• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndotja e Semanit shkatërron florën e faunën! Mbetjet pushtojnë deltën e lumit, projekt edhe për rehabilitimin

by A. Q
02/11/2026 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plastika, mbetjet inerte, organike dhe hidrokarburet kanë pushtuar prej vitesh Deltën e Semanit.

Ndotja e akumuluar ndër dekada ka sjellë degradimin fizik të habitateve natyrore, duke rrezikuar mjedisin ku zhvillohen speciet e shpendëve dhe flora karakteristike e zonës.

Përballë kësaj situate, është prezantuar projekti për rehabilitimin e Deltës së Semanit, i mbështetur në një studim të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore. Raporti evidenton problematikat mjedisore dhe përcakton ndërhyrjet që nevojiten për të frenuar ndotjen dhe rikthyer funksionet natyrore të zonës. Një prej masave kryesore të parashikuara është përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve të ngurta.

Kjo përfshin mbledhjen, trajtimin, përpunimin dhe ripërdorimin e tyre, në përputhje me standardet dhe direktivat e Bashkimit Europian për burimet ujore. Një tjetër ndërhyrje e rëndësishme është mbyllja e vendburimeve të ndotjes ose rehabilitimi i tyre, në mënyrë që të parandalohet vijimi i ndotjes së deltës.

Delta e Semanit ka një sipërfaqe prej 3.19 kilometrash katrorë dhe shtrihet në territorin e Bashkisë Fier. Megjithatë, lumi kalon edhe në territorin e tre bashkive të tjera: Roskovecit, Patosit dhe Beratit. Për këtë arsye, zbatimi i projektit kërkon angazhimin e të gjitha njësive vendore përgjatë rrjedhës së lumit, por edhe të kompanive të naftës, të cilat sipas të dhënave të Basenit Ujor Seman kanë detyrime në procesin e pastrimit.

Rehabilitimi i deltës kërkon kështu ndërhyrje të koordinuar, jo vetëm për largimin e mbetjeve që kanë pushtuar zonën, por edhe për të ndalur burimet që vazhdojnë ta ndotin atë. Projekti synon të adresojë një problematikë të trashëguar ndër vite, pasojat e së cilës po bëhen gjithnjë e më të dukshme në habitatet natyrore të Semanit. /ABC News/

Next Post
24 persona të vrarë nga bombardimi rus ndaj një qendre ndihmash në Ukrainë

24 persona të vrarë nga bombardimi rus ndaj një qendre ndihmash në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

November 3, 2026
Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite

Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite

November 3, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

November 3, 2026
Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

November 3, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt

November 3, 2026
Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

November 3, 2026
SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

November 3, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

November 3, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

November 3, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Keqllogaritje apo armiqësi?

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In