• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërheqja zvarrë tregon kë kemi pasur president, jo kë kemi polic

by Mero Baze
22/10/2024 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një dalldi publike për të vajtuar skenën e pahijshme të nxjerrjes me forcë të Ilir Metës nga makina në momentin e arrestimit. Ose më mirë të themi pjesën e dytë të skenës. Pjesa e parë janë disa policë që i luten ish-presidentit të dalë jashtë makinës dhe ai që u kthehet “drogaxhinj”, “kopila”, “zagarë”, “shkërdhata”, “u q… nënat e motrat”. Pas kësaj natyrisht që policia nuk ka shumë hapësirë. Ose do ta lërë të ikë dhe të heqin uniformën, ose duhet ta nxirrnin jashtë.

Ajo që duhet të bënte përshtypje tek vajtuesit publik duhet të ishte e kundërta. Si ka mundësi një ish- kryeministër, ish- kryetar parlamenti, ish- presidenti të mos respektojë një procedurë të rëndomtë të ekzekutimit të një urdhri të Prokurorisë, e aq më tepër të fyejë policët. Ky është lajmi i vërtetë, jo tërheqja zvarrë nga policët.

Tërheqje zvarrë nga policët në kushtet e mosbindjes mund të shikosh miliona herë. Por vetëm një herë mund të shikosh një ish- president, ish- kryeministër, ish- kryetar parlamenti që shan si rrugaç nga nëna e motra policët, u thotë kopilë, drogaxhinj, banditë, dhe refuzon të zbatojë urdhrat e tyre. Kjo flet shumë për atë që kemi pasur në krye të shtetit dhe jo kë kemi në krye të policisë.

Arrestimi i një udhëheqësi të lartë politik natyrisht që është mirë të jetë dinjitoz. Por që të jetë i tillë duhet të jetë dinjitoz viktima. Ka pas shumë raste në historinë e botës që liderë shumë herë më të fuqishëm se Ilir Meta kanë përfunduar në pranga, por e kanë ruajtur dinjitetin. Madje dhe Milosheviçi që ishte njëlloj perëndie për policinë serbe, kur e arrestuan e tërhoqën zvarrë, por jo për faj të tij, por për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste aksioni policor.

Mubarakun e kanë çuar me barelë në gjyq dhe Shakashvilin e Gjeorgjisë e kanë tërhequr zvarrë se nuk dorëzohej. Por asnjë prej tyre nuk ka fyer policët. Ilir Meta donte të viktimizohej me shpresë se opinioni publik do merrej me policët dhe jo me dosjen e SPAK.

Fatkeqësisht për të, përveç atyre që duan t’i bëjnë ndonjë qokë në këtë ditë të vështirë, askush nuk është shqetësuar nga ajo skenë. Ky nuk është kryeministri i parë që arrestohet. Këtu janë arrestuar dhe Fatos Nano, Vilson Ahmeti e Ramiz Alia si president, por asnjëri s’ka bërë si legen me policët, por ka shkuar në qeli me dinjitet dhe kanë dalë prej saj edhe me më shumë dinjitet.

Ky vetëviktimizimi i Ilir Metës para ndalimit është një turp për të dhe jo për policinë. Është turp dhe për të gjithë ne, për secilin shqiptar, politikan apo gazetar që e ka votuar qoftë dhe një herë apo e ka mbështetur atë për t’u bërë kryeministër, kryetar kuvendi dhe president i këtij vendi. Në politikë shumë vetë harrohen për mënyrën se si hyjnë, por të gjithë i mbajnë mend për mënyrën se si dalin. Dhe Ilir Meta më shumë do mbahet mend si doli nga makina, se sa si doli nga politika.

Si njeri rrugësh.

Next Post
Izraeli pajiset me THAAD, sistemi më i fortë antiraketor, ja si funksionon

Izraeli pajiset me THAAD, sistemi më i fortë antiraketor, ja si funksionon

Comments 3

  1. Ani says:
    2 years ago

    Ai vërtet nuk paska qenë kurrkush,ama dhe gazetar të tillë mos paçim kurrë

    Reply
  2. Niko Gruevskij dhe Kristjan Miçkovskij says:
    2 years ago

    Tërheqja zvarrrrë e Likes së Monës, është spektakolare, sa edhe Hollivudi, nëpërmjet përfaqësuesit të tijë tek Partia e Lirisë, ka kërkuar videon, për t’ja aneksuar një skenari të ngjashëm, por Monika i Ka kërkuar të drejtën e autorit të videos, sepse Likja deri më sot, është burri i sajë me letra.
    Shpresojmë që të nxjerrë ndonjë lek, me këtë video, dhe KËTË lek do ta ketë të ligjshëm për herë të parë në jetë.

    Reply
  3. L.Xh says:
    2 years ago

    Që të shahet Ilir Rexhep Metaj,e ka hak e kaluar hakut, por problemi qendron tek ANALISTËT, Fevziu, Lutfi Dervishi, Vangjeli, Lubonja, Bushati , Sonila Meço, Bejtja, Shkullaku , Qim Pëjka, etj, etj, etj,…..të cilët, duke filluar nga dje, do tu mungojë pagesa nën dorë, që e kishin të sigurtë, vetëm e vetëm që të flisnin kunder qeverisë, Kunder Edi Ramës, kunder SPAK-ut, e kunder reformës në drejtësi, e duke i dalë në mbrojtie Likes së Monës e Sali Berishes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com