• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të ecësh nën “gjurmët” e udhëheqësit…

by Artur Ajazi
17/05/2022 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Procesi i zgjedhjes së emrit për kreun e ri të shtetit, stërzgjatja e debateve dhe përdorimi i taktikave berishiste edhe nga ata që sot “nuk e duan” atë, të bind se të gjithë ecin nën “gjurmën” e udhëheqësit. Alibeaj deklaroi se “nuk na detyroni dot, nuk na shtyni dot në rrugën tuaj, duam të dalim nga skutat e politikës së vjetër të politikës së kaluar, emri i presidentit të ri duhet të dalë nga ne, dhe të votohet nga ju”. Ok, deri këtu asgjë të keqe nuk ka. Por mëkëmbësi i Bashës, nuk pranon asgjë kur del para kamerave, ndërkohë që në konferencën e kryetarëve të grupimeve parlamentare, bie dakort me Ballën për diçka tjetër.

Duket sikur të gjithë kanë marrë dhe kanë bërë shkollën e Sali Berishës. Kanë marrë prej tij mohimin e pohimit, zvarritjen, kokëfortësinë deri në arritjen e  pazarit, kanë marrë prej tij mënyrën e të bërit “luftë” ndaj kundërshtarit politik, shpifin dhe e zënë hasha,  dhe kur u del gënjeshtra nuk skuqen dhe nuk turpërohen. Edhe procesin e zgjedhjes së emrit, e shohin si “dredhi të Ramës, si imponim të Ballës, si kurth të shumicës”, duke mos afruar asgjë, as kriteret, as emrin, dhe as bashkëpunimin me grupin më të madh parlamentar, për të mos e futur në ngërç procesin. Edhe pse deklarohen se “ne jemi e ardhmja e Partisë Demokratike”, kur në fakt nuk janë pjesë e saj për momentin, ata edhe në tryezat e përbashkëta, nuk vlerësojnë respektin dhe ftesën e sinqertë të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Alibeaj do të mundohet deri në 23 Maj ora 16.00, ti imponohet  Taulant Ballës, dhe pas afatit të përcaktuar natyrisht do të bjerë “dakort” duke arritur ndonjë pazar. Kjo është politika e skutave, që “mbolli dhe korri” Sali Berisha për 30 e ca vjet, kjo po ngjet edhe me pasardhësit e tij “progresistë”. Edi Rama e ka deklaruar qartë se “nuk presim asgjë të re nga kjo opozitë e bërë “copë e çika”, ndaj edhe procesi i zgjedhjes së emrit dhe presidentit të ri, natyrisht do të jetë brënda afateve të paracaktuara nga ligji.

Partia Demokratike e Sali Berishës,dhe ajo copëz  tjetër që përfaqësohet nga Alibeaj, duan jo vetëm dështimin e procesit të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, por ato duan krijimin e një situate absurde edhe në qeverisjen e vendit. Mazhoranca socialiste, ka detyrimin të zbatojë ligjin dhe afatet kushtetuese, dhe jo të zvarrisë procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, sipas  orekseve të një celule opozitaristësh që stradegjikisht, ecin akoma me mendësitë e politikës së vjetër.

Në Partinë  Demokratike, “akademia” Berisha, ka formëzuar të paktën 5 breza  politikanësh që drejtimin dhe shikimin e kanë nga fotografia dhe imazhi i “udhëheqësit”. Ideologjia e tyre mbetet afera dhe pazari, kurse pushteti mbetet burimi i pasurimit tyre. Me këto ide dhe formula, ata janë “rritur dhe brumosur” zyrave dhe korridoreve të asaj partie, dhe  vazhdojnë të tjerrin  akoma dhe sot, rrjetën e vjetëruar të një politike destruktive.

Next Post
Juristja e njohur mosbesuese, Gjikondi: SPAK nuk ka këllqe të hetojë Berishën!

Sot 'vajton' për Srebrenicës/ Berisha bojkotoi 14 rezoluta kundër krimeve të Millosheviçit në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

November 11, 2026
Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

November 11, 2026
Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

November 11, 2026
Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

November 11, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Djegia e Tiranës, gjylja politike e fushatës së 9 majit!

November 11, 2026
Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

November 11, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Kamioni çan barrierat e rrugës dhe bllokon qarkullimin në afërsi të tunelit të Murrizit!

November 11, 2026
Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

November 11, 2026
pellumb karameta

Protesta kundërshton pushtetin, a mund ta zëvendësojë?

November 11, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Erion Veliaj, kundërshtar i pushtetit, por i burgosur i shtetit

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In