• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2/3 e të burgosurve janë të pafajshëm, Hoxha: Rama fajësoi Gjykatën dhe jo SPAK-un

by A R
16/02/2026 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy në çdo tre persona në burgje janë të pafajshëm. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN gazetari Artan Hoxha, sipas të cilit ata mbahen në burg pa një vendim të formës së prerë.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, gazetari Hoxha u shpreh se i njëjti shqetësim duhej ngritur edhe për qytetarët e thjeshtë që, sipas tij, janë burgosur për fatura energjie apo parkim të dyfishtë.

“Nëse do të dilte dhe do të kërkonte të një të njëjtën gjë për qytetarët, të cilët i ka çuar në burg që kur ka marrë mandatin e parë, që kur i çoi për energjinë elektrike, e le pastaj për gramin e kanabisit edhe deri në fund për parkim dysh. Pra, sot është e vërtetë që dy në çdo tre të burgosur janë të paraburgosur. Ky është një fakt i pamohueshëm. Problemi që kemi ne është që e kemi çuar të pafajshëm sepse janë të pafajshëm padënuar. Janë pa vendim të gjykatës apelit. Pra janë të pafajshëm. 2/3-at e të burgosurve që kemi ne janë sot të pafajshëm. I kemi rrasur në kokërr të burgut”, tha Hoxha në Off the Record me Andrea Dangllin.

Sipas tij, kjo situatë është pasojë e politikave penale të ndjekura ndër vite, duke theksuar se kostoja për mbajtjen e të paraburgosurve rëndon mbi taksapaguesit.

“Kjo është fryma që ti si kryeministër dhe si njeriu që drejton këtë vend për katër mandate ke përçuar te organet e drejtësisë. Qeveria harton politika penale sepse të gjithë të arrestuar sot, të paraburgosur janë kosto e atyre që janë qytetarë të lirë, që mirë që nuk marrin shërbim nga drejtësia,  po paguajnë edhe për qëndrimin e tyre në burg. Ndërkohë ka plot masa të tjera sigurie të përcaktuara nga ligji që ti të mos i çosh një kosto kaq të madhe vendit tënd. Janë minimumi 50 euro dita ata që janë atje dhe kryeministri në vend që të flasë për qytetarët se burgjet i ka me qytetarë të pafajshëm del e flet për administratën. Pra problemi që kemi ne është që e kemi çuar të pafajshëm sepse janë të pafajshëm padënuar” u shpreh gazetari.

Hoxha përmendi edhe raste konkrete, si ai i një qytetari në Lushnjë që, vrau veten pas burgosjes për një detyrim prej 30 mijë lekësh.

“Sa vetëvrasje e vrasje kanë ndodhur atje brenda. E ka vrarë njeri mendjen? A e kujtoni atë për 30 mijë lekë ai në Lushnjë? Vrau veten. Vrau veten se çfarë të bënte më një prind që s’kishte mundësi më të paguante dritat për 30 mijë lekë, ca sedra, ca halli, ca sikleti ai vrau veten. A mbajti njeri përgjegjësi për atë? S’ pashë unë këtë tipin e shqetësuar. Këtë gjë që bënte sot, po ta kishte bërë para pesë vitesh, para katër vitesh, para gjashtë vitesh, do ta besoja sot thashë ai është njeriu i gabuar, është në kohën e gabuar dhe mënyra e narrativës si e paraqiti ai”, theksoi gazetari.

Teksa komentoi deklaratat e sotme të kryeministrit mbi sistemin e drejtësisë, Hoxha tha se Rama fajësoi gjykatat për vendimmarrjen, ndërsa nuk adresoi drejtpërdrejt rolin e SPAK-ut. Sipas tij, vendimet për masat e sigurisë janë vendime gjyqësore dhe përgjegjësia institucionale duhet parë në tërësi.

“Në pamje të parë po të shikosh ai do të heqë pezullimin, po nuk heq dot arrestimin. Kërkon që ata t’i drejtohen kuvendit për arrestim direkt. Sot nuk u mor me SPAK-un, u mor me gjykatat. Fajësoi gjykata për atë që bën SPAK. Sepse dikush i ka dhënë këto kohë që po i bie gabim. Po i bie SPAK-ut kot. Po ato janë vendime gjykatash. Dhe sot ai më në fund tha gjykatat noterizojnë vendimet e SPAK. Po ti je njeriu që bëre reformën. Çfarë ke bërë ti tani? Sot jemi në kohën 10 vjet mbrapa ku më qartë se kurrë të gjitha statistikat na thonë që kemi dështuar me reformën. Nuk fshihemi dot dhe të gjitha shifrat që përmendi vetë kryeministri sot dhe duhet të dalë ai i pari të thotë që kemi dështuar, e kemi bërë gabim dhe dështimi e di ku ka qenë? Jo thjesht te qytetarët e pafajshëm sot brenda, se postulati në drejtësi është më mirë 99 të fajshëm jashtë, sesa një i pafajshëm brenda. Ndërkohë ne kemi 2/3 e të burgosurve i kemi të pafajshëm”, vijoi gazetari.

Next Post
Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

‘Do ju shoh në sy e ta votoni…’, Rama paralajmëron ‘të vetët’: Kush fut njerëz në punë, do ndiqet penalisht

September 3, 2026
Platforma ndërkombëtare: Plazhe të paprekura dhe ujëra bruz, Shqipëria mes destinacioneve që duhen vizituar tani

Platforma ndërkombëtare: Plazhe të paprekura dhe ujëra bruz, Shqipëria mes destinacioneve që duhen vizituar tani

September 3, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rritja e pagave për magjistratët, Rama: KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi!

September 3, 2026
Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

September 3, 2026
VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

September 3, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

“Qeveria të merret me veten ose të hapë krahun”, Rama: Një shtet që nuk mban mend çfarë ka thënë dje, nuk mund të kërkojë besim sot

September 3, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

September 3, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Rama: “Prania Besnike” çdo të premte në orën 17:00, nuk do të ndryshojë për sa kohë jam kryetar i PS-së

September 3, 2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

September 3, 2026
Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com