• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tërmetet në Shqipëri “qeverisen” me hartën e 1979. Qytetet më të rrezikuara

by A R
02/11/2015 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS / Ethet për të fituar sa më shumë, tek ndërtuesit dhe qytetarët kanë nxitur maninë për të ndërtuar pallate shumëkatëshe në këto 25 vitet e fundit. Shumë banorë që kanë mbushur këto palate fillimisht I janë lumturuar një apartamenti të ri. Mirëpo ndërtimi i pallateve shumëkatëshe ka dhe anën tjetër të medaljes. Specialistë të gjeologjisë që vëzhgojnë përjet ngjyrave të fasadave të pallateve dhe etheve të paskrupujt të fitimit e shohin me jo pak shqetësim gjithë këtë kaos ndërtimesh. Sipas tyre, trualli ynë është zaptuar nga ndërtime ku me leje ku pa leje. Por banorët në më të shumtën e rasteve kujtohen për cilësinë e punimeve dhe të ndërtimit vetëm kur toka dridhet nga tërmetet, siç ishte dhe ky I fundit dy ditë më parë. Sa zbatohen ligjet e urbanistikës? A është marrë leje dhe nga qendra sizmiologjike? A janë zbatuar standartet e cilësis? Të gjithë këto pyetje, por dhe shumë të tjera, njerëzit i bëjnë sapo pushon për pak sekonda dridhja e tokës dhe tek derdhen nëpër shkallë duke ia mbathur nga paniku.

 

Zonat më të rrezikuara nga tërmetet

Zonat më problematike në Shqipëri sa u përket tërmeteve janë Saranda, Himara, Vlora, Durrësi, Shkodra, Lezha. Pas tyre vjen Korça, Liqeni i Ohrit, Kukësi, Dibra, Lushnja. Ekspertët japin alarmin për sistemin e ndërtimeve dhe urbanizimit të zonave, që sipas tyre në këto 25 vitet e fundit, nuk janë kryer mbi bazën e hartave të reja të rreziqeve sizmike. I vetmi dokument i njohur ligjërisht, për të vlerësuar nëse një shesh apo një zone e caktuar ka risk nga tërmetet, është një hartë e miratuar në vitin 1979. Harta e vitit 1979 nuk i përmbush kërkesat e kohës, ndaj është e domosdoshme hartimi i një tjetër harte që mund t’u shërbejë ndërtuesve për të ngritur vepra antisizmike. Studimi i vitit 1979 përmbante vetëm një hartë që vlerësonte sizmologjinë e vendit dhe aty përfshihen 9 zonat e burimeve sizmike në vendin tonë. Kjo hartë vijon të jetë ende në fuqi.

 

 

Shqipëria dhe tërmetet

Vendi ynë hyn tek terrenet me aktivitet të dendur sizmik. Shqiperia, së bashku me Turqinë, Greqinë dhe Italinë, gjithmonë është prekur nga tërmete të fuqishme, pa llogaritur këtu lëkundjet e vazhdueshme. Mjaft pallate shumëkatëshe janë ndërtuar pa studime gjeologjike të nëntokës, proces që në shumë vende është i detyrueshëm. Injorimi i kësaj procedure mund të sjelle pasoja të paparashikueshme në të ardhmen për shkak se shumë zona në vendin tonë qëndrojne mbi pllakën transversale të zonës aktive sizmike.

Next Post

Hije skandali ndërkombëtar. Blair loboi për të mbrojtur Gaddafin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com