• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të mjaftojë vota pro Reformës në Drejtësi për hapjen e negociatave me BE?

by Aalison Pearse Stevens
22/07/2016 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Krerët e Bashkimit Europian kanë përshëndetur miratimin nga parlamenti të paketës së ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi; megjithatë, ekspertët e integrimit ndahen në mendim nëse vetëm një votë me konsensus do të mjaftojë për hapjen e negociatave me BE.

 

Nga Besar Likmeta

Kuvendi i Shqipërisë votoi unanimisht me 140 vota pro dhe asnjë kundër në orët e para të së premtes një paketë amendamentesh kushtetuese, pjesë të një reforme të thellë të sistemit të drejtësisë.

Vota erdhi pas një kalvari të gjatë negociatash midis opozitës dhe mazhorancës, të udhëhequra nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu dhe kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, të cilat kulminuan të enjten në mbrëmje me dakordësinë e partive politike.

Votimi i reformës, një nga kushtet kryesore të vendosura nga Bashkimi Europian për mbajtjen hapur të perspektivës së integrimit të vendit, u përshëndet në Tiranë dhe në Bruksel, si një fitore për popullin shqiptar dhe aspiratat e tij.

Edhe pse zyrtarët e BE-së e kanë mirëpritur reformën si një hap përpara për integrimin e vendit, ata kanë qenë të kujdesshëm të nënvizojnë që implementimi i saj i shpejtë dhe në mënyrën e duhur do të jetë po aq i rëndësishëm, në mënyrë që të prodhojë rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ekspertët vendas të cilët vëzhgojnë nga afër procesin e integrimit bien dakord me burokratët në Bruksel; megjithatë, ata ndahen në vlerësimin nëse vota pro reformës do të jetë e mjaftueshme për marrjen e një rekomandimi nga Komisioni Europian në tetor për hapjen e negociatave me BE.

Edhe pse ky vendim i Komisionit është politik, ata shprehen që rekomandimi i Brukselit do të varet nga shpejtësia dhe dakordësia për të miratuar paketën e ligjeve, pjesë të reformës, si dhe fillimin e implementimit të saj.

Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në BE në qershor të vitit 2014, por Komisioni Europian ka kërkuar një seri provash konkrete [track-record] në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Nëpërmjet një njoftimi, zëvendës presidentja e Komisionit Europian Federica Mogherini dhe komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn e mirëpritën miratimin nga parlamenti shqiptar të paketës së amendamenteve kushtetuese.

“Ne përgëzojmë popullin shqiptar, liderët dhe partitë politike që treguan maturi në arritjen e këtij vendimi historik,” thanë ata.

“Ky hap i paprecedente i përgjigjet kërkesës së qytetarëve për një drejtësi transparente, të pavarur dhe llogaridhënëse,” shtuan Mogherini dhe Hahn.

Megjithë lëvdatat e pakursyera për votimin në parlament, Mogherini dhe Hahn nënvizuan që “implementimi i reformës duhet të fillojë menjëherë, në mënyrë që shqiptarëve t’u jepet një sistem drejtësie me standarde Europiane”.

Vota pro reformës u përshëndet dhe nga Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, i cili në një intervistë për News 24 TV u shpreh se do të rekomandonte hapjen e negociatave midis Shqipërisë dhe BE-së.

“Politikanët në Shqipëri janë mëse të përgatitur që të vazhdojnë rrugën e nisur; popullit, shoqërisë civile i takon të shikojë çfarë po bën politika; sa për komunitetin ndërkombëtar, ne duam më të mirën për Shqipërinë,” tha Fleckenstein.

“Do t’i kërkojmë Këshillit Europian hapjen e negociatave; është momenti i duhur,” shtoi ai.

Edhe pse komentet që vijnë nga Brukseli pas votës pro reformës janë pozitive, ekspertët vendas janë të pasigurtë nëse kjo votë do të mjaftojë për të marrë një dritë jeshile nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave.

Kjo pasiguri nuk mbështetet vetëm në vështirësitë që u shfaqën në procesin e dakordësimit të paketës kushtetuese midis partive politike, por edhe në vetëdijen që amendamentet e miratuara të premten janë vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë institucional dhe politik deri në implementimin final të reformës.

Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, EMA, shprehet se ndryshimet kushtetuese janë vetëm “maja e ajsbergut” e një pakete prej 40-50 ligjesh që duhet të miratohen si pjesë e Reformës në Drejtësi.

“Të gjithë këto do të duan kohë dhe Komisioni Europian ka qenë i qartë me Shqipërinë që nuk mjafton vetëm miratimi, por duhet të shohim dhe zbatimin- i famshmi “track-record” që kërkohet për të gjithë reformat por veçanërisht për Reformën në Drejtësi tek fusha e shtetit të së drejtës,” tha Gjipali.

“Prandaj besoj se do të ndikojë shumë shpejtësia se si institucionet do të reagojnë me miratimin e legjislacionit në vazhdim dhe me ngritjen e këtyre institucioneve edhe funksionimin e tyre,” shtoi ai.

Sipas Gjipalit, nëse procesi i votimi të ligjeve dhe implementimit të reformës do të ecë pa bllokime dhe në frymën e konsensusit të arritur, atëherë shansi është që Komisioni Europian të japë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave në Tetor, i cili do të duhet të mbështetet dhe nga Këshilli i Ministrave të BE-së.

Gjergji Vurmo, nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, bie dakord, duke nënvizuar që Shqipëria është në fillimin e procesit të Reformës në Drejtësi dhe Komisioni ka kërkuar më shumë për hapjen e negociatave.

Megjithatë, ai shprehet se vendimi i Komisionit është politik dhe është optimist që do të anojë në anën e Shqipërisë.

“Nëqoftëse do të marrim përkufizimin siç është dhënë tek rekomandimi i Komisionit ai flet për “track-record,” ndërkohë që ne sapo kemi hapur gropat dhe kemi shtruar radhën e parë me gurë që të ngremë themelet,” tha Vurmo duke iu referuar Reformës.

“Por është një vendim politik dhe të gjithë kanë thënë që do të hapen [negociatat] – duke pasur parasysh jo vetëm rëndësinë e Reformës dhe bazat që u hodhën, por edhe historinë politike shqiptare, e cila mund të na justifikojë,” përfundoi ai.

BIRN

Next Post

LETRA/ Shkëlqim Hajdari: Shkeljet flagrante të Llallës në Prokurorinë e Përgjithshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam bërë për netë të tilla”- Uzuni i papërmbajtshëm në SHBA, 4 gola në dy ndeshje! Mesazhi për fansat: Kjo ishte për ju!

“Jam bërë për netë të tilla”- Uzuni i papërmbajtshëm në SHBA, 4 gola në dy ndeshje! Mesazhi për fansat: Kjo ishte për ju!

August 15, 2026
Zjarri vijon të djegë pyjet e Tërbunit në Pukë, era favorizon flakët! Aksion nga toka dhe ajri, hetime dhe për akt të qëllimshëm

Zjarri vijon të djegë pyjet e Tërbunit në Pukë, era favorizon flakët! Aksion nga toka dhe ajri, hetime dhe për akt të qëllimshëm

August 15, 2026
Shpërthen galeria në Kolumbi, të paktën 6 minatorë të vdekur!

Shpërthen galeria në Kolumbi, të paktën 6 minatorë të vdekur!

August 15, 2026
Makina shkrumbohet e gjitha në ecje përgjatë autostradës Tiranë-Elbasan, nuk raportohen të lënduar!

Makina shkrumbohet e gjitha në ecje përgjatë autostradës Tiranë-Elbasan, nuk raportohen të lënduar!

August 15, 2026
Qarkullonin të armatosur në makinë, arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

Qarkullonin të armatosur në makinë, arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

August 15, 2026
Inspektorati i Punës kontrolle të rrepta në zonat turistike, drejtori Muçaj: Në dy muaj verifikuam 891 subjekte, 16 u gjobitën!

Inspektorati i Punës kontrolle të rrepta në zonat turistike, drejtori Muçaj: Në dy muaj verifikuam 891 subjekte, 16 u gjobitën!

August 15, 2026
Masakër në Sudan, të paktën 14 të vrarë nga sulmi i milicisë paraushtarake, dhjetëra të plagosur!

Masakër në Sudan, të paktën 14 të vrarë nga sulmi i milicisë paraushtarake, dhjetëra të plagosur!

August 15, 2026
Princesha Iman e Jordanisë sjell në jetë vajza binjake!

Princesha Iman e Jordanisë sjell në jetë vajza binjake!

August 15, 2026
VIDEO/ Pakoja e dyshimtë alarmon Uashingtonin, por rezulton se ishte një lodër s*ksuale!

VIDEO/ Pakoja e dyshimtë alarmon Uashingtonin, por rezulton se ishte një lodër s*ksuale!

August 15, 2026
Ndeshjet e Kombëtares në shtator, FSHF thotë se stadiumi “Air Albania” do ketë një fushë të cilësisë së lartë! (VIDEO)

Ndeshjet e Kombëtares në shtator, FSHF thotë se stadiumi “Air Albania” do ketë një fushë të cilësisë së lartë! (VIDEO)

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com