• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ta bëjmë Shqipërinë si Dubai

by Thoma Gëllçi
23/06/2026 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Thoma Gëllçi

Rokada politike që çoi Flamur Nokën në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste dhe Taulant Ballën në të njëjtën detyrë në Partinë Demokratike u konsiderua nga analistët si një zhvillim i pazakontë, por jo i papritur. Protesta e fundit e Tiranës, “Për një Shqipëri të re”, kishte zbuluar papritur që dy partitë kundërshtare me njëra-tjetrën për 35 vite ishin, në fakt, pothuajse të njëjta në pikat kryesore të programeve të tyre.
Pak ditë pas emërimit, të dy morën detyrën më të rëndësishme të karrierës së tyre: hartimin e platformës kombëtare për ndërtimin e Emirateve të Bashkuara të Shqipërisë, sipas vizionit të dy liderëve politikë përkatës për ta bërë Shqipërinë si Dubai.
Që në takimin e parë u arrit në përfundimin se askush nuk mund të ndërtojë një Dubai shqiptar pa studiuar më parë Dubain e vërtetë. U vendos ngritja e një grupi të përbashkët pune, i cili do të analizonte në hollësi sistemin ekonomik, politik dhe shoqëror të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe, mbi atë bazë, do të hartonte platformën kombëtare.
Dy personalitetet iu përveshën punës me seriozitet akademik. Për disa javë lexuan raporte ndërkombëtare, statistika, analiza ekonomike, studime mbi sistemin politik, të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias. Kur puna përfundoi, raporti kishte mbi treqind faqe dhe një përfundim të vetëm: Dubai nuk ishte bërë Dubai rastësisht.
Raporti fillonte me shtyllën e parë.
Modeli i Dubait mbështetej mbi një raport krejt të pazakontë demografik. Vetëm rreth 10 deri në 15 për qind e popullsisë ishin vendas. Pjesa tjetër përbëhej nga emigrantë të ardhur nga India, Pakistani, Bangladeshi, Nepali, Filipinet dhe vende të tjera. Vendasit gëzonin privilegje të shumta, ndërsa emigrantët, megjithëse mbanin në këmbë ekonominë, nuk gëzonin të drejta politike e sociale dhe shtetësia mbetej pothuajse e paarritshme.
Dy udhëheqësit u shtangën. Për disa minuta askush nuk foli. Pastaj nisën të shikonin statistikat shqiptare.
Në fillim të shekullit XXI, shqiptarët përbënin pothuajse njëqind për qind të popullsisë së vendit. Ishte e qartë se, me një përqindje kaq të lartë vendasish, Shqipëria nuk kishte asnjë shans të bëhej si Dubai.
Por grafikët e viteve të fundit ndryshonin krejt pamjen.
Qindra mijëra shqiptarë kishin emigruar. Në shumë zona turistike vendasit po bëheshin gjithnjë e më pak. Raporti përfundonte se Programi Kombëtar i Optimizimit Demografik kishte ecur shumë më mirë nga sa mund të ishte parashikuar. Përmes një kombinimi pagash simbolike, çmimesh evropiane dhe perspektivash gjithnjë e më misterioze për të ardhmen, objektivi ishte arritur pothuajse pa asnjë shpenzim shtetëror.
Në disa zona turistike shqiptarët pritej të zbrisnin nën 10 për qind të popullsisë, duke e afruar vendin me standardet më të larta të Dubait. Kjo ishte një arritje që as vetë grupi i punës nuk e kishte imagjinuar.
Shtylla e dytë rezultoi edhe më inkurajuese.
Dubai e siguronte zhvillimin ekonomik pothuajse tërësisht përmes fuqisë punëtore të importuar. Punëtorët ndërtonin kullat, mirëmbanin qytetin, punonin në restorante, në transport, në turizëm dhe në çdo sektor tjetër të ekonomisë.
Raporti konstatonte se edhe Shqipëria kishte hyrë tashmë në të njëjtën rrugë.
Programi “Emigrant për Çdo Kullë” po jepte rezultatet e para. Punëtorë nga Pakistani, Bangladeshi, India, Nepali, Filipinet dhe vende të tjera kishin filluar të mbërrinin për të ndërtuar kullat, për t’i pastruar ato, për t’i mirëmbajtur dhe për t’u shërbyer turistëve që do të vinin për t’i fotografuar.
Kapitulli i tretë i kushtohej sistemit politik.
Raporti shpjegonte se Dubai ishte një monarki trashëgimore. Nuk kishte zgjedhje pluraliste. Partitë politike nuk lejoheshin. Këshilli Kombëtar Federal kishte rol kryesisht këshillimor dhe caktohej nga emiri përkatës, ndërsa pushteti ishte i përqendruar në një dorë të vetme.
Pikërisht këtu grupi i punës bëri zbulimin më të rëndësishëm: Në Shqipëri, hë për hë, nuk ishte e nevojshme të hiqeshin partitë politike. Mjaftonte që ato të vazhdonin të funksiononin si deri më sot. Kandidatët përzgjidheshin paraprakisht. Qytetarët kursenin kohë. Ata bënin sikur votonin dhe rezultatet nuk prodhonin surpriza. Stabiliteti mbetej i garantuar.
Raporti e quante këtë model “demokraci pa ankthin e demokracisë”, një kontribut origjinal shqiptar në teorinë moderne të shtetit.
Në kapitullin e katërt analizohej media.
Raporti shpjegonte se në Dubai shtypi funksiononte nën kontroll të fortë shtetëror, vetëcensura ishte e zakonshme dhe kritikat ndaj pushtetit kishin kufij të qartë.
Pas krahasimit me realitetin shqiptar, grupi, dy personalitetet, nënvizuan njëzëri: Në këtë fushë Shqipëria jo vetëm që kishte arritur standardet e Dubait, por në disa tregues kishte filluar t’i tejkalonte ato.
Ndërsa, sa për problemin e parave të pista, investimet e tyre në real estate, si edhe për problemin e eskortave, të dy personalitetet vunë re se jo vetëm Shqipëria kishte ngjashmëri të madhe me Dubain, por edhe lënda e parë ishte shqiptare.
Të dy sekretarët e përgjithshëm mbetën të habitur. Ata kishin hyrë në këtë projekt me bindjen se Shqipërinë e ndanin dekada nga Dubai. Tani kuptonin se në disa fusha vendi kishte bërë përparim më të shpejtë sesa kërkonin vetë standardet e Dubait.
Hodhën firmat në materialin shoqërues: për Emiratin e Partisë Socialiste, Sheikh Flamur ibn Noka; për Emiratin e Partisë Demokratike, Sheikh Taulant Al Balla.
Në faqen e fundit u la vendi për firmat e emirëve të partive.
Emiri i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Emiri i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Emiri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Emiri i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Emiri i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
Emiri i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi.
Emiri i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Emiri i Demokristianëve, Nard Ndoka.
Emiri i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenishehiri.
Emiri i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi.
Emiri i Pallatit të Ëndrrave, Pëllumb Pilinci.
Pasi e firmosën vetë raportin, Flamur Noka dhe Taulant Balla ia dhanë sekretares që ta fuste në zarfa dhe t’ua dërgonte emirëve të partive përkatëse për firmë.
Nga sheshi i Tiranës vinte jehona: “Shqipëri e Re! Shqipëri e Re!”

Next Post
Lexoi 5 kërkesat e protestuesve, Rama publikon letrën e vitit 1999 për Goxhajn: Manipulator, gjysma taleban e gjysma mitoman

Lexoi 5 kërkesat e protestuesve, Rama publikon letrën e vitit 1999 për Goxhajn: Manipulator, gjysma taleban e gjysma mitoman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 10 Gusht 2026

August 9, 2026
Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

August 9, 2026
Vdes Massimiliano Cencelli. Pse emri i tij hyri në fjalorin politik italian

Vdes Massimiliano Cencelli. Pse emri i tij hyri në fjalorin politik italian

August 9, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Tragjike në Ksamil/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij, e mitura humb jetën

August 9, 2026
Kina synon shërbime më të fuqishme të mjekësisë tradicionale

Kina synon shërbime më të fuqishme të mjekësisë tradicionale

August 9, 2026
Hyri me Jet Ski në zonën e sigurisë, Policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

Hyri me Jet Ski në zonën e sigurisë, Policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

August 9, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Velipojës, shpëtohen dy pushuesit

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Velipojës, shpëtohen dy pushuesit

August 9, 2026
Vodhën paratë e gjobave, Gjykata e Kukësit del me vendim për 22 efektivët e Policisë Rrugore

Radarë, dronë dhe makina inteligjente në Shkodër, mbi 1200 masa administrative gjatë një jave

August 9, 2026
Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

August 9, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra vijojnë aktive, situata nën kontroll në Krujë dhe Mallakastër

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra vijojnë aktive, situata nën kontroll në Krujë dhe Mallakastër

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com