Një debat ka ndodhur mes aktivistes Arvina Lleshi dhe deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, e cila ka sjellë edhe ndërhyrjen e kalimtarëve.
Lleshi iu drejtua Braçes duke kritikuar qeverinë dhe mënyrën se si përfaqësuesit e saj përballen me qytetarët.
“Unë mendoj se qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që merrni guximin dhe të dilni përballë qytetarëve”, tha ajo.
Braçe e ndërpreu duke kërkuar të sqarohej se kujt i referohej Lleshi me termin “qeveria juaj”.
“Qeverisë suaj dhe ty të të vijë turp, janë dy gjëra të ndryshme”, u shpreh deputeti.
Debati:
Arvina Lleshi: Si fillim, unë mendoj se qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që merrni guximin dhe të dilni përballë qytetarëve
Erion Braçe: Një sekondë
Arvina Lleshi: E para.
Erion Braçe: Jo jo, një sekondë.
Arvina Lleshi: E para, duhet ta mbaroj.
Erion Braçe: Qeverisë suaj dhe ty të të vijë turp, janë dy gjëra të ndryshme.
Arvina Lleshi: Qeverisë suaj pra, se je pjesë e qeverisë Rama.
Erion Braçe: Unë jam deputet të keqen.
Arvina Lleshi: Ça thu më, lëre deputetin. Është pjesë e PS-së deputeti. Është deputeti i PS-së ai, Edi Ramës, që bën opozitën e Edi Ramës. E para, e dyta, dhe këtyre banorëve disave prej tyre, përveç atyre kishin kritika faktike duhet t’i vijë turp që ju flasin juve dhe ju kërkojnë juve t’ua zgjidhni hallet. Sepse ju duhet të kishit krijuar politikë, për t’ia zgjidhur hallet këtyre banorëve, jo të vinin këta dhe të thonin nuk kanë ujë 24 orë.











