• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Synonin Europën, “spastrohet” bregdeti maroken nga qindra emigrantë

by Java News
13/08/2018 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet marokene të sigurisë kanë deportuar qindra emigrantë nga rajonet bregdetare për në brendësi të vendit. Që nga mesi i javës së kaluar ka pasur rritje të kontrolleve dhe arrestimeve të emigrantëve në disa qytete, njoftoi Shoqata marokene për të Drejtat e Njeriut. Po ashtu, policia shkatërroi edhe disa kampe me çadra që gjendeshin në një pyll pranë enklavës spanjolle Melilla.

Qëllimi i këtij aksioni është që të pengohet kalimi i emigrantëve përmes detit Mesdhe drejt Europës. Një përfaqësues i qeverisë i tha agjencisë franceze të lajmeve “AFP” se, ky aksion kishte të bënte “me luftën kundër emigracionit të paligjshëm”.

Sipas tij, 1.600 deri në 1.800 emigrantë u dërguan në vende “ku mbizotërojnë kushte më të mira jetese”. Aktivistë marokenë të të drejtave të njeriut thanë se fjala ishte për deportime të paligjshme. Emigrantët, kryesisht nga vendet në jug të shkretëtirës së Saharasë, janë dërguar sipas tyre me autobusë në brendësi të Marokut.

Ata flasin për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe fajësojnë autoritetet marokene, Spanjën dhe BE-në. Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë refugjatë po përpiqen të hyjnë në Europë përmes vendeve të Afrikës së Veriut, duke përdorur korridorin e Marokut. Sipas Kombeve të Bashkuara, këtë vit nga Maroku kanë hyrë në Spanjë më shumë se 28 mijë vetë.

Gjatë muajit gusht ka pasur më tepër emigrantë sesa gjatë të gjithë vitit të kaluar. Sipas njoftimeve të medies, dhjetëra-mijëra refugjatë janë ende në pritje për të hyrë në Europë nëpërmjet enklavave spanjolle në Afrikën e Veriut, ose përmes ngushticës së Gjibraltarit.

Kancelarja gjermane u takua në fundjavë me kryeministrin spanjoll, Pedro Sánchez, për të diskutuar për problemin e refugjatëve. Merkel tha se, në bisedimet me Marokun rolin kryesor e ka Spanja, por ajo ofroi edhe mbështetjen e saj për këto bisedime.

ma.me

Next Post
Bashkia e Tiranës dhe studentët e Harvardit strategji për një qytet miqësor me fëmijët

Bashkia e Tiranës dhe studentët e Harvardit strategji për një qytet miqësor me fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

September 14, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 14 shtator 2026: Dashi hap derën për një njohje të re

September 14, 2026
A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

September 14, 2026
Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

September 14, 2026
Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së | Ali Ahmeti: Një vendim jo i drejtë mund të çojë në ndryshimin e rrjedhave

September 14, 2026
VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

September 14, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Viti i ri shkollor, Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

September 14, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Magjistratët na treguan se problemi i Shqipërisë janë vetë ata. Rama e dinte!

September 14, 2026
Lyhet me bojë të kuqe statuja e Charlie Kirk në selinë e Turning Point USA, autori ende i pa identifikuar -

Lyhet me bojë të kuqe statuja e Charlie Kirk në selinë e Turning Point USA, autori ende i pa identifikuar –

September 14, 2026
Sa (shtrenjtë) kushton dita e parë e shkollës për familjet shqiptare?!

Sa (shtrenjtë) kushton dita e parë e shkollës për familjet shqiptare?!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com