• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teknologjia “pushton” fëmijët / Mësojnë më shpejt anglishten, por kanë probleme me shqipen

by A R
22/05/2022 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse është vetëm 5 vjeç, Sibora Duka e përdor në mënyrë efektive telefonin, iPadin apo televizorin. Falë zhvillimit teknologjik ajo ka arritur ta mësojë shumë mirë gjuhën angleze, madje në përditshmëri e ka më të lehtë të komunikojë në anglisht sesa në shqip.

“Hello, my name is Snoëhite and I am 5 years old. Pse ke dëshirë ta mësosh anglishten dhe ta flasësh edhe vetë në përditshmëri? Unë di të flas në anglisht dhe anglishtja më mëson mua që të iki në shtete të tjera.”- tha Sibora Duka.

Megjithatë, 5 vjeçarja nga Librazhdi nuk e harron gjuhën e saj. Ajo përcjell vazhdimisht mesazhe edhe në rrjete sociale ku kërkon që të flitet sa më shumë shqip.

“Gjuhën tonë të bukur shqipe nuk duhet ta harrojmë asjëherë. Në Angli, në Australi dhe vende të tjera nuk duhet ta harrojnë gjuhën shqipe edhe pse flasin anglisht nuk duhet ta harrojnë asnjëherë gjuhën shqipe” tha Duka.

E ëma e Sibrorës tregon se mësimi i anglishtes ka ardhur komplet natyrshëm. Ajo pranon se daljet apo lojërat me bashkëmoshatarët janë minimizuar për shkak të përdorimit në masë të teknologjisë, gjë që përpiqet ta rregullojë dita-ditës në mënyrë që kjo të mos ndikojë në zhvillimin e saj social.

“Fatkeqësisht, fëmijët e sotëm kanë filluar ta përdorin teknologjinë më shumë seç duhet. Edhe pse unë nuk jam shumë dakord, ndonjëherë i neglizhoj ajo që kam parë përveç efektit pozitiv që ka mësuar të flasë rrjedhshëm është shpërqendrimi disi dhe dëshira për të mos dalë të luajë në natyrë.” Tha nëna e vajzës.

Qytetarë të ndryshëm në kryeqytet e shohin përdorimin e pajisjeve elektronike si një varësi të pashmangshme ndaj teknologjisë.

“Teknologjia duhet se është koha e teknologjisë, por me masë çdo gjë, me kontroll, me disiplinë. Po ti lësh nuk shkëputen nga telefoni. Gjithë ditën në telefon rrinë. Të vegjlit që i shoh unë gjithë kohën e harxhojnë me telefona.” ushpreh qytetari.

Mundësitë për çrregullime gjuhësore për shkak të qëndrimit përpara ekranit me orare të pakufizuara janë të shumta. Logopedi Erges Eskiu thotë se problemet në artikulim vihen re që në moshën 2-3 vjeçare. Ndjekja e filmave vizatimorë, serialeve apo videove të ndryshme në anglisht sjell sipas tij vështirësi në disa germa që alfabeti i gjuhës angleze nuk i ka.

“Vonesa gjuhësore, probleme në artikulim sepse anglishtja nuk i ka të gjitha gërmat që ka shqipja, si: sh, q, th, dh, xh, ç. duke qenë se nuk i dëgjojnë dhe nuk i shprehin e kanë të vështirë. Këtu vijnë për të trajtuar probleme shqiptimi që shkojnë deri në 24 seanca në varësi të problemeve. Grupmosha 2-3 vjeç, kur fëmija duhet të shpërthejë në të folur të flasë ngrihet alarmi më i madh. Vihet re një tendencë tjetër që gjuha e parë bëhet anglishtja ose gjuha me të cilën është më i ekspozuar ose ndihet më komod, pra ai krijon një shok virtual me të cilin kalon kohë. Ndonjëherë krijon një lloj autizmi funksional sepse nuk e sheh të nevojshme që të socializohet.”- tha Erges Eskiu, logoped.

Eskiu thekson se përdorimi në masë i teknologjisë bën që fëmijët ti njohin vetëm vizualisht sendet apo objektet duke mos kuptuar se si janë në të vërtetë dhe nga se përbëhen.

“Është e dëmshme sepse e sheh materien në dy dimensione, e shikon në ngjyrë, në formë por nuk e kupton a është e lëngshme apo kokrrizore, e fortë, e akullt. Krijon pengesë në krijimin e përgjitshëm të fëmijës.”- tha logopedi.

Logopedi Eskiu kërkon që prindërit të kalojnë më shumë kohë me fëmijët, ndërkohë që insiston që oraret përpara ekranit të jenë të pakta, duke filluar nga 1 orë për grupmoshën 3 deri në 6 vjeç dhe maksimumi 2 orë për ato nga 6 deri në 12 vjeç.

/a.r

Next Post
“Asgjë nuk do më ndajë prej tij! Jetoj për ditën kur do më thotë: Olena, mori fund”

“Asgjë nuk do më ndajë prej tij! Jetoj për ditën kur do më thotë: Olena, mori fund”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vijon normalisht qarkullimi në rrugën Tiranë-Durrës”- ARRSH: Përfundoi montimi i trarëve metalikë te mbikalimit të ri i Kasharit

“Vijon normalisht qarkullimi në rrugën Tiranë-Durrës”- ARRSH: Përfundoi montimi i trarëve metalikë te mbikalimit të ri i Kasharit

August 15, 2026
E kryer, Ferran Torres vishet si ‘sheik’! Kampioni i Botës prezantohet zyrtarisht me fanellën e kampionëve të PSG, 5 vite kontratë!

E kryer, Ferran Torres vishet si ‘sheik’! Kampioni i Botës prezantohet zyrtarisht me fanellën e kampionëve të PSG, 5 vite kontratë!

August 15, 2026
Kërcet arma në Dibër pas përleshjes në fis! Nipi qëllon me pistoletë xhaxhanë pasi i dhunoi nënën dhe arratiset! Një në pranga, nën akuzë dhe 2 kunatat

Kërcet arma në Dibër pas përleshjes në fis! Nipi qëllon me pistoletë xhaxhanë pasi i dhunoi nënën dhe arratiset! Një në pranga, nën akuzë dhe 2 kunatat

August 15, 2026
Varreza masive në Kosovë, gjenden eshtrat trupore të tre personave të tjerë në Zubin Potok!

Varreza masive në Kosovë, gjenden eshtrat trupore të tre personave të tjerë në Zubin Potok!

August 15, 2026
Propozim i çmendur nga shkencëtarja, sugjeron përdorimin e një planeti të tërë si anije kozmike! Çfarë është teoria e “Autostopistit”

Propozim i çmendur nga shkencëtarja, sugjeron përdorimin e një planeti të tërë si anije kozmike! Çfarë është teoria e “Autostopistit”

August 15, 2026
Sezoni veror, 10 tragete me të paktën 20 mijë udhëtarë priten sot në Portin e Durrësit! Regjistrohet fluksi më i lartë

Sezoni veror, 10 tragete me të paktën 20 mijë udhëtarë priten sot në Portin e Durrësit! Regjistrohet fluksi më i lartë

August 15, 2026
Spartaku i Moskës mirëpret Mirlind Dakun, vlerësime edhe nga legjenda e klubit rus!

Spartaku i Moskës mirëpret Mirlind Dakun, vlerësime edhe nga legjenda e klubit rus!

August 15, 2026
Goditet trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, kuksiani kapet në Maminas, në pranga dhe shoqëruesja nga Prizreni! Arsenali dyshohet për grupet kriminale

Goditet trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, kuksiani kapet në Maminas, në pranga dhe shoqëruesja nga Prizreni! Arsenali dyshohet për grupet kriminale

August 15, 2026
Fluks e radhë të gjata edhe në pikën e Qafë-Botës, 10 mijë hyrje-dalje në kufiri, pala greke punon vetëm me 2 sportele

Fluks e radhë të gjata edhe në pikën e Qafë-Botës, 10 mijë hyrje-dalje në kufiri, pala greke punon vetëm me 2 sportele

August 15, 2026
Rekord në Argjentinë, gruaja më e moshuar sjell në jetë fëmijë në moshën 62-vjeçe! Mesazhi prekës: Mos u dorëzoni!

Rekord në Argjentinë, gruaja më e moshuar sjell në jetë fëmijë në moshën 62-vjeçe! Mesazhi prekës: Mos u dorëzoni!

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com