• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjest për të treguar…”, Zogaj mbron praninë e ambasadorëve në zgjedhjen e kreut të SPAK-ut

by A R
11/12/2025 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Preç Zogaj, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se prania e ambasadorëve në garën për të zgjedhur kreun e ri të SPAK-ut ishte tregues se ata nuk kanë ikur dhe vijojnë ta mbështesin SPAK-un, i cili është nën kërcënim nga krimi dhe politikanët e korruptuar.

“Për mendimin tim, pika e parë është prania e shumë ambasadorëve të huaj. Prania ishte për të manifestuar nivelin e interesit të madh që kanë partnerët tanë evropianë dhe amerikanë për SPAK-un. Ka shumë dilema këtu që kanë ikur e kanë lënë vetëm SPAK-un, se nuk e mbështet kush më dhe mezi po e presin ata që janë subjekte të hetimit, eksponentët e krimit të karteleve të drogës dhe politikanët e korruptuar. Unë e konsideroj një shfaqje, domethënë thjesht për të treguar interesim në sy të publikut shqiptar.

Pamjet janë që edhe herën e parë amerikanët e kanë manifestuar me një gjest preferencën e tyre dhe e manifestuan përsëri me një gjest. Ka shumë ka dilema, tani s’besoj se ka dilema që amerikanët do të  vazhdojnë ta mbështesin drejtësinë e re dhe SPAK-un, apo me administratën e re s’do do ta braktisin.

Kemi fakte që mbështetja është po ajo që ka qenë, bile është pak më e shfaqur sepse këta republikanët nga natyra janë dhe pak kaubojë.

Ka një perceptim, i cili është perceptim real, se SPAK-u, megjithëse është konsoliduar, është forcuar, ka arrit disa rezultate, sidomos këto tre vjet, se tre vitet e para s’kishin ndërtesë, përsëri është i kërcënuar, është nën kërcënim permanent.

Ka një infrastrukturë që është edhe mediatike dhe politike se ka një përbetim të të korruptuarve të krimit për ta zhbërë SPAK-un, për ta lënë Shqipërinë pa këtë instrument.

Te pjesa e pyetjeve, ato janë pyetjet e anëtarëve të KLP-së, aty sigurisht ka pyetje naive. Përtej pyetjeve, unë do të thosha që pyetjet janë një audicion. Mendoj se anëtarët e KLP-së kanë pas një ide se kush janë kandidatët, duke parë punën e tyre, bilancin e punës 3-vjeçare, dosjet, çështjet që kanë hetuar, efikasitetin që kanë treguar në hetimin e dosjeve dhe kjo është gara e vërtetë.

Unë mendoj që të katër kandidatët e meritonin të ishin zgjedhur, sepse i kanë kaluar, domethënë disa filtra dhe analiza.

Domethënë që të thuash është bërë ai seleksionimi i parë. Por një njeri do të fitojë gjithmonë dhe fitoi ai që kishte qartazi një preferencë të amerikanëve, edhe për atë që ka të bëjë me prioritetin që kanë ato që është lufta kundër karteleve të drogës, korrupsionit, krimit të organizuar, parave të pista që po shkatërrojnë konkurrencën në Shqipëri për rrjedhim dalëngadalë dhe demokracinë”- tha Zogaj.

Next Post
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Reforma zgjedhore, Balla: Numëruesit s’do të jenë më të partive. Të adresojmë financimin e partive dhe fushatave zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

November 2, 2026
Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

November 2, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

November 2, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet për 46 bashki

November 2, 2026
Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

November 2, 2026
Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

November 2, 2026
Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

November 2, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

November 2, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama ndan videon: Diella ju ndihmon hap pas hapi në E-Albania, 19 shërbime më të lehta për qytetarët

November 2, 2026
Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In