• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Normale që nuk ju pëlqen

by Skënder Minxhozi
01/10/2026 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Nuk ju pëlqen sepse kanë qenë dhe janë të gjithqëfuqishëm, të paktronollueshëm dhe të paapelueshëm në atë që bëjnë. Pushteti absolut nuk e pëlqen lirinë e të tjerëve, por vetëm të vetën. Sidomos ku flitet për persona që   shkelin më këmbë majtas-djathtas duke u vetëshpallur specie superiore. Fjala është për prokurorë dhe gjyqtarë të cilët dje u njohën me propozimet e qeverisë për kodin e procedurës penale. Dhe korporata e drejtësisë pasi dëgjoi, reagoi kundër sepse ndjehet mirë me statu-quonë skandaloze të drejtësisë shqiptare.

Kemi dhjetë vjet që bërtasim “Rroftë reforma” dhe nuk shohim pasojat e këtij entusiazmi fluturak. Pasoja direkte? Një mal shumëfish më i madh me dosje të pagjykuara. Mbi 60 përqind e popullsisë së burgjeve shqiptare është me status paraburgimi! Më e larta në Evropë, sa dyfishi i Rusisë së Vladimir Putinit! Më tej akoma, korporata e magjistratëve e konsideron normale që në një proces ku është palë, prokurori të ketë të drejtë (dhe këtë të drejtë ja ka dhënë i njëjti Rama dhjetë vjet të shkuara), që të përgjojë e hetojë gjyqtarin dhe gjithkënd tjetër brenda sallës së gjyqit! Dhe këtë ta quajë proces gjyqësor normal sepse “kështu thotë reforma”!

Edhe më tej akoma, kjo specie superiore magjistratësh emeton edhe rregullore absurde të marrjes pjesë në procese, që i kthen sallat e gjyqeve në bunker ndaj të drejtës për informim të opinionit publik dhe ndaj avokatëve e të pandehurve të cilët e shohin veten si një orendi e pavlerë në çdo proces gjyqësor. Ka dhjetë vjet që ky kuadrat i shtetit vetëmenaxhohet. Që do të thotë se nuk i jep llogari askujt, në emër të një pavarësie që tashmë është kthyer plotësisht në papërgjegjshmëri.

Shoqata e prokurorëve ka reaguar shpejt ndaj ndryshimeve të propozuara për Kodin e Procedurës Penale, duke paralajmëruar se këto ndryshime do të pengojnë dhe vonojnë hetimet. Si për rastësi, aty ju është bashkuar në harkun e pak orëve edhe Sali Berisha, i cili pretendon se këto ndryshime i shkojnë për shtat interesave të momentit të Edi Ramës dhe maxhorancës socialiste. Paçka se të dyja këto palë, prokurorë e opozitë, e panë formatin mbi të cilën u ndërtua kjo paketë e re ligjore. Panë sesi në krye të tryezës ishte ulur Drejtori i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Evropës, pasuar nga një radhë e gjatë ekspertësh të huaj.

Nëse po shkojmë drejt Evropës duhet të aplikojmë edhe garancitë e standartet që ofron Evropa. Përse nuk i pëlqen Sali Berishës dhe prokurorëve fakti që paketa e ndryshimeve në kodin e procedurës penale është hartuar me asistencën dhe mbështetjen e 19 akademikëve dhe magjistratëve nga Italia, Franca dhe Holanda, plus ekspertë të Këshillit të Evropës, si dhe me mbështetjen direkte të Ministrisë së Drejtësisë së Italisë dhe Ministrisë së Drejtësisë së Francës?!

Përse vleka më shumë sesa kjo paketë e vonuar korigjuese, fjala e një personi si Berisha i cili prokurorët i ka quajtur lavire, apo edhe qëndrimi i disa magjistratëve të cilët vërtet duan 10 mijë euro rrogë në muaj, por nuk duan të lodhen e përpiqen që t’i bëjnë vend edhe të drejtave të avokatëve e të pandehurve, por duan një proces hetimi e gjykimi si të kohës së Enver Hoxhës?!

Ndryshimet në kodin e procedurës penale po ciflosin paksa plotfuqinë e korporatës së drejtësisë, të asaj korporate që nuk jep llogari për asnjë vendim që merr, që nuk kontrollohet dot nga asnjë institucion dhe që ka fituar një shkallë arrogance e vetëbesimi që i jep forcën dhe vullnetin të shkelë me kembë çdo të drejtë dhe standart. Edhe me duart e Edi Ramës e socialistëve që sot shohin sesi magjistratët vijnë në Kuvend dhe ju flasin drejtuesve të parlamentit si xhepistë autobuzash.

Prandaj nuk qe e rastit që sot ndaj paketës së ndryshimeve reaguan në kor edhe Sali Berisha edhe prokurorët. Dy palë që historikisht kanë pasur bezdi nga teza e njohur John Stjuart Mill “liria ime mbaron aty ku fillon liria jote”! Dhe dy palë që drejtësinë e duan, secila sipas pozicionit respektiv, iluzive, formale dhe nën kontroll.

Ky shtet duhet t’i japë fund një kinse drejtësie e cila parimin e vetëm që njeh është “mbylle brenda e hidhe çelësin në det”. Kjo nuk quhet drejtësi, ky është ndëshkim për statistikë dhe vetëmburrje para gjyqeve mediatike me të cilat nxitet dopamina e shqiptarit të thjeshtë që fërkon barkun e thotë i kënaqur “sa mirë po punojnë çunat”!

 

Next Post
Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

Comments 2

  1. leka says:
    4 hours ago

    dryshimi i kodit te procedures penale vjeja me i mire qe trinditi pasijat e nje refirma te cunguar.ILD diget te hete garduani i zbatimit te ligjit me represi nga prokurire dhe gjykates qe mendojne se te emeryar dhe mund te bejne si ti teket.Kur merr rrogen nga populli duhet ti japesh llogari atij jo ta perdiresh si picete

    Reply
  2. Nona says:
    3 hours ago

    Edhe gjeneral Nevzat Haznedari, TMERRI i hetuesisë së diktatures, nuk kishte kaq kompetenca sa kanë sot SPAKISTET.
    Pavaresisht se keto ndryshime, janë të vonuara, janë përseri të domosdoshme.
    Bile, nuk duhet të kishte filluar funksionimin asnjë PROKURORI (përfshirë SPAK), pa u bërë këto ndryshime të kodit të proçedures penale.
    Ku e ke 21 janarin Duman ?
    Ku e ke Gërdecin Duman ?
    Tani që ju ikën zaret nga duart, filloni e bëni pordhë.
    Donit të bllokonit Shqipërinë për në BE, me presion qeverisë për shtyrjen e mandateve të SPAK dhe me rritjen e rrogave.
    Turp më të madh se sa kjo, nuk ka.
    Jeni të njejtë me Sali Berishen dhe PD, që nuk po lë rast pa shpifur për mos tu futur Shqipëria në BE.
    Prandaj nuk godisni 21 janarin.
    Prandaj nuk godisni Gërdecin.
    Turp tju vijë nga besimi që ju dha ky popull dhe ky vënd.
    Prokurorëve të SPAK, i u hoqën nga duart, shanset për të nderhyrë në politikë si dhe për të aspiruar ndokush prej tyre, për kryeminister, në gjurmët e ish prokurorit italian të duarve të pastra.
    E thotë bukur këtë gjë, Ylli Pata, në një shkrim brilant, duke goditur opozitën e cila ëndërron të vijë në pushtet me ndihmën e SPAK.
    Konkretisht : “ Shpresa, apo koncepti politik i saj (opozites shenimi im), është rrëzimi i Edi Ramës, me idenë e një qeverie teknike apo kalimtare që mund ta çojë vendin në BE. Një shpresë e lindur vetëm me faktorë të jashtëm apo nga hetimet e SPAK. E cila u ushqye edhe nga revolucuioni i flamingove, impakti i të cilit ishte i madh, por mungoi pamfleti politik i tij”.
    Prandaj të nderuar prokurorë, shtrengoni nythën, sepse jeni thjeshtë NËNPUNËS të këtijë shteti.
    Karrikja ku jeni ulur, nuk është e juaja, është karrike e shtetit, vetëm BYTHA që ulet në atë karrike, është e juaja.
    Ju sugjeroj ruani bythën, se keni shtrirë këmbët, përtej jorganit.
    Pasojat më pas dihen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
Publikimi i videove intime online, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

Publikimi i videove intime online, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

October 1, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe për Kodin e ri: Avokati merr fuqi hetimore, prokurorit i del “konkurrent” përballë.

October 1, 2026
Vizita e Von der Leyen në Tiranë, ambasadorja e BE: “Qëllimi është afër”, Shqipëria ndër vendet pararendëse të integrimit

Vizita e Von der Leyen në Tiranë, ambasadorja e BE: “Qëllimi është afër”, Shqipëria ndër vendet pararendëse të integrimit

October 1, 2026
“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com