• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Teknologjia dixhitale zbulon elementë të rinj të civilizimit Maya

by Java News
30/11/2017 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se një shekull pasi që hulumtuesi britanik Alfred Maudslay realizoi fotografi të vjetra të disa prej objekteve dhe lokacioneve më të mrekullueshme antike të civilizimit Maya, teknologjia digjitale po sigurohet që ato të shihen gjerësisht.

“British Museum” dhe “Google” kanë publikuar rezultatet e projektit për të digjitalizuar dhe shpërndarë koleksionin e mrekullueshëm të Maudslay, i cili mbahej në depo dhe nuk është parë për më shumë se 100 vjet, bën të ditur The Guardian, pergatiti “Koha Ditore”.

Jago Cooper, kurator i Departamentit Amerikan të Muzeve, e ka përshkruar Maudslay si një prej evropianëve të parë që ka hulumtuar dhe studiuar rrënojat mayane, si një “vizionar” dhe “pionier në komunikimin vizual”.

Për dallim prej shumë aventurierëve dhe eksploruesve evropianë në shekullin XVIII dhe XIX, Maudslay i la të paprekura pjesën më të madhe të pjesëve arkeologjike. Në vend se thjesht të merrte objektet, ai shfrytëzoi teknologjinë e fundit fotografike për të dokumentuar zbulimet dhe bëri restaurime.

“British Museum” ka më shumë se 250 negativë prej udhëtimeve të Maudslay dhe qindra objekte. Ato janë të ndjeshme dhe shumica prej tyre kanë qëndruar tërë kohën në depo, por ato prezantojnë imazhet më mirë të ruajtura në botë të monumenteve mayane. Bashkëpunimi me “Google” do të thotë se të gjithë, prej secilit vend mund të kenë qasje në to. Cooper ka thënë se Maudslay është njeriu i cili ka ndihmuar që Mayat t’i prezantohen botës.

“Ai e ka ditur se këto do të jenë shembujt më së miri të ruajtura dhe tani, 130 vjet më pas, po e shpalosim atë vizion, po e bartim trashëgiminë e tij në shekullin XXI”, ka thënë ai.

Maudslay ka qenë pjesë e familjes që ka bërë pasuri në pajisje makinerike dhe bulone, që i kanë lënë atij një trashëgimi e cila i mundësoi që të ndjekë pasionin e tij të vërtetë: eksplorimi i qyteteve të humbura.

Ai udhëtoi për në Guatemala në vitin 1880, dhe ishte udhëheqës i ekspeditave në lokacionet Mayane të Tikalit, Yaxchilán, Copán, Quiriguá, Palenque, Chichén Itzá dhe Ixkun.Mayat ishin qytetërim i lashtë që jetoi në një zonë që përfshinte Guatemalën, Meksikën, Hondurasin, Belize dhe El Salvadorin.“Ata kishin një civilizim të jashtëzakonshëm, ku zhvilluan një peizazh shumë të ndërlikuar urban, duke përfshirë miliona njerëz”, ka thënë Cooper.

Objektet që ka vizituar Maudslay ende kanë histori të patreguara, pasi që hieroglifet mayane për herë të parë janë përkthyer relativisht vonë, tek në vitet ’80. Vetëm një numër i vogël i njerëzve janë në gjendje t’i deshifrojnë.

“Preserving Maya Heritage”, faqe në “Google Alerts and Culture”, është krijuar për t’i mundësuar vizitorëve që të shikojnë fotografitë, objektet dhe dokumentet mayane. Me “Google Cardboard”, njerëzit mund të shkojnë në turne në Quirigua dhe Tikal nëpërmjet “Google Street View”.

Drejtori i “British Muzeum”, Hartwig Fischer, ka thënë se bashkëpunimi ka mundësuar një dimension tjetër se si galeria merret me publikun, e për të inkurajuar sa më shumë njerëz që të vizitojnë Londrën.

“Digjitalja, virtualja dhe analogja këtu në muze, vijnë për të ndihmuar njëra-tjetrën”, ka thënë ai. Nëse vizitorët e muzeut duan të shohin dëshmi të udhëtimeve të Mudslay, ata duhet të shkojnë tek dalja e sigurimit në përdhese, aty ky dy monumente mayane qëndrojnë në formë vertikale. Cooper shpreson një ditë se një ditë do të jetë një galeri permanente në muze për Amerikën Latine, në mënyrë që sa më shumë objekte prej koleksionit të mundë të ekspozohen, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Ja struktura e Botërorit të klubeve, që fillon më 6 Dhjetor

Ja struktura e Botërorit të klubeve, që fillon më 6 Dhjetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Netanyahu paralajmëron iranianët: Teherani nuk ka nxjerrë mësime, po përpiqet që të zhvillojë armën bërthamore!

October 21, 2026
“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

October 21, 2026
Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

October 21, 2026
Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

October 21, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Rektorati, pedagogët dhe hija e politikës kur universiteti bëhet skenë opozitare

October 21, 2026
Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

October 21, 2026
E bija e aktores Angelina Jolie tërheq vëmendjen në rrugët e Los Angeles, ngjashmëria me të ëmën bie në sy

E bija e aktores Angelina Jolie tërheq vëmendjen në rrugët e Los Angeles, ngjashmëria me të ëmën bie në sy

October 21, 2026
U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

October 21, 2026
Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

October 21, 2026
Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In