• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

by A R
16/02/2026 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Lëvizjes BASHKË, Redi Muçi, i ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH 1HD, ka komentuar nismën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.

Ai deklaroi se si deputet në Parlament do të votojë kundër kësaj nisme, duke e cilësuar atë si të dëmshme për procesin e hetimit.

“Ne padyshim mendojmë që kjo nismë e marrë nga mazhoranca është në dëm të hetimit,” u shpreh Muçi.

Ai argumentoi se mbajtja në detyrë e një zyrtari të lartë, siç është zëvendëskryeministrja, mund të ndikojë negativisht tek procesi gjyqësor.

“Një gjë është të thuhet që nuk pengohet prokuroria në hetim, dhe tjetër gjë është të mbash në detyrë zv.kryeministren, e cila nga pozita e saj mund të intimidojë gjyqtarët në proces,” tha ai.

Muçi e cilësoi situatën si një përplasje të hapur mes mazhorancës dhe sistemit të drejtësisë.

“Ajo që po ndodh është një përplasje e hapur mes mazhorancës dhe Edi Ramës me sistemin e drejtësisë,” theksoi ai.

Deputeti ngriti edhe çështjen e standardit që duhet vendosur për zyrtarët e lartë. “Pse nuk vendoset standardi i tërheqjes ose i shkarkimit nga kryeministri? Nëse kjo do të ndodhte, i gjithë diskutimi për kushtetutshmërinë do të binte dhe do t’i hapej rruga drejtësisë,” u shpreh Muçi.

Projektligji është paraqitur si një korrigjim ligjor për të shmangur vakumet në rastet kur zyrtarë të lartë përballen me masa sigurie, por ka ngjallur kundërshtime nga opozita dhe një pjesë e juristëve, të cilët e shohin si ndërhyrje që mund të dëmtojë pavarësinë e hetimit.

Next Post
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S'është mbrojtje personale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com