• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së | Ali Ahmeti: Një vendim jo i drejtë mund të çojë në ndryshimin e rrjedhave

by A R
14/09/2026 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë pritet të japë verdiktin për katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët ndodhen prej rreth gjashtë viteve në paraburgim.

Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në intervistë për Klan News me gazetarin Besard Jacaj foli për këtë proces, i cili është ndjekur me një ndjeshmëri tepër të lartë në të gjithë vendet ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.

Ai theksoi se ky proces gjyqësor i ka rrënjët te akuzat e pavërteta dhe “monstruoze” të bëra nga e ish-senatori zviceran, Dick Marty, i cili pretendonte se UÇK-ja ishte e përfshirë në trafik organesh, pretendime këto që janë hedhur poshtë nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Të inkurajojmë bashkëluftëtarët tanë që këtë gur, që këtë të keqe, dhe këtë të shpifje monstruoze, që e ka bërë Dick Marty të përballemi edhe me drejtësinë. Llogarisni ju në çfarë situate ka qenë Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ne kemi qenë të vetëdijshëm, edhe z. Thaçi edhe z.Veseli, kanë qenë të vetëdijshëm se mund të ndodhë që edhe ata të përballen dhe ashtu ndodhi, sepse duhet bërë sakrificë, sepse UÇK nuk ka qenë ndërmarrje kriminale , por ka qenë ushtri çlirimtare dhe UÇK ka qenë në një situatë tepër tepër të vështirë për të kontrolluar situatën, sepse ka mundur të ndodhin zhvillime të papritura, duke parë njerëzit gjithë ato krime që kanë bërë bandat serbe, duke vrarë fëmijë, gra dhe pleq, duke dhunuar gra, duke i varrosur të gjallë nëpër varreza, kështu që i është dashur një angazhim i jashtëzakonshëm UÇK-së për ta kontrolluar këtë situatë që të mos shndërrohej në një luftë hakmarrëse. Lufta jonë ka qenë çlirimtare. Ne kemi respektuar të gjitha dokumentet ndërkombëtare mbi luftërat.

Shpresoj që prokuroria dhe gjykata të kenë parasysh rëndësinë e këtyre zhvillimeve historike, sepse këtu mund të pasojë, sot dënohet… hipotetikisht po flas UÇK-ja, drejtuesit e saj, nesër mund të hapet një dosje për SHBA-të, për NATO, për BE, sepse pa ndihmën e NATO-s, pa ndihmën e  Amerikës dhe aleatëve, të cilët aderonin në NATO, sigurisht që ne të vetëm nuk do arrinim ta çlironim Kosovën. Lirinë e kemi fituar me gjak, e kemi larë me gjak, por çlirimin e kemi bërë me aleatët tanë, të cilëve duhet t’iu jemi mirënjohës në jetë të jetëve.”, tha ai.

Ai pyet edhe për një çështje tjetër, e cila lidhet me qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili nuk mori pjesë në marshin e zhvilluar dje në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas Ahmetit, këtë vendim Kurti mund ta ketë marrë nga “frika” e ndonjë vërshëllime të mundshme, nga të pranishmit në marshim.

“Mosprezenca e z. Kurti në marshin e djeshëm…mendoj se ka qenë i kujdesshëm, sepse unë mendoj kështu, ky është vlerësimi im, që mbase mund të ketë menduar se mund të ketë reagime prej njerëzve që ishin të pranishëm në shesh, por kishte deputetë nga VV.  Ka patur mundësi, që nga dikush mund të fishkëllehej”, tha ai.

Megjithatë, Ahmeti u shpreh se beson fort se Gjykata Speciale do ketë përgjegjësinë e madhe për të dhënë një vendim të drejtë për ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin.

Ai theksoi se në vendim jo i drejtë, ka shumë gjasa që mund të çojë në ndryshim të rrjedhave historike dhe ky tregues shtoi Ahmeti duhet mbajtur parasysh në rastin e ish-drejtuesve të UÇK-së, për të cilët insistoi se kanë zhvilluar një luftë të drejtë.

“Kisha dashur që e drejta të dalë në shesh dhe kjo është në kompetencë të gjykatës. Gjyqtarët duhet të kenë dhe kanë përgjegjësinë më të madhe, sepse unë frikësohem shumë se do të ndikojë për ndryshim të rrjedhave, sepse ne kemi investuar shumë për paqen, stabilitetin, sigurinë, si Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Nëse Kosova ka dhimbje, atë dhimbje e ndjejnë të gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, sepse e njëjta plagë u shkaktohet shqiptarëve. Kështu duhet patur parasysh se Kosovës duhet t’i garantohet e ardhmja”, tha ai.

Next Post
Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In