Të akuzuar për vrasje, ekstradohen sot nga Dubai tre pjesëtarët e grupit e Talo Çelës 

Tre pjesëtarë të grupeve kriminale që rezultonin të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare pritet të ekstradohen ditën e sotme nga Dubai.

Të ekstraduarit janë Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, Ervis Daka, Maksim Koçi të cilët rezultojnë të jenë pjesëtarë të grupit kriminal të Talo Çelës.

Akuzat që rëndojnë mbi ta janë ‘përkrahje të shtetasve të shumëkërkuar’, ‘planifikues  dhe sigurim i mjeteve për vrasje të kryera në kuadër të veprimtarisë së një organizate kriminale.

Njoftimi policisë:

Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:

A. Xh. alias A. C. alias E. C., i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar;

E. D., i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar;

M. K., i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.

Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com