• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tek ne i kërkohet popullit të frymëzojë opozitën

by Mero Baze
17/11/2025 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka krijuar tanimë dy botë të ndryshme politike, botën politike të partisë së tij dhe botën politike të popullit opozitar. Janë dy botë tërësisht të izoluara nga njëra-tjetra. Bota e partisë i kërkon botës së popullit opozitar të luftojë që të fitojë bota e partisë.

Bota politike e partisë së tij, është e pandryshueshme, nuk pranon ndryshime, nuk pranon reformim, nuk pranon emra të rinj, nuk pranon konkurrencë, nuk pranon intelektualë mbi nivelin e Flamurit, nuk pranon luftëtarë mbi nivelin e Gazit, nuk pranon gra të bukur mbi nivelin e Albanës, nuk pranon trima mbi nivelin e Palokës, nuk pranon oratorë mbi nivelin e Klevisit, nuk pranon të ndershëm mbi nivelin e Gjin Gjonit, dhe kështu pafundësisht duke mbrojtur statukonë brenda partisë.

Qëllimi është që të mos ndryshojë garnitura administrative që i siguron Berishës ndjesinë që është kryetar. Dhe për t’i ruajtur këta nuk duhen nxjerrë në beteja, por duhen ruajtur.
Kur ka zgjedhje u bëjmë thirrje opozitarëve të pavarur të kandidojnë. Po humbën, përgjegjësia është e tyre dhe e qeverisë “që u vjedh votat”. Kështu së paku u tha për zgjedhjet e fundit të 9 Nëntorit. Edhe pse është fjali tërësisht alogjike, se pse duhet të vjedhë vota qeveria në një garë që e ka të fituar me njerëz anonimë, kjo nuk e shqetëson Berishën. Rëndësi ka të duket sikur ka pasur një plan.

Tani që do të duhet të bëjë protesta ka të njëjtin skenar. I bëjnë thirrje popullit opozitar të Shqipërisë të protestojnë për ta. Ka plot njerëz të dëshpëruar dhe me halle në këtë vend dhe ata duhen prekur në sedër që të dalin në protesta, “për hallin e tyre se po të jetë për Berishën ai mirë i ka punët”.

Kjo retorikë është vazhdimi i skemës së betejës me kandidatë të pavarur, ku udhëheqja opozitare u fut në bunker dhe populli opozitar në arenën e gladiatorëve.
Në çdo protestë opozitare në botë, frymëzuesja është opozita politike dhe njerëzit janë mbështetës të saj. Është opozita politike ajo që ngjall shpresë, tregon besim tek ndryshimi dhe afron shanset që ai të ndodhë. Tek ne është e kundërta.

Opozita jonë kërkon që populli të bëjë protesta që të ngjall opozitën dhe ta frymëzojë atë, madje dhe ta reformojë. Nëse dështon protesta, dështon populli. Nëse protesta ka sukses, atëherë do të thotë se populli e ngjalli opozitën.

Pra tani kemi një hierarki opozitare që ka zaptuar monopolin politik të opozitës dhe pret që betejat t’ia bëjnë opozitarë që nuk kanë lidhje me partinë, se ndryshe u dëmtohet pushteti i opozitës dhe një popull të cilit i kërkohet të frymëzojë opozitën që i ka ikur frymëzimi për shkak të moshës së kryetarit.

Për këtë kryetari opozitës i del borxh popullit. Ka lajmëruar protestë çdo të hënë. Kush nuk do që opozita të ringjallet s’ka më të drejtë të kërkojë llogari opozitës pse nuk fiton. Ata e kanë bërë të tyren. Tani topi është në fushën e popullit opozitar.

Next Post
Berisha sot në SPAK, për masën e sigurisë për dosjen “Partizani”

Berisha sot në SPAK, për masën e sigurisë për dosjen “Partizani”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

March 30, 2026
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

March 30, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In