• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Vajza u gjet e pajetë në shtratin e babait të saj”- 65-vjeçari i mori jetën të birit, pasi pa se ai kishte vrarë foshnjën e tij 3-muajshe!

by A. Q
03/11/2026 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një muaj paraburgim i është shqiptuar si masë e sigurisë, Braim Demirit për vrasjen e djalit të tij, Adonis Demirit në Demiraj të Gjilanit.

Në vendimin e Gjykatës Themelore, thuhet se 65-vjeçari më 1 nëntor pas një konflikti e privon nga jeta të birin e tij 27-vjeçar dhe se paraprakisht në shtëpinë e tyre është gjetur e vdekur foshnja 3 muajsh.

“Pas një konflikti  fizik me djalin e tij e privon nga jeta, ndërsa më parë edhe fëmija D. D., është gjetur e pa jetë dhe me shenja dhune në shtratin e babait të saj, ku janë vërejtur edhe njolla gjaku, krejt këto të shkaktuara me dyshimin nga babai i saj tani i ndjeri Adonisi”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Braim Demiri dyshohet për dy vepra penale, vrasjes së rëndë dhe armëmbajtjes pa leje. Top Channel ka siguruar dosjen e Prokurorisë Themelore të Gjilanit ku kërkohej masa e sigurisë prej një muaji. Në dokument thuhet se pas mesnatës e deri në mëngjes, 65-vjeçari pas një konflikti me djalin e tij Adonisin, 27-vjeçar e privon atë nga jeta.

“Me dashje e privon nga jeta djalin e tij Adonisin, ashtu që të njëjtin e godet me grushte në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit  duke e goditur me mjet të fortë në anën e djathtë të kokës, duke e përplasur për tokë, e më pas  me një litar të cilin ia vendos në qafë viktimës dhe sipas shenjave të njëjtin e ngulfate”, thuhet në dosje.

Prokuroria thotë se dyshimet e para janë që 27-vjeçari, tashmë i ndjerë i shkaktoi lëndimet që i morën jetën foshnjës tre muajsh.

“Është gjetur e pa jetë me shenja dhune në shtratin e babait të saj tani të ndjerit Adonis, ku janë vërejtur edhe njolla gjaku, krejt këto të shkaktuara  me dyshimin  nga babi i saj tani i ndjeri Adonis”, thuhet në kërkesën e prokurorisë për masën e paraburgimit për 65-vjeçarin, Braim Demirin.

Sipas këtij raporti, i pandehur nuk është vetëm Braim Demiri por edhe bashkëshortja e tij, Habibe Demiri, e ëma e 27-vjeçarit, si ndihmëse në kryerjen e veprës penale.

Këtij dokumenti, Prokuroria ia ka bashkangjitur edhe raportin e Policisë së Kosovës, konkretisht departamentit për krimet e rënda në Prishtinë, nga këqyrja e vendit të ngjarjes. Autoritetet kanë siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë nga shtëpia e vëllait të Braim Demirit e këto i kanë shërbyer prokurorisë të arsyetojë kërkesën për masën e sigurisë, një muaj paraburgim ndaj 65-vjeçarit, derisa vihet në dukje edhe kundërthënia mes deklaratave dhe kamerave të sigurisë.

“Duke pasur parasysh se të dy të pandehurit kanë dhënë versione të ngjarjes që bien ndesh me incizimet e kamerave të sigurisë, ekziston rrezik real që i pandehuri, nëse do të ndodhet në liri, do të bashkërendojë deklaratat me bashkëpandehurën, me çka do të pengonte zhvillimin e rregullt të procedurës penale”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

65-vjeçari sipas informacioneve nuk ka të kaluar kriminale, ndërkohë i biri i tij, tashmë i ndjerë ishte i dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosje ndaj të fejuarës, të ëmës së foshnjës nga Dega e Gjykatës Themelore në Kamenicë.

Dënimi me burg i 17 qershorit 2026 i ishte zëvendësuar me 1.800 euro gjobë derisa njoftohet se kishte kaluar dy muaj paraburgim në Psikiatrinë Forenzike në Prishtinë pasi dyshohet se ishte përdorues i substancave narkotike, të llojit kokainë.

Për shkak të varësisë së tij, gjykata kishte shqiptuar edhe masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri. Paraprakisht, më 11 prill të këtij viti, gjykata kishte lëshuar edhe urdhër mbrojtje emergjent ndaj tij lidhur me të fejuarën në kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Next Post
Çështja e Saharasë, ministri i Jashtëm i Marokut: Fundi i MINURSO-s hap një fazë të re dhe autonomia mbetet e vetmja rrugë përpara!

Çështja e Saharasë, ministri i Jashtëm i Marokut: Fundi i MINURSO-s hap një fazë të re dhe autonomia mbetet e vetmja rrugë përpara!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In