• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të veprosh si europian në Albanistan

by Java News
30/11/2020 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arben Lagreta

Rikthimi kohët e fundit në politikë i  Jozefina Topallit me “Lëvizja për ndryshim”  ishte i pritshëm nga publiku sidomos ai i qytetit të saj të lindjes dhe i rritjes së saj politke, Shkodrës. Por vendimi i vetëm pak ditëve më parë nga ana e saj për të mos kandiduar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 në Shkodër por në Tiranë, ha diskutim për shumë arsye objektive dhe subjektive.

Eshtë mëse absourde që ish Nënkryetarja e PD-së e cila kaloi të gjitha shkallët e karrierës si deputete e Shkodrës, që nga Nënkryetare Parlamenti, Nënkryetare partie dhe Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë për 2 legjislatura të ndërmerrte një vendim të tillë. Në të gjithë vendet demoikratike, jo më larg se në Itali psh, forcat politike kanë shumicën e mbështetjes elektorale zakonisht në rajonin nga është edhe lideri i tyre. Kjo vlen akoma më tepër për një vend me demokraci hibride dhe folklorike si Shqipëria.

Se c’farë do të arrijë duke kandiduar në Tiranë, atje ku vështirësitë për të hyrë në parlament shtohen, këtë e di vetëm Topalli ose këshilltarët e saj të paaftë, në rastin më të mirë… Kjo për arsyen e thjeshtë sepse po të kandidojë në Shkodër, mandatin e saj Jozefina Topalli e fiton vetëm duke zhvilluar fushatë elektorale në fb, 2 mandate i merr me një fushatë normale dhe po të luajë fort mund të kapë edhe mandatin e 3-të. Nuk dua të ndalem në arsyet e suksesit që do të kishte në Shkodër sepse ajo është analizë tjetër dhe tejet specifike për rajonin e vecantë dhe jo me pak surpriza ku ka sa të duash hapësirë elektorale jo vetëm për të pakënaqurit dhe të papërfaqësuarit nga PD por edhe nga PS.

Por me këtë vendim të saj të papritur, nëse do t’i përmbahet deri në fund, “Lëvizja për ndryshim” rrezikon që të ngelet jashtë parlamentit. Nuk ka c’farë i shton kësaj partie as Bindja e Patozit i cili nga ana e tij njihet për një ish spiker i bindur i partisë kur drejtonte grupin parlamentar të PD. Rasti më flagrant i këtij të fundit ishte ai i pranimit skandaloz dhe në heshtje të shkarkimit të ish deputetit demokrat Aleksandër Biberaj nga përfaqësues i mazhorancës në Këshillin e Europës megjithëse ishte zgjedhur në postin e rëndësishëm të Zëvendëspresidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në vitin 2008.

Përndryshe, duke fituar të paktën 2 deputetë në Shkodër dhe ndonjë tjetër në pjesën tjetër të vendit, pavarësisht nga rezultati final i zgjedhjeve të ardhëshme, vijimi i rrugëtimit politik të Topallit në politikë, me pak inteligjencë dhe prakticitet më tepër mund të merrte një drejtim jo të paditur më parë të paktën për atë që ka ndodhur një herë e një kohë në Shkodër. Psh mund të kandidonte si pretendente kryesore për fitimin e Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e ardhëshme lokale të vitit 2023. Me fjalë të tjera  duke përsëritur atë që pat bërë e Djathta e Bashkuar Shkodrane e kryesuar nga studjuesi i shquar Mentor Quku e cila pat mundur me një rezultat të thellë PD-në në balotazhin e 27 tetorit 1996 duke ulur në fronin e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës kandidatin e saj Bahri Borici. Edhe këtu për shumë arsye ajo do të ishte kandidate kryesore për të fituar përballë një elektorat të djathtë të ndarë dysh dhe më një elektorat të majtë të përgjumur i cili ka vite që e sheh veten të papërfaqësuar por me “kandidatë” të katapultuar nga Tirana. Rastet e rikthimit të drejtuesve më të lartë të shtetit në pozicione drejtuesish vendorë janë jo të paktë jo më larg se në vendet kryesore të Europës. Psh rasti i Alen Jupen nga Ministër i Jashtëm dhe Kryeministër i Frances në vitet ’90 në kryetar të bashkisë së Bordosë në vite ‘2000 dhe konkurues i fortë për President në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

Por kjo nuk shihet të ketë gjasa të ndodhë as në horizont nëse i rikthehemi vendimit të Topallit për të rrezikuar – do të thoja – në Tiranë. Aty ku do të përplasen jo pak edhe ish drejtues të tjerë të PD-së me partitë e tyre të reja, si dhe parti të reja të krijuari edhe me prurje të shoqërisë civile.

Një tjetër gabim që ka kaluar në karrierën e Topallit dhe që natyrisht nuk ka si kthehet është moskandidimi i saj për President të Republikës në vitin 2012, kohë në të cilën PD emëroi në atë post ish-kapterin e Shkollës së Bashkuar me shumë më pak kontribute në atë parti se kjo e fundit. Nëse do të bëhej Presidente në vitin 2012 me shumë gjasë sot nuk do të kishte nëvojë që të përgatitej që t’i binte Shqipërisë kryq e tërthor  por mund të ishte në mandatin e dytë të Presidentit. Për 2  arsye kryesore. Psh për faktin e thjeshtë se për herë të parë Shqipëria do të kishte në postin e Presidentit një grua dhe të besimit katolik, cka do të kishte mbështetjen jo vetëm të heshtur edhe të ndërkombëtarëve në përgjithësi.

Si në rastin e parë ashtu edhe në të dytin kalkulimi i gabuar i Topallit  ka një shpjegim të thjeshtë; 8 vjet si Kryetare Parlamenti e kanë dyzuar ndjeshëm raportin e saj me realitetin folklorik në Shqipëri. Udhëtimet e shpeshta në kuadër të diplomacisë parlamentare që ka bërë kryesisht në Strasbourgun e qetë dhe Brukselin më të zhurmshëm e kanë fokusuar aq shumë te karriera e liderëve europianë në pozitë dhe opozitë aqsa ajo mendon se është në normalitet që të veprojë edhe vetë si ata. Pra që të vijojë edhe në fshatin tonë karrierën vetëm në parlament, duke harruar se tashmë ka filluar nga A-ja pasi e spostuan nga partia që e promovoi dhe nga ku arriti majat e karrierës.

Kësaj i thonë që të humbësh kontaktin me realitetin ose thënë shkodrance; me mend në Europë dhe fizikisht në Albanistan.

 

Shkodër, 30 Nëntor 2020

Next Post
Punonjësja rezulton pozitive me COVID/ Mbyllen zyrat e Gjendjes Civile në Vlorë

Institucionet e Vlorës 'të infektuara'/ COVID ‘godet’ gjykatën, shkollat, Kadastrën dhe Delta Force

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com