• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ristani: Nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër, duam qeveri teknike

by A R
04/08/2016 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesa për qeveri teknike nuk është një trill veror i opozitës, por një qëndrimin i konsoliduar i Partisë Demokratike. Ky është qëndrimi i sekretarit të Përgjithshëm të PDsë, Arben Ristani, në lidhje me kushtin që kreu i PD-së Basha i vendosi maxhorancës për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në një intervistë për “Panoramën”, Ristani deklaron se Partia Demokratike ka një ftesë të hapur për të gjitha forcat politike për t’u angazhuar në krijimin e një qeverie teknike.

Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, opozita do të kërkojë një marrëveshje me vullnet të gjerë politik, por nëse kjo marrëveshje nuk do të arrihet, atëherë Partia Demokratike do t’i prijë vullnetit popullor për qeverinë teknike.

Zoti Ristani, kryetari i PD-së Basha ka deklaruar së fundmi se qeveria teknike është kusht i patejkalueshëm për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Çfarë do të thotë kusht i patejkalueshëm?

Kusht i patejkalueshëm është një qëndrim i qartë politik, mjaft me vend dhe i kuptueshëm për këdo. Është kusht i patejkalueshëm, sepse Edi Rama dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk qëndrojnë bashkë.

Edi Rama në mënyrë të përsëritur ka treguar se është një killer i votës së lirë e të ndershme. Një njeri që tërë historinë e tij politike e ka ndërtuar duke dhunuar votën e lirë, ndaj sheh fantazma prej votës së lirë e të ndershme, dhe bën gjithçka për të mos e lejuar.

Kemi rastin kaq kuptimplotë të zgjedhjeve të pjesshme lokale në Korçë, kur sapo kishte ardhur në pushtet. Ju e dini se si e ktheu Korçën në një kasaphanë masive votash, me shitblerje si në pazar mishi, edhe pse ishte i favorizuar në ato zgjedhje. Por tek Edi Ram sundon frika nga vota.

Ndaj i bleu ato. E më pas e amnistoi në Parlament edhe si krim, me forcën e kartonëve, pra një skemë e mirëmenduar. Erdhën zgjedhjet lokale të vitit 2015. Kujtoni raportin e OSBE-së, më i ziu i mbajtur në këto 10 vitet e fundit.

Kthim dramatik mbrapa. Kriminelë në qendra votimi, shantazh çdo punonjësi, kërcënim me vende pune në këmbim të votës. Killeri i votës u shfaq sërish. Kujtoni më vonë se si ndaloi zgjedhjet brenda partisë së tij, dhe se si turri gjithë levat e tij për të mbushur kutitë e referendumit 99 për qind pro tij. E fundit fare, shihni çfarë bën sot, nuk dëshiron zgjedhje në Dibër.

Për shkak të panikut që ka nga vota, del kundër Presidentit që dekreton datën sipas Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, dhe vihet në krah të Shukriut, pehlivanit të tij, që kërkonte seks në këmbim të një vendi pune.

Këto janë tiparet e një dhunuesi serial, të përbetuar, për të asgjësuar votën e lirë e të ndershme. Dhe sigurisht, se Partia Demokratike s’mund të pranojë asnjë moment që vendi të shkojë në zgjedhje, ku zgjedhjet t’i organizojë e menaxhojë një killer i votës së lirë. /panorama

Next Post

17-vjeçar shqiptar mahnit Amerikën, me medalje ari!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

July 7, 2026
Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

July 7, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

July 7, 2026
“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

July 7, 2026
Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

July 7, 2026
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

July 7, 2026
“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

July 7, 2026
Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

July 7, 2026
“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

July 7, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In