• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Për të vdekurin mirë ose hiç”, Berisha për Fatos Nanon: Nuk shkoi në burg prej meje!

by A R
11/12/2025 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sonte në “Opinion”, 11 dhjetor, kryedemokrati Sali Berisha, foli edhe për ish-kryeministrin e vendit, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta më 31 tetor të këtij viti.

Sali Berisha: Për të vdekurin, mirë ose hiç! Por dy gjëra mund të them, së pari ka merita të padiskutueshme, në reformimin e Partisë Socialiste, e cila nga parti e një njeriu që ishte gjer në momentin e largimit të tij, u kthye në parti me norma, votime, që ia ka hequr Edi Rama tani përsëri. Ai ishte në krahun tjetër, edhe ai një vektor i pluralizmit politik.

-Ju keni bërë marrëveshje të mëdha, në vitin 2022 ju jeni ulur për të zgjedhur Presidentin. Në vitin 2007, ju keni arritur të bëni marrëveshje, edhe në 1991-in…

Sali Berisha: Ai ishte politikan me reflekse dhe sigurisht kuptonte situatat. Nuk shtynte në…

-Ishte i vështirë në marrëveshje?

Sali Berisha: Nuk është se i merrte me kaq, me kaq…prokupim të madh!

-Ashtu ë? S’e çante kokën?

Sali Berisha: E thoshte shpesh këtë punën e përgjegjësisë, por nuk po hy në këtë kapitull.

-A jeni penduar që ai shkoi në burg gjatë kohës që ju ishit President?

Sali Berisha: Absolutisht nuk shkoi nga unë! E kam thënë 1 mijë herë, atij dosjen ja përgatitën në vitin 1991. U gjet se kishte firmosur diçka të cilin Ministri i Financave nuk kishte qenë fare i pranishëm, fjala për Qemal Dishën. Në këtë aspekt, kanë qenë debate në parlament. Tani, a e meritonte, a kishte korrupsion? 100%, s’ka diskutim! Por, ndërkohë një grup parlamentar, një grup i fuqishëm deputetësh kërkonin me çdo kusht arrestimin e tij dhe protagonist kryesor u bë Zef Brozi (Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit). Ngrihet dhe thotë “ose ai, ose unë në burg”, janë dëshmitarët. Prokuroria e kishte dosjen, unë mund të kisha përdorur pas një kohe faljen presidenciale.

-Pse s’e përdore? Të shkoi ndërmend?

Sali Berisha: Patjetër, por mos harro se ishte betejë me komunizmin. Ne e ndalonim me ligj, ata shkonin dhe themelonin një parti komuniste.

Next Post
Shabani për deklaratën e Lapajt: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

Me 85 vota pro, Kuvendi zgjedh Endrit Shabanin si Avokat të Popullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi mbajtur shënime nga protesta”/ Rama intervistë për gazetarin amerikan: Mafia shqiptare nuk ekziston, janë gjepura! SPAK nuk e ka thënë…

November 2, 2026
U braktis nga shoqëruesit e tij në 2,600 metra lartës, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet

U braktis nga shoqëruesit e tij në 2,600 metra lartës, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet

November 2, 2026
Trump i gatshëm të japë falje paraprake për Musk dhe bashkëpunëtorët e tij nëse demokratët fitojnë Kongresin

Trump i gatshëm të japë falje paraprake për Musk dhe bashkëpunëtorët e tij nëse demokratët fitojnë Kongresin

November 2, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Kur shpërdorohet autoriteti akademik

November 2, 2026
Buxheti për mbrojtjen sipas kërkesave të NATO, Shqipëria përmbush angazhimin si anëtare e Aleancës!

Buxheti për mbrojtjen sipas kërkesave të NATO, Shqipëria përmbush angazhimin si anëtare e Aleancës!

November 2, 2026
Gjykata çeke liron gazetarin kinez të akuzuar për spiunazh, u shpall i pafajshëm

Gjykata çeke liron gazetarin kinez të akuzuar për spiunazh, u shpall i pafajshëm

November 2, 2026
24 persona të vrarë nga bombardimi rus ndaj një qendre ndihmash në Ukrainë

24 persona të vrarë nga bombardimi rus ndaj një qendre ndihmash në Ukrainë

November 2, 2026
Ndotja e Semanit shkatërron florën e faunën! Mbetjet pushtojnë deltën e lumit, projekt edhe për rehabilitimin

Ndotja e Semanit shkatërron florën e faunën! Mbetjet pushtojnë deltën e lumit, projekt edhe për rehabilitimin

November 2, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Kompanitë amerikane të naftës përfituan mbi 130 miliardë dollarë nga lufta me Iranin

November 2, 2026
Lodhesh kot Sali!

Pse PD, nuk është më opozita

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In