Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Real Story’ ka bërë jë deklaratë të fortë.
Balla është shprehur se PD përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’ i ka pasur që prej 2 vitesh e 7 muajsh.
Sipas Ballës, ‘Bild-it’ përgjimet ia ka dhënë opozita dhe madje kanë enë familjarët e Bashës që i kanë çuar.
‘PD i ka pasur këto përgjime një ditë pas votimeve në Dibër. Jam i bindur që gazetës ‘Bild’ i janë dhënë nga opozita. Jam i sigurtë që në trasportimin e tyre janë përfshirë edhe familjarë të Lulzim Bashës. Partia ka 2 vjet e 7 muaj që i ka këto përgjime’, tha Balla./l.m