• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Surpriza/ Kandidati i PDIU në Kukës tërhiqet nga gara dhe mbështet PD

by A R
27/05/2017 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një lëvizje surprizë vjen nga PDIU në mazhorancë vetëm pak orë pasi partia Dmeokratike zyrtarizoi listën e saj të kandidatëve. Kandidati i PDIU në Kukës është tërhequr nga gara dhe ka ofruar mbështetje për listën e PD.

Bëhet fjalë për Fatos Hoxhën, i cili ka qenë në të shkuarën deputet i PD dhe njihet si kritik i Bashës. Ish-­deputeti demokrat, Fatos Hoxha, që kandidon me partinë PDIU në Kukës është tërhequr nga gara për 25 qershorin. Me anë të një letre ai ka njoftuar gjithë arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim.

“Unë dua ta lë këtu garën time për deputet, dua t’i hap rrugën me kënaqësi dhe krenari listës së PD­së për Qarkun”­ shkruan ai, dhe lëshon edhe një paralajmërim: “Nëse PD nuk shkon në rezultatin e vet tradicional në Kukës, faji nuk ka për të qenë i kuksianëve, por i përbuzjes dhe lojëra të pista që vijnë nga selia qendrore”.

POSTIMI I PLOTE:
Të dashur miqtë e mij në Kukës e kudogjetkë,

Sot Partia Demokratike regjistroi listën e saj të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit.
Sot Partia Demokratike u kthye në sistem, u fut në garë.

Mirësevjen PD në rrugën e ligjit!

Të qoftë e mbarë gara e demokracisë!

Gjatë gjithë kësaj kohe shpesh kam ndarë me ju dëshpërimin për vijën politike kaotike dhe për aksionin e verbër dhe kundërproduktiv të lidershipit tonë politik.
Shpesh kam ndjerë tek ky lidership mungesë parimësie, inkoherencë, paqartësi, meskinitet, troç kam ndjerë rrezik për demokratët dhe demokracinë. Ndaj kam ngritur zërin, kam lëshuar kushtrim, jam hedhur në veprim.

Sot këtë hap të PD-së dua ta festoj bashkë me ju si një pikë kthese, si sinjal shprese, si ogur i mirë dhe si premtim.

Gjatë gjithë kësaj kohe shpesh forumet i kam parë të anashkaluara dhe interesin e përbashkët të asgjësuar, zërin e arsyes të ndrydhur, diversitetin e mendimit politik të shtypur, debatin e hapur e konstruktiv dhe përgjegjshmërinë politike të eleminuara, nismën e lirë dhe të guximshme të dëbuar.
Kam ndjerë rrethimin nga frika dhe meskiniteti, por nuk jam dorëzuar.

UNE KAM KANDIDUAR NE PROTESTE TE HAPUR ME VENDIMIN E PD-së PER TE BOJKOTUAR ZGJEDHJET.

Kam pranuar mbi vete çdo sfidë, çdo kosto dhe çdo rrezik, me shpresën se gjesti im do ndihmonte sadopak PD-në që t’i kthehej sistemit.

Kam vlerësuar se, nëse politika është respekt për njerëzit, nëse është nderim për votën, nëse është shërbim dhe jo sundim, atëherë politikan është ai që i nënshtrohet garës, respekton njerëzit, ofron besnikëri e shërbim dhe jep llogari para tyre.

Sot e shoh PD-në t’i kthehet politikës, ndaj e pres me gëzim regjistrimin.
Sot PD-ja po respekton sovranin, ndaj e shoh motivacionin tim të plotësuar, misionin të realizuar.

Në tre javë fushatë intensive kam ndjerë se sa e rëndë ishte braktisja për demokratët, jo vetëm braktisja për shkak të bojkotit të zgjedhjeve, por, së pari, braktisja në qeverisje, për shkak të braktisjes se interesit publik dhe, së dyti, braktisja në opozitë, për shkak të braktisjes së idealeve, përfaqësimit, solidaritetit, mbështetjes dhe përkujdesjes ndaj grigjës.

Kjo braktisje e tejzgjatur e ka vënë në provë serioze, por ende nuk e ka zhbërë indin demokrat të kuksianëve.
Në tre javë fushatë, unë gjeta të gatshëm e të zjarrtë shumicën e demokratëve të Qarkut, të gjithë njerëzit me të cilët unë kam pasur rast të jem më shumë se një herë krah për krah në një llogore, në beteja politike.
Unë ua njoh vlerat, ua respektoj cilësitë, ua çmoj punën, ndaj them se PD-ja e ka rrugën të shtruar. I duhet vetëm t’i futet kësaj rruge me modesti, përulësi, ndershmëri dhe sinqeritet.
Por kujdes!
Kuksianët nuk do ta tolerojnë më përbuzjen, lojërat e pista me kundërshtarin dhe mashtrimin.

Une dua ta lë këtu garën time për deputet, dua t’i hap rrugën me kënaqësi dhe krenari listës së PD-së për Qarkun me këtë paralajmërim:
NESE PD-ja NUK SHKON NE REZULTATIN E VET TRADICIONAL në Qarkun e Kukësit, FAJI NUK KA PER TE QENE KURRE I DEMOKRATEVE të Kukësit, POR I PERBUZJES, LOJERAVE TE PISTA DHE MASHTRIMIT QE VJEN NGA SELIA QENDRORE.

Edhe pse ligji nuk e lejon çregjistrimin e listës së regjistruar tashmë, Fatos Hoxha, Everest Demushi dhe Lirie Ahmeti, pra gjithë lista e PDIU-së për Qarkun e Kukësit, i hapin krahun listës së PD-së për këtë qark, duke u bërë thirrje gjithë demokratëve, mbështetësve tanë, që të përqendrojnë të gjitha votat tek lista e PD-së. Bashkëpunimi ynë me PDIU-në në këtë fushatë është mbyllur këtu në miqësi dhe mirëkuptim, me urimet për suksese në garë.

Ne u futëm në garë për të mbrojtur ngjyrat tona e për të përfaqësuar të braktisurit.
Tani që ngjyrat kanë përfaqësim, ne jemi të bindur se ju dhe mbështetësit tanë në Qark do të na mirëkuptoni dhe do të respektoni thirrjen tonë për të votuar PD-në. Ne mbetemi borxhlinj përjetë për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj.
Koha nuk do vonojë që ne të marrim përgjegjësitë dhe detyrimet tona.
Do të na keni gjithmonë pranë, me besë e shpirt, sikurse ju na pritët me besë e shpirt.

PD-ja i duhet sistemit, i duhet demokracisë. PD-ja është themeli, është historia, është shpirti i pluralizmit.
Ne jemi të vetëdijshëm se PD-ja vazhdon të lëngojë, se është ende në qorrsokak dhe larg identitetit të vet demokratik.
Ndaj edhe nëse na kanë ngelur vetëm gjestet për ta ndihmuar, gjestet nuk do hezitojmë t’i bëjmë.

Next Post
Veliaj u dhuron librat e Dritëro Agollit maturantëve; Batuta: Më mirë 1 muaj fushatë se provimet…

Veliaj u dhuron librat e Dritëro Agollit maturantëve; Batuta: Më mirë 1 muaj fushatë se provimet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

Magjistratët e kallëzuan në SPAK, reagon Malaj: Kur të miratohet ligji i ri për pagat do të veprojmë

September 10, 2026
Ju rrëfej “aferën e armëve” me Shqipërinë. Si Berisha shkatërroi PPD-në përmes skemave të shërbimit maqedonas

Ju rrëfej “aferën e armëve” me Shqipërinë. Si Berisha shkatërroi PPD-në përmes skemave të shërbimit maqedonas

September 10, 2026
Pësoi aksident, shqiptarit i gjendet kokainë në makinë

Rihapet çështja e bujshme: Italiani akuzohet për vrasjen dhe djegien e trupit të shqiptarit

September 10, 2026
Ana tjetër e “trendit të viteve ’80”, rreziqe të fshehura që fillojnë me një foto personale

Ana tjetër e “trendit të viteve ’80”, rreziqe të fshehura që fillojnë me një foto personale

September 10, 2026
Komisioni i Jashtëm i PE: Shqipëria dhe Mali i Zi, pararojë e zgjerimit

Komisioni i Jashtëm i PE: Shqipëria dhe Mali i Zi, pararojë e zgjerimit

September 10, 2026
Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët po përhapen me shpejtësi

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët po përhapen me shpejtësi

September 10, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Buxheti i shtetit nuk jepet me vetëshërbim

September 10, 2026
“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

September 10, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Qeveritë nuk rrëzohen me vegjetarianë

September 10, 2026
I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com