Nga Artur Ajazi
Le të thotë gjithë ditën dhe natën Sali Berisha se “PD është opozita e Edi Ramës, se unë jam kryetari opozitës”, apo dhe profka të tjera.
Tanimë Shqipëria dhe Edi Rama, njeh si “opozitë vetëm Flamingot dhe studentët”, por jo dhunuesit. Tanimë Edi Rama, po punon, dhe po gjen rrugët e zgjidhjes, me të vetmen opozitë, “protestën e studentëve”.
Ishte ajo që e nxiti kryeministrin Rama, të ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe të domosdoshëm, për të pasqyruar dhe qenë sa më pranë halleve dhe problemeve të studentëve. Ishte pikërisht protesta e studentëve (dhe jo e dhunuesve huliganistë) ajo që nxiti Edi Ramën, të përmirësoi Kodin Penal, të rrisë kontributet financiare ndaj studenteve, dhe rishikojë ndihmat ekonomike ndaj qytetareve. Pra, sot e tutje, edhe pse jo zyrtare, opozita reale e qeverisë Rama, mbetet vetëm 1, protesta e studenteve.
Edi Rama, e ka ndarë protestën e tyre nga dhuna, djegiet, shkatërrimet, vjedhjet, pasi ato i takojnë një grupimi tjetër, i takojnë vandalëve historikë të Sali Berishës. As nuk e kishte menduar kurrë Berisha se, rruga që zgjodhi, duke futur mes studenteve “grupimin e zjarrit”, do ti sillte fatin e keq.
Ai sot dhe Partia Demokratike, nuk janë më opozita. deputetët e Saliut, janë përzënë nga studentet, komisarët e Saliut janë flakur tutje nga studentet, që janë të zhgënjyer nga ajo “palo opozitë”, që kurrë nuk ka qenë e denjë të përfaqësojë as interesat e demokrateve në Parlament. Opozita e Saliut mbetet apatike, e zbrazët, mashtruese, dhe e paaftë të sjellë shpresën dhe besimin tek shqiptaret. Protesta e “flamingove” dhe ajo e studenteve paqësorë, ndau përfundimisht nga mëdyshja e shqiptarët, duke pozicionuar partinë e Saliut si “parti dhe opozitë që i shërben vetëm një njeriu”.
Tani nuk ka pikën e dyshimit që, edhe vetë Edi Rama në daljet e tij mediatike, i drejtohet dhe komunikon vetëm me studentët dhe shqiptaret e paangazhuar. Edi Rama, nuk ka pse të merret më me, idiotësitë, kërkesat, dhe trillet e një opozite që aktualisht po braktiset edhe nga baza e saj në rrethe. Shqiptaret sot, njohin verbalisht dhe realisht vetëm studentët si opozitë serioze.
Eshtë pikërisht protesta e tyre, që po sjell ndryshimet në vendimmarrjet e kryeministrit, duke dashur të rrisë realisht performancën e qeverisjes, dhe jo presioni i një opozite anemike, që ka për kryetar një 83 vjeçar, kryetar i përjetshëm. Edi Rama, ka qenë dhe mbetet gjithmonë “dorështrirë” për dialog ndaj studentëve paqësorë, por kurrë ndaj vandalëve, zjarrvënësve, dhe hajdutëve të një opozite destruktive. Duke klasifikuar si “opozita reale e këtij vendi” studentet, Edi Rama ka vendosur të përmirësojë realisht dukshëm qeverisjen qendrore dhe vendore të Shqipërisë, në dobi të qytetarit.
Ndoshta duhej të ndodhte protesta, që Rama të “tundte nga themelet” ministritë, drejtoritë, dhe çdo strukture parazite qeveritare, që deri tani, ka vegjetuar dhe abuzuar me hallet dhe problemet e shqiptareve.











