• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

by A R
30/03/2026 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku dëshmoi në procesin gjyqësor për pronat e të birit dhe personave të lidhur me të.

Gjatë dëshmisë së tij, lidhur me fatin e të birit, Martinaj tha se ai është ekzekutuar në Durrës.

“Fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë. Djali im është ekzekutuar në Durrës”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se për këtë çështje ka dhënë shpjegime para Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku është paraqitur me iniciativën e tij vetëm dy muaj pas ngjarjes.

“Për këtë çështje kam dhënë shpjegime para Byrosë Kombëtare të Hetimit ku jam paraqitur me iniciativën time, kam ardhur vetë 2 muaj pas ngjarjes. Këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë lënë Kurbinit. Nuk kam për çfarë të interesohem. Nuk kam fuqi as për hakmarrje. Kam ardhur se më ka thirrur gjykata, jam invalid, kam bërë disa ndërhyrje shëndetësore. Këta merren me vogëlsira dhe nuk merren me gjëra madhore”, ka theksuar ai.

Ervis Martinaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, ku është lakuar në ngjarje të ndryshme që nga aksioni “Fundi i Marrëzisë” për lojërat e fatit e deri tek ngjarjet e rënda kriminale. Ai rezulton i zhdukur që prej 8 gushtit 2022 dhe për fatin e tij nuk dihet ende asgjë.

Në vitin 2023 me vendim të Gjykatës së Posaçme, Ervis Martinajt, familjarëve të tij dhe personave të lidhur me të iu sekuestruan 23 pasuri.

Next Post
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com