Lojërat e 20-ta Aziatike u çelën zyrtarisht në Japoni të shtunën. Këto lojëra, që zhvillohen çdo katër vjet dhe që sivjet zgjasin nga 19 shtatori deri më 4 tetor, përfshijnë 43 disiplina sportive me pjesëmarrjen e më shumë se 11 000 sportistëve nga 45 vende e rajone.
Ceremonia e hapjes, e mbajtur në Stadiumin Atletik “Parku Mizuho” të qytetit Nagoya, zgjati rreth dy orë. E udhëhequr nga koncepti “Lojëra për të Mirën Shoqërore”, ceremonia e këtij viti e vuri theksin te praktikat e qëndrueshme dhe me emetim të ulët karboni. Interpretimet, skenografia dhe elementet skenike ishin thjeshtuar, duke i dhënë përparësi shprehjes emocionale.
815 sportistë kinezë do të konkurrojnë në 38 disiplina sportive dhe 369 ndeshje e gara. Ekipi kineze është relativisht i ri, me 27 % të sportistëve që kanë lindur në vitin 2005 ose më vonë. Sipas Komitetit Olimpik Kinez, 548 prej tyre marrin pjesë për herë të parë në Lojërat Aziatike, ndërsa 306 kanë konkurruar më parë në Lojërat Olimpike ose në Lojërat Aziatike.
Lojërat Aziatike të Aichi-Nagoyas përfshijnë një kombinim të disiplinave kryesore olimpike dhe sporteve me rrënjë të forta aziatike.
Krahas disiplinave kryesore olimpike – si atletika, noti, badmintoni dhe boksi – në program përfshihen edhe sporte të njohura në Azi, si kabaddi, sepak takraw, wushu, kurash dhe jiu-jitsu.











