• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të kërcënosh një të mbytur në oqean, se do ta lagësh me ujë

by Mero Baze
02/04/2021 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kërcënuar partitë opozitare, se nëse nuk votojnë Vjosa Osmanin për presidente, ai do ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

Ky është një kërcënim që nuk tremb askënd, përveçse tregon se cili është prioriteti i Albin Kurtit, Kosova apo marrja e çdo pushteti. Askush prej opozitës së mbetur, nuk ka përgjegjësi për Vjosa Osmanin,  apo gjithë karriget e pushtetit që kërkon Albin Kurti.

Ai është votuar me 50 për qind të votave të Kosovës, dhe jo me dy të tretat, sa kërkon posti i presidentit.Sjellja e tij është e njëjtë me atë të një viti më parë, që kur kishte 25 për qind të voave, sillej sikur kishte 99 për qind.

Dhe tani mendon se mund të kërcënojë opozitën e humbur, se do ta fusë përsëri në zgjedhje, me shpresë që të shkojë tek dy të tretat.Kjo tregon se ai nuk ka prioritet Kosovën, por pushtetin e plotë në Kosovë.

Shumë mirë. Kjo është një dëshirë legjitime. E ka çdo udhëheqës paranojak në botë. E ka pasur dhe Enver Hoxha.Nëse Albin Kurti ka prioritet pushtetin, le ta fusë vendin prapë në zgjedhje dhe le ta marrë.

Nëse ka Kosovën, siç ka gënjyer me kohë, duhet të sillet si burrë shteti dhe të bëjë kompromis për postin e presidentit, duke i dhënë Kosovës një president të pranuar nga gjithë palët.Nëse ka prioritet të marrë çdo pushtet, le ta fusë vendin përsëri në zgjdhje, me shpresë se dikur do ta votojnë 99 për qind.

Por tani nuk ka si fshihet më pas Agim Veliut, Grenellit, apo Hashim Thaçit e Isa Mustafës.Tani po e çon Kosovën në mes të pandemisë në zgjedhje, për të plotësuar egon e tij të sëmurë për pushtet.

Rrugë e mbarë i qoftë atij dhe Kosovës, nëse shkon pas epsheve të pushtetit.Askush nuk ndjehet i kërcënuar prej kësaj dëshire perverse, përveç Kosovës.Opozita e ka humbur pushtetin dhe nuk ka shumë rëndësi nëse ka 49 për qind apo 39 për qind.

E vetmja gjë që ka rëndësi tani, është fytyra e vërtetë e Albin Kurtit dhe dëshirat e tij reale, që nuk kanë lidhje me Kosovën, por me karrigen e tij në pushtet.Të kërcënosh një opozitë e cila ka humbur gjithçka, është sikur të kërcënosh një të mbytur në oqean, se do ta lagësh me ujë. S’ka “qeder” i mbyturi nga të lagurit, përveç Kosovës që nuk është mbytur ende.

Next Post
“Ngarkesa virale ka të bëjë shumë”/ Mjeku Stroni: Nëse një anëtar i familjes e kalon rëndë COVID, edhe të tjerët do kenë…

Efekti i vaksinës dhe rreziku nga fushata/ Stroni flet për uljen e shifrave: Gëzohuni, por jo shfrenim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

March 5, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In