Megjithëse kanë kaluar 10 vite, 21 janari 2011 ka ende shumë për të zbuluar. Disa detaje, ndoshta të pathëna i zbulojnë protagonistët e asaj dite nw “Real Story” në News24, gazetarët Mero Baze, Sokol Balla si dhe ish-gardisti Agron Malaj.
Baze thotë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm atë kohë Lulzim Basha duhet të ishin thirrur nga prokuroria për të dëshmuar.
Malaj deklaron se një ditë para, më 20 janar kishin marrë paralajmërim për një atentat ndaj Berishës dhe më 21 janar kishte pasur tentativa për ta evakuuar nga Kryeministria, por ai nuk kishte pranuar..
AGRON MALAJ:
…Se ku ndodhen provat nuk mund t’i them se nuk është çështje që më takon, unë kam pasur 3 çifte snajperësh, pra të shoqëruar me nga një ndihmës snajperist, kemi pasur komunikim për 1 person që mund të kishte armë brezi, që duhet të jenë fotografuar, por unë fotografi nuk kam.
Urdhri ka qenë të rrinë në pritje, pasi armët e snajperistëve mund të bëjnë shumë dëm në turmë, dhe ne nuk ishim agresorë me armë në dorë duke hapur zjarr drejt objektit. Aty duhej të ruhej qetësia dhe të përballojë pjesën e operacionit.
Gjatë planit që bëmë në datë 20 janar, patëm info nga Policia e Shtetit, ku thuhej se gjatë lëvizjes së kryeministrit, nga kryeministria për në banesë, mund të kishte atentat.
Ne morëm masa me 2 blindat e Policisë Ushtarake që i kishim Brenda kryeministrisë, për t’i pasur gati për evakuim, por ai qëndroi aty dhe nuk lëvizi nga kryeministria. Pati 2-3 tentativa për të bërë evakuimin e kryeministrit. Nuk pranoi.
/a.r