• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Të paktën të mos e quajmë korrupsionin vlerë!

by
15/05/2015 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/ Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova është vënë para një debati të sikletshëm lidhur me modelin e suksesit të derisotshëm të tij në biznesin privat dhe në punët shtetërore, që kanë qenë në konflikt interesi me njëra-tjetrën. Si në intervistën e tij në Tv Klan ashtu dhe në takimet publike, ai po e mbështet fushatën e tij duke prodhuar lajme që  vënë në siklet gra që janë aty rrotull, të cilave u kujton si kanë lindur. Pastaj tregon suksesin e tij si administrator i Maternitetit që ka drejtuar mbi një dekadë si dhe klinikës së tij private.

Nuk ka asgjë të keqe që kandidati të flasë për përvojën e punës së tij si administrator i një institucioni shtetëror, apo për biznesin e tij privat. Por në rastin konkret Dr.Halimi ka një problem me pozicionin e ri politik që ka dhe sidomos ambicjen për të qenë kryebashkiak i Tiranës.

Fakti që ai ka qenë edhe drejtor i një prej materniteteve më të mëdha në vend, edhe pronar i një klinike miliona dollarëshe private, nuk është modeli i duhur për shoqërinë shqiptare. Madje ky është modeli më i shëmtuar i shëndetësisë shqiptare që duhet luftuar dhe që as zoti Beqja nuk po bën asgjë. Drejtorat e spitaleve më të rëndësishëm shqiptarë, janë pronarë dhe të klinikave më të rëndësishme private në vend, çka është haptazi një nga fenomenet më korruptive në vend. Shumica e këtyre mjekëve “të shquar” e kanë përdorur zyrën e spitalit shtetëror, si karem për të marrë klient për klinikat e tyre. Nëse shkon për skaner në spital shtetëror gjithmonë mungon një vegël, por gjithmonë drejtori i spitalit ka një skaner privat ku të çon. Nëse shkon në maternitet dhe ndjek lindjen e fëmijës, gjithmonë ka disa probleme që mund t’i zgjidh një klinikë private që të çon drejtori. Nëse ka  një analizë për të bërë në një spital, gjithmonë mungon siguria, por drejtori di një laborator privat ku të çon.

Bizeni privat i Dr.Halim Kosovës ka ecur paralelisht me karrierën e tij si Drejtor i Maternitetit dhe është shumë e vërtetë që ai është më shumë administrator sesa mjek, siç ia tha me dashamirësi një ish-pedagogu i tij.

Unë nuk mund ta fajësoj Halim Kosovën tani pse ka bërë një klinikë prej disa milionë eurosh, duke qenë në punë shteti dhe duke mos hequr dorë nga puna e shtetit, por do t’i lutesha të mos na e quaj këtë si sukses, se kjo është hajdutëria që duhet të luftojmë. Një mjek i shquar që ka një klinikë private dhe e ka pasion atë punë, nuk del nga dera e klinikës private. Ai nuk ka nevojë të jetë Drejtor i Maternitetit më të madh në Shqipëri, por ka nevojë të jetë 24 orë në krye të klinikës së tij. Ai nuk ka nevojë të bëhet deputet, politikan, kryetar bashkie, por ka nevojë të rrijë në Klinikë. Fakti që ai nuk rri në klinikë, por e ka atë për biznes, tregon një pasion të rremë të tijin për mjekësinë dhe gjinekologjinë dhe një pasion të shtuar për paranë, që është e rrezikshme kur kombinohet më ëndrrën për të administruar kryeqytetin.

Pa i ikur kësaj pike shumë të rëndësishme, që dëshmon se cili pasion dominon tek Kosova mjeku apo politikani, që e bën të pasur, dua të shtoj se nuk kam asnjë dyshim se nëse Kosova do zgjidhej kryetar bashkie nuk do të merrej fare me klinikën.  Ai ka dhënë prova se respekton punën që i sjell më shumë lekë. Më parë ka respektuar më shumë se klinikën e tij postin e Drejtorit të Maternitetit. Bashkia, sipas modelit që ai na ofron, jep më shumë mundësi për të bërë lekë se klinika, kështu që nuk ia kam frikën se do ta ndajë kohën mes Bashkisë dhe Klinikës.

Por meqë është fushatë dhe meqë njerëzit janë të vëmendshëm ndaj mënyrës sesi një kandidat është bërë milionerë, nuk po rrimë të kontrollojmë faturat, por së paku është mirë që modeli i shëmtuar i të pasuruarit duke bërë dy punë, një në shtet me rrogë të vogël dhe një në privat me miliona, të mos na serviret si model suksesi. Ky është një nga modelet që ka instaluar korrupsionin në shëndetësinë shqiptare dhe më tej në shoqërinë shqiptare. Vetëm në këtë vend gjen mjek të shquar që nuk ikin nga spitali shtetëror, duke pasur klinikat private, doganierë që kanë agjensi doganore private, policë që ndërtojnë pallate, drejtora arsimi që kanë shkolla private,etj. Modeli, që këtu puna e shtetit është një lop që duhet mjelur në funksion të punës private ku punëson të tjerë, duhet të marrë fund. Dr.Halim Kosova është duke na kërkuar vota për Bashkinë e Tiranës dhe para se të na bind për të ardhmen e tij, duhet të jetë më i qartë për të shkuarën e tij. Ajo është një model i shëmtuar korrupsioni i tranzicionit shqiptar, për të cilin Kosova nuk është fajtor, por është përfitues. Të paktën të mos na e paraqesë si vlerë, që ti besojmë të ardhmen.

Marrë nga Gazeta TemA

Next Post

Julio Iglesias ka marrë një doktoraturë nderi nga Berkeley College

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

April 29, 2026
Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

April 29, 2026
Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

April 29, 2026
“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

April 29, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të luftoj për demokratizimin e Partisë Demokratike

April 29, 2026
31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

April 29, 2026
Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

April 29, 2026
Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

April 29, 2026
Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

April 29, 2026
Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In