• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tatimet e Tiranës do shtojnë kontrollet për faturat tatimore

by
21/07/2015 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë u ka dërguar një njoftim të gjithë subjekteve se do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në terren në lidhje me zbatueshmërinë e legjislacionit Tatimor në fuqi lidhur me lëshimin e faturës tatimore dhe përdorimin e Pajisjeve Fiskale.
Tatimete Tiranës u kanë kujtuar subjekteve dhe ndëshkimet që ka ligji për mosleshimine faturës tatimore:
Në zbatim të Ligjit Nr.9920, Datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë ” i ndryshuar, neni 51 ” Lëshimi i faturës tatimore”, Shitësi lëshon faturë tatimore dhe blerësi duhet ta kërkojë atë në kohën e realizimit të shitjes apo të kryerjes së punimit ose shërbimit. Gjithashtu Tatimpaguesi, që mban në ruajtje, përdor apo transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, dënohet, në përputhje me nenin 121 të këtij ligji.

Neni 55, “Pajisjet fiskale “,
Tatimpaguesit, që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të instalojnë dhe të përdorin sistemin fiskal, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin, në mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor.

Legjislacioni tatimor në fuqi, për mosrespektimin e paragrafit të mësipërm parashikon sanksione:
Tatimpaguesi, person juridik ose fizik, tregtar, dënohet në rast se:

-Nuk instalon pajisjen fiskale ose sisteme të monitorimit të qarkullimit:

i) Herën e parë të konstatimit të mosinstalimit të pajisjes fiskale ose sistemeve të monitorimit të qarkullimit, me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë;

ii) Nëse pas verifikimit të parë, sipas nënndarjes “i”, të këtij neni, konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e instalojë pajisjen fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë, ose sistemin e monitorimit të qarkullimit, dënohet me konfiskim të të gjithë sasisë së mallit;

iii) Çdo konstatim i mëpasshëm i mosinstalimit të pajisjes fiskale ose sistemit të monitorimit të qarkullimit, si shkelje e përsëritur, konsiderohet evazion tatimor siç parashikohet në nenin 116, të ligjit, dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke bërë kallëzim penal për tatimpaguesin;

Për tatimpaguesit e regjistruar për herë të parë ose që plotësojnë për herë të parë detyrimin ligjor për instalimin e pajisjes fiskale ose sistemit të monitorimit të qarkullimit aplikohet një afat prej 15 ditësh pune për vendosjen dhe instalimin e pajisjes fiskale apo sistemit të monitorimit të qarkullimit:

– Nuk lëshon kupon tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve:

i) Për çdo konstatim (verifikim) të kryer, me gjobë në masën 200 000 (dyqind mijë) lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin, dhe gjobë, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tatimpaguesit e tjerë;

ii) Për çdo konstatim (verifikim) tjetër pas verifikimit të parë, ku konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve, sipas kërkesave të këtij ligji, që i nënshtrohet një dënimi administrativ me gjobë në masën 300 000 (treqind mijë) lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin dhe gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë për tatimpaguesit e tjerë;

iii) Për çdo konstatim të përsëritur të moslëshimit të kuponit tatimor, pas aplikimit të dy dënimeve administrative, si më sipër, që konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116, të ligjit, dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke e kallëzuar penalisht tatimpaguesin; /Monitor/

Next Post

Më në fund... ulet çmimi i naftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

3-P, Presidenti vs protestë

June 13, 2026
Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

June 13, 2026
“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

June 13, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

June 13, 2026
Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

June 13, 2026
Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

June 13, 2026
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

June 13, 2026
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In