Aktorët e Teatrit Kombëtar dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan sërish sot.
Ata kërkojnë me ngul të mos prishet teatri. Ata kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestës deri në grevë urie.
Sipas aktorëve, greva mund të nisë ditën e premte.
Protestuesit kërkuan mbrojtjen e ndërtesës së Teatrit dhe mosmiratimin e ligjit që i hap rrugë ndërtimit me Partneritet Publik Privat (PPP).
Protestuesit e quajtën projektligjin që parashikon dhënien e tokës publike ku ndodhet teatri një kompanie private, një skemë të pastër klienteliste antikushtetuese./a.m.