• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Të shtënat te ‘Komuna e Parisit’, i plagosuri në atentat zbulohet në banesën e tij

by A R
04/08/2016 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e denoncuar fillimisht si një incident pa pasoja me armë zjarri te “Komuna e Parisit”, mbrëmjen e djeshme, rezultoi më vonë plagosje me armë zjarri për borxhe.

Krimi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku është plagosur me armë zjarri një 38-vjeçar. Policia njoftoi fillimisht se nuk kishte të lënduar, por hetimet e mëvonshme zbuluan personin e plagosur që ishte fshehur në banesën e tij. Mbrëmë në mesnatë, burimet e Policisë kanë thënë se shtetasi Flamur Cullhaj, 38 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë në ngjarjen e ndodhur rreth orës 21:05, mbrapa një qendre tregtare.

Aty u raportua se një person, i cili udhëtonte në një automjet tip “BMW X5”, ngjyrë e zezë, ka qëlluar në drejtim të një personi tjetër, duke e lënë atë të plagosur, dhe më pas është larguar drejt zonës së Selitës. Policia tha mbrëmë pas verifikimeve të ngjarjes se i dëmtuar ka mbetur shtetasi Flamur Cullhaj, ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Klajdi Kodra.

Ky i fundit ka qenë në vendin e krimit vetë i dytë, pasi udhëtonte me makinë bashkë me një të afërmin e tij, shkruan Panorama.

“Shtetasi Flamur Cullhaj u gjet i plagosur në banesën e tij pas disa kërkimeve të bëra mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative”, theksoi Policia mbrëmjen e djeshme.

Ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes dhe personi me të cilin ai shoqërohej janë shpallur në kërkim nga Policia. Identifikimi i tyre mësohet se është bërë nga targat e automjetit me të cilin kanë ikur drejt Selitës, por edhe nga deklarimet e dëshmitarëve në vendin ku ndodhi konflikti me armë.

Pas njoftimit për krimin në sallën operative, Policia mbërriti aty dhe në vendngjarje u gjet fillimisht një gëzhojë, 7.65 mm, e më pas edhe disa të tjera.

Policia deklaroi fillimisht se nuk kishte marrë njoftime për persona të lënduar nga të shtënat me armë, por disa dëshmitarë u thanë hetuesve në vendin e ngjarjes, pranë një qendre tregtare të zonës, se kishin parë një të plagosur të largohej nga vendi i sulmit.

Për këtë arsye, Policia verifikoi në disa spitale të kryeqytetit ku nuk ishte paraqitur ndonjë i plagosur, ndërsa në mesnatë arriti të gjente të lënduarin Flamur Cullhaj. Ai raportohet se ka marrë dëmtime me armë zjarri, por, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetën. Policia tha mbrëmë se po heton në lidhje me shumën e borxhit që ka qenë shkak i konfliktit dhe do të përcaktojë se cila palë i detyrohet tjetrës, pasi ende nuk është i qartë ky fakt.

Next Post

Ristani: Nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër, duam qeveri teknike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

February 16, 2026

2/3 e të burgosurve janë të pafajshëm, Hoxha: Rama fajësoi Gjykatën dhe jo SPAK-un

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In