• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite

by A R
03/11/2026 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Temperatura mesatare e trupit të njeriut duket se ka qenë më e lartë 150 vite më parë. Studimet tregojnë se sot njerëzit kanë një temperaturë më të ulët, ndërsa shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë arsyet e këtij ndryshimi bën të ditur BBC.

Në vitet 1860, mjeku gjerman Carl Wunderlich nisi një studim të gjerë për të përcaktuar temperaturën normale të trupit. Për 15 vite, ai mati temperaturën në sqetull të 25 mijë pacientëve, duke mbledhur më shumë se një milion matje. Nga këto të dhëna përcaktoi se temperatura mesatare e një të rrituri të shëndetshëm ishte 37 gradë Celsius, vlerë që u kthye në standardin e përdorur për shumë dekada.

Megjithatë, kërkimet e mëvonshme tregojnë se kjo shifër mund të mos pasqyrojë më realitetin. Julie Parsonnet, mjeke e specializuar në sëmundjet infektive në Universitetin Stanford, thotë se temperatura normale ndryshon sipas moshës, gjinisë dhe orës së ditës. Gratë, për shembull, kanë përgjithësisht temperaturë më të lartë se burrat, ndërsa ajo ulet me kalimin e moshës.

Një studim i ekipit të Parsonnet, që analizoi të dhënat e afro 190 mijë amerikanëve nga viti 1862 deri në vitin 2017, zbuloi se temperatura mesatare e të rriturve sot është rreth 36.39 gradë Celsius. Te burrat amerikanë, ajo rezulton mesatarisht 0.59 gradë më e ulët krahasuar me fillimin e shekullit XIX.

Ky fenomen është vërejtur edhe në komunitete që jetojnë larg vendeve të zhvilluara. Adrian Jaeggi, antropolog i biologjisë në Universitetin e Zyrihut, tregon se te komuniteti indigjen Tsimane në Amazonë, temperatura mesatare ka zbritur nga rreth 37 gradë Celsius në fillim të viteve 2000, në 36.5 gradë në vitin 2018.

Pse po ftohet trupi i njeriut?

Një nga shpjegimet kryesore lidhet me përmirësimin e shëndetit dhe kushteve të jetesës. Në kohën e Wunderlich, jetëgjatësia mesatare ishte vetëm 38 vjeç, ndërsa sot është pothuajse dyfishi.

“Njerëzit nuk jetonin aq shëndetshëm sa jetojmë ne sot. Ata vuanin nga shumë probleme shëndetësore, si tuberkulozi, infeksionet e rënda të dhëmbëve, dizenteria, ethet reumatizmale dhe osteomieliti”, shpjegon Parsonnet.

Sipas saj, lufta e vazhdueshme e sistemit imunitar kundër infeksioneve kërkon energji dhe prodhon nxehtësi.

“Kur sistemi juaj imunitar përpiqet t’ju mbrojë nga të gjitha këto sëmundje që mund t’ju rrezikojnë jetën, ai konsumon kalori. Dhe kaloritë janë një mënyrë tjetër për të prodhuar nxehtësi”, thotë ajo.

Edhe vaksinimi, higjiena më e mirë dhe ulja e infeksioneve parazitare kanë ndikuar në përmirësimin e shëndetit të popullsisë. Një tjetër faktor është kontrolli i temperaturës në ambientet ku jetojmë, falë përdorimit të kondicionerëve dhe sistemeve të ngrohjes.

“Pjesën më të madhe të jetës e kalojmë në një klimë ideale, në atë që quhet zonë termoneutrale, ku trupi nuk ka nevojë të punojë për të ruajtur temperaturën e tij. Dhe nëse nuk ka nevojë të shpenzojë energji për këtë proces, atëherë nuk prodhon as aq shumë nxehtësi”, shpjegon Parsonnet.

A mund të ketë gabuar mjeku gjerman?

Philip Mackowiak, historian i mjekësisë dhe ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin e Maryland-it, ngre dyshime për saktësinë e matjeve të Wunderlich. Kur ekzaminoi një nga termometrat e tij prej qelqi, vuri re se pajisja ishte e kalibruar rreth dy gradë Celsius më lart se termometrat modernë.

Në atë kohë, matja e temperaturës kërkonte 15- 20 minuta dhe pacientët duhej të qëndronin të palëvizur. Për më tepër, Wunderlich e maste temperaturën në sqetull, ndërsa sot përdoren më shpesh matjet në gojë.

Megjithatë, Parsonnet nuk beson se gabimi i pajisjeve shpjegon të gjithë ndryshimin. Analiza e të dhënave të veteranëve amerikanë, të mbledhura nga viti 1862 deri në vitin 1930, tregoi se personat e lindur më herët kishin vërtet temperaturë mesatare më të lartë.

Ekipi i saj gjeti të njëjtën tendencë edhe në dy baza të tjera të dhënash, që përfshinin matje nga viti 1971 deri në vitin 2017. Kjo përforcon idenë se temperatura e trupit ka pësuar një rënie reale me kalimin e dekadave.

A duhet ndryshuar standardi i 37 gradëve?

Gjetjet e reja kanë ngritur diskutime nëse 37 gradë Celsius duhet të vazhdojë të konsiderohet temperatura normale e trupit. Disa burime të rëndësishme mjekësore, përfshirë librin Harrison’s Principles of Internal Medicine dhe databazën UpToDate, kanë përditësuar tashmë referencat e tyre.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë që të mos mbështetemi vetëm te një shifër e vetme, pasi temperatura ndryshon nga personi në person.

“Është e rëndësishme të mos i marrim këto kufij si vlera absolute, sepse ato nuk përfaqësojnë ndarje të qarta. Askush nuk mund të pretendojë se 36.99 gradë Celsius është rrënjësisht e ndryshme nga 37.01 gradë”, shpjegon Jaeggi.

Megjithatë, temperaturat nën 35 gradë Celsius ose mbi 40 gradë Celsius te të rriturit mund të sinjalizojnë probleme serioze shëndetësore dhe kërkojnë vëmendje mjekësore.

Next Post
Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi masiv kibernetik, “shkrijnë” edhe frigoriferët e Athinës, preken shumë supermarkete në Greqi!

Sulmi masiv kibernetik, “shkrijnë” edhe frigoriferët e Athinës, preken shumë supermarkete në Greqi!

November 3, 2026
DETAJET/ Para grabitjes, autori i drejtoi armën rojës private, mbante doreza! Zbulohet dinamika, ja si ndodhi vjedhja e bankës, dy dëshmitarët…

Grabitja e bankës te “Komuna e Parisit”, zbulohet shuma që u vodh nga autori, iu deshën vetëm 3 minuta!

November 3, 2026
“Me BE nuk i dihet asnjëherë, Shqipëria po bën detyrat e saj”- Rama nga Brukseli: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën!

“Me BE nuk i dihet asnjëherë, Shqipëria po bën detyrat e saj”- Rama nga Brukseli: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën!

November 3, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në Apelin e GJKKO-së, por ish-drejtuesja e SHISH-it refuzon të marrë pjesë në seancë!

November 3, 2026
Dritë “jeshile” për Malin e Zi, mund të nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit në BE në qershor 2027!

Dritë “jeshile” për Malin e Zi, mund të nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit në BE në qershor 2027!

November 3, 2026
“Nëse vazhdon kështu, deri vitin tjetër…”- Rama në Samitin e “Euronews”: Po punojmë fort për të mbyllur negociatat me BE deri në fund të 2027! Fat i madh që…

“Nëse vazhdon kështu, deri vitin tjetër…”- Rama në Samitin e “Euronews”: Po punojmë fort për të mbyllur negociatat me BE deri në fund të 2027! Fat i madh që…

November 3, 2026
FIFA paguan miliona për faturën tatimore në SHBA të Gianni Infantinos!

FIFA paguan miliona për faturën tatimore në SHBA të Gianni Infantinos!

November 3, 2026
Çështja e Saharasë, ministri i Jashtëm i Marokut: Fundi i MINURSO-s hap një fazë të re dhe autonomia mbetet e vetmja rrugë përpara!

Çështja e Saharasë, ministri i Jashtëm i Marokut: Fundi i MINURSO-s hap një fazë të re dhe autonomia mbetet e vetmja rrugë përpara!

November 3, 2026
“Vajza u gjet e pajetë në shtratin e babait të saj”- 65-vjeçari i mori jetën të birit, pasi pa se ai kishte vrarë foshnjën e tij 3-muajshe!

“Vajza u gjet e pajetë në shtratin e babait të saj”- 65-vjeçari i mori jetën të birit, pasi pa se ai kishte vrarë foshnjën e tij 3-muajshe!

November 3, 2026
Alarm për bombë në avionin që fluturonte nga Izraeli, kryhet ulje emergjente në Sofje

Alarm për bombë në avionin që fluturonte nga Izraeli, kryhet ulje emergjente në Sofje

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In