• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës dhe studentët e Harvardit strategji për një qytet miqësor me fëmijët

by Java News
13/08/2018 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën moton “Tirana: Qytet për fëmijë, qytet për të gjithë”, Bashkia e Tiranës dhe grupi i studentëve nga Universiteti i Harvardit, prezantuan draftin e parë të strategjisë që synon përfshirjen e nevojave të fëmijëve 0-5 vjeç në të gjitha vendimmarrjet e institucioneve bashkiake të planifikimit dhe implementimit urban.

Duke falenderuar studentët nga Harvardi për punën e kryer, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kryeqyteti merr mbrapsht një produkt të prekshëm, që do ta rrisë edhe më shumë reputacionin e Tiranës si një vend miqësor me fëmijët. “Një mirënjohje e veçantë për skuadrën nga Harvardi, të cilët së bashku me kolegët nga Tirana kanë pasur një sinergji fantastike në 6 javët e fundit dhe mezi pres që ta rrisim reputacionin tonë si një qytet miqësor me fëmijët”, tha Veliaj. Ai shtoi se sot kryeqyteti ka një plan strategjik për një qytet miqësor për fëmijët. “Po prodhojmë një ‘mini-kushtetutë’ të qytetit, për mënyrën sesi do të trajtojmë çështjen e fëmijëve dhe të miturve në qytetin tonë. Ndaj, besoj se është një evoluim edhe në mentalitet dhe jo vetëm evoluim në terren”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se fëmijët janë avokatët më të mirë të punëve të qytetit dhe që përqafojnë menjëherë ndryshimin, si nismat për “Ditët pa makina” apo transformimin e sheshit “Skënderbej”. Ai shprehu bindjen se edhe sot, interesi i fëmijëve do të dalë mbi bindjet politike që pengojnë zhvillimin e qytetit. “Jam i bindur se edhe në debatin që kemi sot për teatrin, në fund të ditës nuk do prevalojnë bindjet politike të secilit, si të pengojmë këtë apo deja vu-ja e Rozafës me këndin e lojërave. Në fund të ditës do prevalojë çfarë qyteti do lëmë për fëmijët: do lëmë inatet tona si monumente të qytetit apo do lëmë një infrastrukturë moderne, që fëmijët e gjeneratës tjetër të shkojnë në një teatër ku nuk do ngrijnë së ftohti, ku nuk do plasin vape, ku higjiena do respektohet në të gjithë infrastrukturën e vet, ku të ndihen krenarë në shfaqjen e tyre të parë si adoleshentë, në një vend ku do të ndihen si njerëz dinjitozë dhe një familje e ardhshme e qytetit tonë. Fakti që bashkia me gjithë aleatët e vet e ka marrë për zemër këtë çështje, besoj se është një bast i fituar për ne”, theksoi kryebashkiaku.

Ai solli në vëmendje shembujt e mëparshëm të disa prej projekteve të nisura në kryeqytet, të cilat hasën rezistencë, por sot janë ndër më të vlerësuarat. “Mbaj mend se si shumë punë ku jemi angazhuar kanë qenë punë të kontestueshme dhe pjesë e debateve të mëdha. Sot të gjithë krenohemi dhe themi: sa mirë sheshi ‘Skënderbej”, mori çmim, por të gjithë e mbajnë mend se në çfarë debatesh dhe në çfarë hullie shkoi një dekadë diskutimesh për sheshin “Skënderbej”, që përfundoi në 10 muaj investim. Koha që na u desh për të bërë Pazarin e Ri ishte 7 muaj. Koha që na u desh të bënim këndin e lodrave, të parin fare që hapi këtë debat dhe në fakt na solli në këtë diskutim sot ishte vetëm 100 ditë me 78 protesta”, nënvizoi Veliaj.

Ai renditi edhe disa nga nismat e suksesshme të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës gjatë këtyre tre viteve, si ndërtimi i çerdheve, kopshteve, shkollave apo i këndeve të lojërave. Veliaj tha se disa prej pronave të cilat aktualisht janë të pazhvilluara dhe të degraduara, do të jepen për zhvillim tek investitorët privatë duke marrë në këmbim ambiente që do të përdoren për shërbime publike si çerdhe, kopshte etj.

“Kemi marrë përsipër të fusim asetet e bashkisë, si çdo pronar tjetër toke në Tiranë, për të marrë mbrapsht koefiçientin që na takon nga një zhvillim të ri, në formën e një kopshti ose çerdheje të ardhshme. Në disa raste hapësira është aq e madhe sa mund ta konvertojmë edhe në një teatër të ri, por në disa raste mund të kemi vetëm 50-100 metra që përkthehen pastaj në 300-400 metra zhvillim. Kështu që, do të na duhet të shikojmë ku janë asetet ose ku janë tokat, nevojën për një çerdhe ose një kopsht shtesë, duke shkëmbyer ato pak metra që bashkia mund të ketë në një territor që mund të zhvillohet dhe pastaj për t’i marrë në natyrë në formën e një kopshti apo çerdhe”, tha Veliaj.

Një nga projektet e suksesshme të Bashkisë së Tiranës që pritet të vijojë është edhe ai i ndërtimit të shkollave të reja, ndërkohë që puna do të ecë paralelisht edhe për krijimin e gjithë infrastrukturës mbështetëse të nevojshme. “Një nga gjërat që na ka entuziazmuar të gjithëve është projekti ynë për shkollat e reja. Hapja e shkollave të reja duhet të shoqërohet me ekosistemin e kryqëzimeve, sinjalistikës, këndit të lodrave, por edhe me një komunitet që e përqafon, jo vetëm si godinë ku ‘parkojnë’ fëmijët për disa orë, por si hapësira zhvillimi dhe hapësira kreative”, nënvizoi Veliaj.

Duke pasur në qendër të politikave të saj fëmijët dhe të rinjtë, Bashkia e Tiranës do të transformojë edhe Piramidën në qendrën më të madhe multifunksionale, e fokusuar kryesisht në arsimimin digjital, por dhe të artit e kulturës. Ndërkohë, në këto ditë të nxehta vere, fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë argëtohen në Kampet Verore të ngritura nga Bashkia e Tiranës.

Partneriteti GSD-Tiranë është një bashkëpunim mes studentëve të planifikimit urban pranë Universitetit të Harvardit (GSD-Graduate School of Design) dhe Bashkisë së Tiranës, me mbështetjen e Fondacionit Bernand van Leer. Programi i bashkëpunimit këtë vit është fokusuar në zhvillimin e hershëm të fëmijëve dhe në mënyrën se si planifikimi urban mund të shërbejë për të ndërtuar një qytet që përkujdeset më mirë për nevojat e qytetarëve më të vegjël dhe kujdestarëve të tyre.

Next Post
Peqin/ Mbytet një 50-vjeçar në një kanal vaditës

Peqin/ Mbytet një 50-vjeçar në një kanal vaditës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

May 24, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

May 24, 2026
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

May 24, 2026
Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

May 24, 2026
Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

May 24, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi është se Berisha i ka dëshpëruar të gjithë të vetët, përveç Ramës

May 24, 2026
Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

May 24, 2026
Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

May 24, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Notë verbale Moskës

May 24, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Godoja (Pasardhësi) do shfaqet pas rrënimit!

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In