• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjitha gënjeshtrat rreth historisë shqiptare të ish zyrtarit të FBI

by Mero Baze
26/01/2023 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ndërkohë që i biri i Sali Berishës po dilte nga dera e SPAK dhe po gënjente publikisht mbi akuzat ndaj tij, që kanë pasojë vrasjen e 26 shqiptarëve, babi i tij kishte bllokuar foltoren e Kuvendit, për të shpikur një histori shqiptare korrupsioni me ish- zyrtarin e lart të FBI Charley McGonial.

Dhe në vrull e sipër duke shkumëzuar me shpresë se “zilet e botës, do të na bëjnë të harrojmë këmborët e tij”, ai mohoi jo vetëm njohjen e thellë me Agron Nezën, por dhe takimet me të.

Në fakt, në vitin 2000, kam qenë dëshmitar i takimit të Agron Nezës me Sali Berishën, në zyrën e Sali Berishës, në prani dhe të sekretarit të Përgjithshëm të PD në atë kohë, Ridvan Bode. Dhe nuk ishte takim me militantë.

Neza kishte sjellë nga SHBA në Tiranë një avokat të Emigracionit në SHBA, James Lombardi, i cili ishte i interesuar për rastet e shtuara të kërkesave për azil politik të njerëzve që merrnin letra apo dokumente të dyshimta si të “persekutuar” nga regjimi i Fatos Nanos në Shqipëri, për shkak se ishin mbështetës të Sali Berishës. Hollësi të tjera mund të japë vet Neza, që ka qenë në takim.

Madje në atë takim, Berisha dhe i shprehu një lloj ndjese Nezës për shpalljen në kërkim më 1992, gjoja pse nuk kishte dorëzuar pistoletën që i dhuroi Azemit, duke bërë sikur nuk e ka ditur kush ja ka bërë atë.

Por kjo është pjesë e hipokrizisë së tij.

Pjesa e debatit publik është e verifikueshme dhe nuk mund të gënjehet aq lehtë sa gënjen për Agron Nezën.

Së pari, në akt-akuzën e publikuar kundër McGonial nuk ka asnjë rresht ku flitet për korrupsion në raport me historinë me Shqipërinë. Dosja është publike dhe mund ta verfikojë çdokush. https://www.justice.gov/usao-dc/press-release/file/1563516/doënload

Ai akuzohet për deklarime te rreme dhe falsifikime dokumentesh, por jo për korrupsion. Dhe deklarimet e rreme dhe falsifikimi i dokumenteve kanë të bëjnë në raportet e tij me shtetin amerikan e jo me Shqipërinë.

Në një nga pikat e akuzës nr. 27, thuhet se sa i përket marrjes së parave të McGonigal nga Personi A (Agron Neza), sqarohet se paratë janë marrë për t’u rikthyer. Shkelja qe ngre akuza ne ketë rast është mos deklarimi i parave , jo marrja e parave.

Akt-akuza në asnjë moment nuk lidh dhënien e parave me kryeministrin Edi Rama. Madje edhe vet Personi A, (Agron Neza) pasi është pyetur nga hetuesit amerikanë, nuk është përfshirë ne akt-akuze dhe mbi të nuk rëndon asnjë akuzë.

Duke qenë se Personi A (Agron Neza) dhe McGonigal kanë patur prej vitesh marrëdhënie biznesi me njëri- tjetrin, prej vitit 2008, në kohën e Berishës, me një shoqëri të përbashkët ne Shqipëri, ndarja e fitimit mes tyre është çështje e tyre.

Falë kësaj kompanie të hapur në kohën e Berishës, ortaku tjetër i McGonial, Shefqet Dizdari, ka marrë licencë për nxjerrje nafte në vitin 2010, po prej Berishës.

Gënjeshtra tjetër është paraqitja e takimeve të tij me kryeministrin Rama si krim. Edi Rama nuk i ka mohuar takimet me të, kur është pyetur, por nuk ka detyrim të bëjë publike kë takon gjithë ditën. Aq më tepër një ish- zyrtar të lartë të FBI.

McGonigal e ka pasur detyrim ndaj statusit të tij në SHBA të bëjë deklarime për takimet me Ramën, Haradinaj, apo zyrtarë të tjerë në Bosnjë. Nuk e ka bërë dhe për këtë ka penalitete në SHBA, por kjo as i penalizon dhe as i vë në pozitë të vështire ata që ai ka takuar në Ballkan.

Gënjeshtra e tretë është ajo që ka të bëjë me Nick Muzin, lobistin amerikan që ka transferuar 500 mijë dollarë nga Rusia në llogari të vet, nën mbulesën e Partisë Demokratike të Shqipërisë, kur drejtohej nga Basha.

Edhe pse duket si shumë konspiracion që McGonigal, është vënë në lëvizja nga Neza për këtë çështje, në fakt ky ka qenë një fakt publik. Projekti gazetaresk i BIRN e ka pas publikuar këtë gjë qysh më 2017. https://www.reporter.al/2017/11/22/kontrata-e-fshehte-e-pd-me-lobistin-amerikan-transferta-milioneshe-permes-kompanise-ofshore/

Në këtë aspekt, nuk ka asgjë konspirative. Ajo është një çështje e sqaruar përgjysmë, pasi Basha mohon të ketë marrë para ruse dhe kjo mund të jetë e vërtetë, por ama është po aq e sigurtë që lobuesi i tij ka marrë 500 mijë euro nga Rusia për llogari të PD dhe këtë duhet ta sqarojë drejtësia. Ndaj Bashës mund të ketë pasur nxitje për hetim, por nuk ka sajim apo mashtrim. Paratë janë aty dhe duan përgjigje.

Së katërti, lidhur me kompaninë austriake Trema e cila ka pasur aksioner rusin Deripaska, dhe që ka marrë punë publike në Shqipëri, ka sërisht spekulime të verifikueshme. Trema është ne pronësi 100% e kompanisë austrikae Strabag, më e madhja ne fushen e ndërtimit ne Austri dhe nga me te mëdhatë ne Evropë, ku ka patur aksioner rusin Deripaska, deri ne momentin kur ky i fundit është futur ne listën e saksioneve te Bashkimit Europian, pas pushtimit rus te Ukraines (2022).

Ndërkohë, kryetar i Bordit te Strabag është Alfred Gussenbauer, ish- kryeministri austriak.

https://www.strabag.com/databases/internet/_public/content.nsf/ëeb/EN-STRABAG.COM-gusenbauer.html#?men1=undefined&men2=undefined&sid=100&h=undefined

Kompania Trema, pronë e gjigandit austriak Strabag qe sot akuzohet për lidhje me McGonigal, ka përfituar kontrata publike edhe përpara vitit 2013 nga qeveria Berisha, qoftë nga FSHZH (2010 dhe 2011), qoftë nga Ministria e Bujqësisë per rehabilitimin e Diges së Torrovicës në 2011, qoftë për zgjerimin e aeroportit të Rinasit .

Pra ajo është një kompani austriake nga më të mëdhatë në Evropë dhe ka punuar në Shqipëri në kohë të Fatos Nanos, Sali Berishës dhe Edi Ramës, derisa një nga aksionarët e vet u sanksionua. Ndaj dhe ko gënjeshtër është thjesht tymnajë.

E vetmja gjë që Berishës ja prishte gjakun sot, është se djali i tij për herë të parë shkeli në SPAK për një çështje që ka 15 vjet që nuk hetohet. Kur tentuan ta thërrasin për herë të parë më 2008, Berisha i shpalli luftë Prokurorisë, dhe kërcënoi me dosje dhe shantazhe të tjera prokurorët.

Sot e vetmja gjë që mund të bënte ishte të bënte sikur mbronte Amerikën nga një zyrtar i lartë i FBI, me shpresë se shqiptarëve djali i tij do t’u dukej më i pafajshëm se Agron Neza, një djalë nga Tropoja, ortak në biznes me ish- zyrtarin e FBI.

Njëri ka vrarë 26 vetë, në mënyrë tragjike, tjetri ka ndarë 260 mijë dollarë me ortakun e vet në mënyrë jo etike.

Next Post
“Ju që shpalosni talentin si shpellarë ju them se gjarpëri…”/ Efektivja që mbeti e plagosur në aksident: Nuk e kam për detyrim të pyes miqtë e mi a kanë patentë

“Ju që shpalosni talentin si shpellarë ju them se gjarpëri…”/ Efektivja që mbeti e plagosur në aksident: Nuk e kam për detyrim të pyes miqtë e mi a kanë patentë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Do thoshte një Lab, nga Tepelena, “ Hiç çi u shpua bili”, njëlloi janë, 26 të vrarë me 260.000 dollarë, nga 10.000 dollarë për kokë i bie o Mero, prandaj, edhe njëherë si Lab “ Okë e kokë e jemi larë”.
    A zëmë kështu ?
    Salushi, Zenushi dhe Fatmedushi, javash – javash, brekëtë na i mbushi……
    P.S
    Se desh harrova, edhe LiKe Metaj (I.M) me gjithë Monika KokëM…….

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse flamuri shqiptar u gris dje në Kosovë?

Pse Shqipëria nuk i jep diasporës pasaportë dhe shtetësi shqiptare?

April 16, 2026
Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet 23-vjeçari në Bajram Curri

Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet 23-vjeçari në Bajram Curri

April 16, 2026
Investigimi / Emigrantët po pretendojnë se janë viktima të dhunës për të qëndruar në Britaninë e Madhe

Investigimi / Emigrantët po pretendojnë se janë viktima të dhunës për të qëndruar në Britaninë e Madhe

April 16, 2026
FMN ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare, pret shtrenjtim çmimesh

FMN ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare, pret shtrenjtim çmimesh

April 16, 2026
Libani kundërshton pretendimin e Trump: Nuk dimë asgjë për bisedimet e ardhshme me Izraelin

Libani kundërshton pretendimin e Trump: Nuk dimë asgjë për bisedimet e ardhshme me Izraelin

April 16, 2026
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Ervin Salianji: Opozita pengohet nga lidershipi i vjetër politik

April 16, 2026
Flakët ‘përpinë’ pallatin, avokati i firmës “Arlis”: Fasada e ndërtuar me material cilësor

Flakët ‘përpinë’ pallatin, avokati i firmës “Arlis”: Fasada e ndërtuar me material cilësor

April 16, 2026
Natë terrori në Ukrainë, sulmet me dronë dhe raketa lënë 13 të vdekur

Natë terrori në Ukrainë, sulmet me dronë dhe raketa lënë 13 të vdekur

April 16, 2026
Shqiptarët paguan rreth 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

Shqiptarët paguan rreth 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

April 16, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

SPAK thërret 11 dëshmitarë për “Partizanin”, Çupi: Gjyqtarja synon që ta bëjë nul çështjen

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In