• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FMN ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare, pret shtrenjtim çmimesh

by A R
16/04/2026 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit të pasqyrës ekonomike globale, ka rishikuar me ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë. FMN pret që ekonomia e vendit të rritet me 3.4%, nga 3.6% që ishte parashikimi në raportin e stafit të FMN-së për Shqipërinë në dhjetor të vitit të kaluar.

Me ulje prej 2 pikë përqindje është rishikuar dhe pritshmëria për vitin 2027, nga 3.4% që ishte vlerësimi fillestar, në 3.2% në vlerësimin e ri.

Në këto nivele, vendi pritet të ketë rritjen e dytë më të lartë në rajon, pas Kosovës me 3.6%. Rënien më të madhe në pritshmëritë ekonomike e ka shënuar Serbia, që pritet të zgjerohet me 2.8%, nga 3.6% që ishin vlerësimet në tetor.

Bosnjë dhe Hercegovina do të rritet me 2.2% (-0.5 pikë përqindje), Mali i Zi me 2.8% (-0.4 pp); Maqedonia e Veriut me 3.2% (-0.1pp).

Rishikimi në ulje vjen në linjë me zhvillimet ndërkombëtare dhe pasigurive që janë shtuar si rrjedhojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, që ka goditur tregjet globale të energjisë.

Në raportin e pranverës, “Ekonomia globale sërish në test” FMN vlerëson se globi po përballet me një goditje të re nga lufta në Lindjen e Mesme, e cila po rëndon mbi tregjet e lëndëve të para, pritshmëritë për inflacionin dhe kushtet financiare.

Në parashikimin referencë të FMN-së, rritja ekonomike globale pritet të jetë 3.1% në vitin 2026 dhe 3.2% në vitin 2027.

Kjo do të thotë se ekonomia botërore do të rritet më ngadalë sesa në vitet 2024-2025, kur ritmi ishte rreth 3.4%, dhe gjithashtu do të mbetet nën mesataren historike prej 3.7% të periudhës 2000-2019. Krahasuar me përditësimin e janarit 2026, FMN e ka ulur me 0.2 pikë përqindje parashikimin për rritjen e vitit 2026, ndërsa ai për 2027 ka mbetur i pandryshuar.

FMN ka rishikuar në rritje dhe pritshmëritë për inflacionin. Në Shqipëri, ndryshimi vjetor i çmimeve në 2026-n pritet të jetë 3.7%, nga 3% vlerësimin fillestar, duke kaluar objektivin e shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Në rajon, rritja e çmimeve pritet të jetë më e lartë, me rekordin që e mbajnë Serbia (7%) dhe Kosova (5.8%).

FMN thotë në raport se barra më e madhe ekonomike pritet të bjerë mbi vendet e përfshira në konflikt dhe mbi ekonomitë më të brishta, veçanërisht vendet në zhvillim që importojnë lëndë të para energjetike.

FMN vlerëson se rreziqet mbeten qartësisht në kahun negativ. Përveç përshkallëzimit të mëtejshëm gjeopolitik, rreziqe shtesë vijnë nga tensionet tregtare, borxhi i lartë publik, shtrëngimi i kushteve financiare dhe mundësia e korrigjimeve në tregjet financiare.

Në anën pozitive, investimet e lidhura me IA dhe reformat strukturore mund të mbështesin rritjen, por mesazhi kryesor i raportit është se ekonomia globale po hyn në një periudhë më të pasigurt, ku ecuria e saj do të varet shumë nga zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe nga stabiliteti i tregjeve të energjisë./ Marrë nga Monitor.al

Next Post
Investigimi / Emigrantët po pretendojnë se janë viktima të dhunës për të qëndruar në Britaninë e Madhe

Investigimi / Emigrantët po pretendojnë se janë viktima të dhunës për të qëndruar në Britaninë e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

October 29, 2026
Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

October 29, 2026
I vendosi tritol një personi në Fushë-Krujë, prangoset në Lushnje 32-vjeçari

Gjendet tritol i paplasur në derën e një lokali në Kamëz, rrethanat ende mister

October 29, 2026
Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

October 29, 2026
OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

October 29, 2026
Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë?

Përplasja e trenave në Spanjë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuarit poshtë vagonëve

October 29, 2026
Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

October 29, 2026
DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

October 29, 2026
U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

October 29, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Pushtetin sot. Aftësitë nesër. Po faturën kush e paguan?

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In