Kryetari i parlamentit Niko Peleshi hapi seancën e sotme plenare.
Ai lexoi rendin e ditës, ku përmendi 9 interpelancat dhe ndryshimet në rregullore.
Me 72 vota pro, u miratua kalendari i Kuvendit. Dy interpelancat me kryeministrin Rama u shtynë, për shkak se kryeministri ndodhet në Korenë e Jugut.
Seanca plenare e kësaj të enjteje, 21 maj pritet të dominohet nga debatet politike, pasi në agjendë janë përfshirë 9 interpelanca dhe një seancë pyetje-përgjigjesh me anëtarë të kabinetit qeveritar.
Opozita, njësoj si në mbledhjet e mëparshme parlamentare, këmbëngul që në sallë të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndaj të cilit janë depozituar dy kërkesa për interpelancë.











