar.

“Jemi të gjithë të dëshpëruar nga pengmarrja e PD-së nga Sali Berisha për interesat e tij personale. Rinovimi nuk është përçarje, por mekanizëm jetik. Gara është dhe duhet të ishte oksigjen për Partinë Demokratike. Mendimi ndryshe nuk duhet përjashtuar dhe as penalizuar, por duhet dëgjuar. Demokratët kanë nevojë që të ndihen pjesë e vendimmarrjes.“

Sipas Salianjit beteja e tij nuk është për një karrige, apo për një karrierë politike, por për një parti demokratike, e cila nëse mund të jetë një alternativë qeverisëse në vend.

“Nëse duam që të bindim shqiptarët se mund të demokratizojmë Shqipërinë, duhet më së pari të demokratizojmë PD. Kjo nuk është një betejë për një karrige, nuk kam asnjë pakënaqësi në karriere, por për shkak të sakrificave, PD duhet të ndahet nga ky model i llahtarshëm, që nuk ka parimet e shtetit të së drejtës. Demokratët e kanë braktisur këtë farsë, institucionet e brendshme të PD kanë rënë. Kam dërguar një shkresë në PD, pashë që një anëtar atje kishte marrë 5 kulla. Jemi në regjimin Rama-Berisha. Berisha është kamerdarja e shpëtimit të Edi Ramës.

Partia Demokratike nuk është vetëm e Sali Berishës. Askush nuk kërkon përçarje, përkundrazi. Nëse PD vazhdon të identifikohet vetëm me konfliktin dhe hakmarrjen do e ketë të pamundur që të integrohen në elektoratin gri. Shqipëria ka nevojë për një opozitë të madhe dhe gjithëpërfshirëse. Vetëm duke pranuar pluralizmin brenda vetes PD mund të bindë shqiptarët se është e gatshme që të qeverisë. Interesi im është që PD të jetë fituese. Nëse nuk reagojmë sot, do të jetë shumë vonë nesër”, u shpreh Salianji.

Next Post
Zyrtari i BE-së: Reforma kadastrale, kyçe për integrimin europian dhe forcimin e ekonomisë

Zyrtari i BE-së: Reforma kadastrale, kyçe për integrimin europian dhe forcimin e ekonomisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

August 30, 2026
“Vetëm 10 sekonda na ndanë nga vdekja”, 16-vjeçarja rrëfen tmerrin e përmbytjeve në Nepal

“Vetëm 10 sekonda na ndanë nga vdekja”, 16-vjeçarja rrëfen tmerrin e përmbytjeve në Nepal

August 30, 2026
Fluks pacientësh në spitale, virozat dhe temperaturat e larta mbushin urgjencat

Fluks pacientësh në spitale, virozat dhe temperaturat e larta mbushin urgjencat

August 30, 2026
Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”

Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”

August 30, 2026
Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

August 30, 2026
Chelsea spektakël me 7 gola, blutë mposhtin Brighton dhe marrin fitoren e dytë radhazi

Chelsea spektakël me 7 gola, blutë mposhtin Brighton dhe marrin fitoren e dytë radhazi

August 30, 2026
VIDEO/ Flakët përfshijnë Zall-Strikçanin, banesa rrezikohet nga zjarri në Bulqizë

VIDEO/ Flakët përfshijnë Zall-Strikçanin, banesa rrezikohet nga zjarri në Bulqizë

August 30, 2026
Tragjedi familjare në Itali, 83-vjeçari vret me thikë djalin pas sherrit

Tragjedi familjare në Itali, 83-vjeçari vret me thikë djalin pas sherrit

August 30, 2026
“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

August 30, 2026
Rrezik për zjarre nga i nxehti përvëlues, FA në gatishmëri

Shtatori nis me temperatura të larta, i nxehti vijon edhe në ditët e para të muajit, ja çfarë parashikohet për motin

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com