• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot ‘vajton’ për Srebrenicës/ Berisha bojkotoi 14 rezoluta kundër krimeve të Millosheviçit në Kosovë

by Java News
17/05/2022 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doci 

Në një kohë kur Partia Demokratike është ndarë në tre grupe kundërshtare dhe po kalon ditët më të zeza që nga themelimi, Sali Berisha tentoi të sajonte një kauzë të re politike, në përpjekje për dhe futur në kurth mazhorancën. Bëhet fjalë për propozimin e rezolutës nga ‘Rithemelimi’ i Berishës për dënimin e genocidit të Srebrenicës. Berisha u kujtua pas 27 vitesh për rezolutën, duke përdorur një nga masakrat më kobshme në Ballkan, për interesat e tij politike.

Interesat politike konsistonin në zhvendosjen e vëmendjes nga ‘çorba’ në PD, kompleksimin e shumicës për një ndikim të pretenduar të Aleksandar Vuçit tek Edi Rama si dhe një shpëlarje ndërgjegje për lidhjet e tij të forta me Millosheviçin, furnizimin e tij me naftë, luftën kundër UÇK, zhdukjen e Remzi Hoxhës etj.

Ka një fakt të pamohueshëm që konfirmon hipokrizinë e Berishës për rezolutën për dënimin e genocidit të Srebrenicës. Është bojkotimi i Sali Berishës të 14 rezolutave dhe deklaratave, të propozuara kryesisht nga Partia Socialiste, për dënimin e krimeve të Millosheviçin në Kosovë. Gjatë viteve 1998-2000, Kuvendi i Shqipërisë ka dënuar rezoluta dhe deklarata 14 herë masakrat e paramilitarëve dhe ushtrisë së Millosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Sali Berisha nuk ka votuar asnjërën prej tyre. Gjatë kohës kur Kuvendi i Shqipërisë miratonte këto rezoluta dhe deklarata, duke dënuar kimet e Millosheviçit dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, Sali Berisha, në atë kohë kryetar i PD, luftonte kundër UÇK, duke e konsideruar si terroriste, bandë marksiste-komuniste, njësi guerile që kopjonte Che Guevar-ën në Kubë etj., ndërsa protestonte në sheshe për të rrëzuar qeverinë socialiste.

Rezolutat e bojkotuara nga Sali Berisha 
Në 17 prill 1998, Kuvendi i Shqipërisë, nën drejtimin e socialistëve, miraton një rezolutë, përmes të cilës dënon represionin dhe dhunës së forcave ushtarake e policore serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.

Në 6 tetor 1998, Kuvendi i Shqipërisë, ka miratuar një tjetër rezolutë, ku dënonte luftën etnike të Millosheviçit në Kosovë.

Në 24 dhjetor 1998, Kuvendi i Shqipërisë, nën drejtimin e socialistëve, ka miratuar një rezolutë të tretë, ku dënonte krimet e Millosheviçit, duke theksuar ndër të tjera se “E vetmja rrugë për ndaljen e gjenocidit, spastrimit të egër etnik dhe përhapjes së konfliktit në rajon mbetet ndërhyrja e trupave të NATO-s në Kosovë”.

Në datën 28 dhjetor 1998, Kuvendi i Shqipërisë, miraton një tjetër rezolutë, me propozim të PS-së, në atë kohë në qeverisje, në të cilën, mes të tjerave thuhet se “Autoritetet e Beogradit vijojnë zbatimin e metodave të hapura brutale të spastrimit etnik, duke konfirmuar politikën e mohimit të plotë e sistematik të të drejtave kombëtare themelore e njerëzore të shqiptarëve të Kosovës”.

Në 18 Janar 1999, Partia Socialiste mblodhi Kuvendin e Shqipërisë në një seancë të jashtëzakonshme, ku miratoi një deklaratë, duke dënuar masakra e Reçakut, e cila tronditi botën dhe krimet e tjera të Millosheviçit.

Në 4 mars 1999, nën drejtimin e socialistëve, Kuvendi miratoi një tjetër deklaratë, ku kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të NATO-s për të goditur makinerinë ushtarake të Millosheviçit.

Në 23 mars 1999, Kuvendi mblidhet nën drejtimin e PS sërish për çështjen e Kosovës, duke dënuar me forcë masakrat e reja të Millosheviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Në datë 25 mars 1999, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sërish për Kosovën, duke dënuar dhe denoncuar krimet e Millosheviçit ndaj shqiptarëve.

Kuvendi u mblodh edhe dy herë të tjera në 7 prill 1999 dhe 14 prill, ku denoncoi dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre. Gjithnjë nën drejtimin e PS, Kuvendi u mblodh posaçërisht për Kosovën edhe në 19 prill 1999 dhe 22 prill 1999.

Në 12 maj 1999, Kuvendi mblidhet sërish për Kosovën, ku miraton një rezolutë, duke dënuar ashpër krimet monstruoze të regjimit të Milosheviçit.  “Regjimi i Milosheviçit po vazhdon me egërsinë më të madhe fushatën e spastrimit etnik, të shoqëruar me masakra të papara, ndaj popullsisë civile të pafajshme dhe të pambrojtur. Pothuajse e gjithë popullsia shqiptare e Kosovës është dëbuar nga vatrat e saj, duke u endur pyjeve, ndërsa një pjesë e konsiderueshme jashtë kufijve të Kosovës”.

Në 10 qershor 1999, Kuvendi miraton një tjetër deklaratë ku përshëndet kapitullimin e Serbisë dhe dënon krimet gjatë tërheqjes nga Kosova.

Në 26 qershor 1999, Kuvendi miraton një tjetër deklaratë, ku dënon masakrat e Millosheviçit.

Në 24 dhjetor 1999, Kuvendi miraton një tjetër rezolutë, ku kërkon rikthimin e kosovarëve në vatrat e tyre, ndërsa dënon edhe një herë krimet serbe në Kosovë.

Në 23 tetor 2000, Kuvendi miraton një tjetër deklaratë, ku kërkon nxjerrjen e Millosheviçit dhe kriminelëve tjerë të akuzuar për krime kundër njerëzimit, para Gjykatës së Hagës, si dhe i kërkon Serbisë të kërkojë falje për gjenocidin.

Next Post
A e keni mbyllur kapitullin e bashkëpunimit me Ramën? Përgjigjet Meta: Kam qenë, jam e do mbetëm në shërbim të popullit

A e keni mbyllur kapitullin e bashkëpunimit me Ramën? Përgjigjet Meta: Kam qenë, jam e do mbetëm në shërbim të popullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po tallen me ne!”- Debate në Dhomën e Avokatisë, vendoset bojkot edhe për masat e sigurisë në GJKKO

“Po tallen me ne!”- Debate në Dhomën e Avokatisë, vendoset bojkot edhe për masat e sigurisë në GJKKO

September 23, 2026
Destinacion i ri në horizont për Hysajn, lëvizja që pritet të bëjë mbrojtësi kuqezi

Ofertë konkrete për Elseid Hysajn, Ascoli këmbëngul për mbrojtësin kuqezi

September 23, 2026
Rrëzohet avioni stërvitor i Forcave Ajrore Britanike në Uells, dy pilotë të plagosur

Rrëzohet avioni stërvitor i Forcave Ajrore Britanike në Uells, dy pilotë të plagosur

September 23, 2026
Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për integrimin në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për integrimin në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

September 23, 2026
Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

September 23, 2026
Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

September 23, 2026
Rriten qiratë në Tiranë, agjentët imobiliarë: Çmimi mesatar shkon 500 euro në muaj

Frenohet rritja e çmimeve të banesave, tregu hyn në një fazë më të ngadaltë

September 23, 2026
Këmbanat e alarmit në Ballkan

Këmbanat e alarmit në Ballkan

September 23, 2026
Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

September 23, 2026
Vlora Hyseni u mor në pyetje nga SPAK për lidhjen me Agasin, ish-kreu i SHISH: Kam kontakte vetëm me telefon dhe si bashkëpunëtor i shërbimit sekret

Kur James Bondi kthehet në Menekshe: Telendisja në telenovelë turke, e një spy story

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com