Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga takimi me Presidentin Trump në Asamblenë e OKB.
Kurti thotë se e falënderoi Trump-in për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO. Ai thekson se SHBA-të janë aleati kryesor dhe partner i pazëvendësueshëm i Kosovës.
“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump.
E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, thuhet në postimin e Kurtit.











