• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

by A R
30/03/2026 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama po paraqet këtë të hënë, 30 mars, një panoramë të negociatave me Bashkimin Europian, pasi sipas tij, opinioni publik duhet ta ketë një ide për gjithë kompleksitetin e procesit. Ky i fundit, theksoi që në krye të herës Rama, ka një ngarkesë të madhe.

“Ajo që vlen më shumë se të gjitha në këtë proces, përtej realizimit të një mase apo kalimit të një reforme dhe pastaj miratimit të saj në Bruksel është që ky proces rrit në mënyrë thelbësore kapacitetet institucionale të vendit. Siç duket dhe nga prezantimi, procesi ka një dobi të jashtëzakonshme dhe është i pazëvendësueshëm me asgjë tjetër”, u shpreh numri një i kabinetit, duke shtuar se kjo gjë sjell pastaj forcim të shtetit ligjor.

“Patjetër konslidon institucionet e drejtësisë që tani janë në fazë tjetër sepse kanë pavarësinë që s’e kanë pasur kurrë. Është edhe një luftë në frontin e modernizimit institucional dhe realizimit të një kapaciteti të të gjithë shtetit për të parandaluar korrupsionin.

Barrën më të madhe në këtë proces negociatash e ka ekonomia, por pastaj barra bëhet e qartë kur shikon se si shtrihet tek infrastruktura, energjia, financat, bujqësia e me radhë”, shtoi më tej.

Veçoi edhe kontrollin financiar, ku aty progresi është i kufizuar. “Reforma është e domosdoshme, kemi nisur një punë paraprake”, njoftoi Rama.

E mbylli me “sfidën e sfidave”, që është siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit, duke nënvizuar rritjen e domosdoshme të inspektimeve.

“Reforma e inspektimit duhet të vazhdojë dhe është kyç drejtimi politik i saj nga të gjitha ministritë në sensin e mbrojtjes së saj nga ndërhyrjet partiake dhe qokat politike. Ka filluar me AKU-në, po shtrihet në inspektoriatet e tjera për të garantuar burime njerëzore cilësore.”

Next Post
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com