• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveritë nuk rrëzohen me vegjetarianë

by Rildo Ngjela
10/09/2026 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rildo Ngjela

Pushteti është një copë e madhe mishi dhe ata që e zotërojnë janë të njëjtët që e ruajnë, shpërndajnë dhe përdorin për të ruajtur pozicionin e vet. Ata që e synojnë duhet të kenë oreksin për të ushtruar autoritet dhe guximin për të marrë përgjegjësitë e asaj që vjen më pas. Aktualisht, protesta dëshiron të largojë një mishngrënës, por nuk lejon askënd të marrë drejtimin e saj. Mbi 100 ditë më vonë nuk ka qenë në gjendje të gjejë dikë në drejtim, qoftë edhe një vegjetarian, që mund të marrë përgjegjësitë e të nesërmes. Për pasojë, një mishngrënës vazhdon të mbetet në pushtet, ndërkohë, që vegjetarianët mbajnë të rrethuar tavolinën.

Por vegjetarianët nuk hanë mish.

Ashtu si çdo protestë, edhe kjo jona nisi me një pakënaqësi, siç është mbrojtja e Zvërnecit dhe shqetësimi se toka publike dhe zonat e mbrojtura po vihen në shërbim të interesave private dhe rrugës iu shtuan pakënaqësi të tjera, që refuzojnë qeverinë, opozitën dhe kërkohet ndryshim i sistemit politik aktual. Suksesi dhe vëmendja e ditëve të para krijoi mundësinë për të ngritur një kuvend transparent, që i hapte rrugën zgjedhjes së një ekipi koordinues e për pasojë zgjedhjen e një figure drejtuese me një program alternativ. Mbyllja e kësaj rruge lejoi që ky moment të kalonte.

Por protesta vazhdon.

Ngjarjet e fundit kanë ekspozuar edhe më tepër pasojat e këtij boshllëku. Filluan të bllokojnë hyrjen e Parlamentit, u shtynë me kordonin e policisë dhe nisën vezët, prapë. Këtë radhë me një ndryshim gjinor. Shumica janë gra dhe vajza që ndjekin gra dhe vajza të tjera duke i filmuar, akuzuar për hajdutëri dhe goditur automjetet me produkte ushqimore.

Ajo që meriton vëmendje në këtë rast është rasti i sulmit verbal ndaj Iris Luarasit me sloganin “ti nuk i përfaqëson gratë”. Në fakt, edhe pse Irisi ka një histori të gjatë publike në fushën e barazisë gjinore dhe mbrojtjes së të drejtave të grave, ajo nuk mund t’i përfaqësojë dot të gjitha grate, aq më tepër ato që e ndoqën. Kjo është e pamundur. Me këtë thirrje, aktivistet kanë vendosur veten në rolin perfaqësues të të gjitha grave. Thirrjet degraduan në akuzën monstruoze “vrasëse grash”.

Zgjedhja politike e dikujt, qoftë në kundërshtim me bindjet e tua, nuk të jep të drejtën të bërtasësh histerikisht akuza kaq të rënda, sidomos pa fakte.

Me këtë veprim, aktivistet emëruan veten gjyqtare se kush ka të drejtë të përfaqësojë gratë dhe kush jo. Sipas kësaj logjike, nëse nuk je to, nuk përfaqëson gratë. Pra, këto gra dhe vajza aktiviste paskan ekskluzivitetin e përfaqësimit të grave në Shqipëri. Situatën me Iris Luarasin e krijuan ato aktiviste që bërtasin për të drejtat e grave, pa asnjë bosht parimor mbi çështjet gjinore dhe që janë të gatshme të organizojnë protesta për të drejtat e grave dhe vajzave, të drejta që sakaq ekzistojnë, por që ato ende nuk e dinë. Në dijeninë time barazia gjinore nuk të licencon për sjellje të tilla dhe gjinia e agresorit nuk është ndonjë mandat që siguron më shumë të drejta.

Kjo mospërputhje zbulon një kuptim të shtrembëruar të aktivizmit gjinor. Gjinia nuk mund të kthehet në armë për bindjen politike të askujt. Në këtë formë kauza humb vlerën dhe kthehet në pronë private të grupit më të zhurmshëm.

Sa i përket vegjetarianëve të tjerë që kanë monopolizuar mikrofonin, mua më jep përshtypjen se janë një tufë kastravecash të paarritur në jetën personale dhe profesionale dhe indinjatën e tyre të përhershme e kanë kthyer në kapital. Më duket sikur aktivizmi i përditshëm i ushqen, u jep status dhe identitet. Deri tani ata kanë një audiencë, një armik dhe një rol, gjëra që jeta e mëparshme nuk ua ka dhënë.

Po kur të mbarojë protesta, çfarë do të bëjnë këta aktivistë? Çfarë do të përfaqësojnë kur vëmendja e kamerave të shkojë diku tjetër dhe publiku mos t’i mbajë më mend? Kjo lëvizje ka krijuar njerëz që duket se kanë nevojë për aktivizëm të përhershëm, sepse fundi i protestës mund të nënkuptojë fundin e rëndësisë së tyre. Ku do të shkojë ky frustrim i akumuluar, uria për njohje publike dhe turmat që duartrokasin çdo fyerje? Përgjigjja e këtyre pyetjeve, ndoshta shpjegon se ku e ka burimin i gjithë ky agresion.

Ndarja në grupime të ndryshme e bën më të qartë dështimin organizativ të protestës. Konkretisht dje, një palë mbeti para kryeministrisë dhe një tjetër bllokoi rrugën, ku u konfrontuan edhe me një qytetar, duke i goditur automjetin. Problemi shkon përtej këtij incidenti. Një lëvizje pa autoritet nuk mund të imponojë rregulla dhe aq më tepër të kontrollojë levizjet e turmave. Të gjithë flasin në emër të protestës, por askush nuk merr përgjegjësi për pasojat e saj.

Kjo është një revoltë gazelash që kanë ngatërruar liritë demokratike me sundimin e pyllit. Dhe gazelat kanë vetëm dy instikte: të kërkojnë bar të freskët dhe t’u arratisen grabitqarëve. Prandaj është në fund të zinxhirit ushqimor, sepse mbijetesën e siguron përmes shmangies dhe jo ballafaqimit. Pikërisht për këtë arsye, sot, disa gazela kanë filluar të përdorin liritë e tyre për të ulëritur dhe shpallur veten përfaqësues të të gjitha kafshëve, duke u sjellë si sundimtare të pyllit. Në çastin që u kërkohet të zgjedhin një udhëheqës, të përballen me rrezikun dhe të marrin përgjegjësi, pikërisht atëherë ata nisin konfliktin mes tyre.

Politika ka shpërblyer gjithmonë oreksin, organizimin dhe gatishmërinë për të vendosur në momentin e duhur. Aktorët më të fortë politikë janë patjetër mishngrënësit, duke qenë se ata ngrenë struktura, disiplinë dhe aftësi për të përballuar situatat. Protestuesit kanë arsye të forta për të refuzuar mishngrënësit, por refuzimi për të zgjedhur një drejtues, i ka lënë ata në këtë derexhe. Ata kanë refuzuar çdokënd që ka dalë përpara duke e akuzuar për rrëmbim të protestës dhe si shërbëtor i ndonjë force partiake ekzistente. Ata kanë përdorur një test pastërtie të paqartë dhe kanë humbur përfundimisht shansin për të bërë ndryshimin që kërkojnë. Figurat informale të protestës pa mandat i gjen kudo, por lidership jo. E njëjta logjikë e gazelës: përgjegjësia është një rrezik që duhet shmangur me çdo kusht.

Përsëritja e përditshme ka asgjësuar aftësitë e mobilizimit të njerëzve, vëmendja e medias rritet vetëm kur ndiqet ndonjë deputet dhe besueshmëria po shkon në zero. Edhe pse ka plot qytetarë të zemëruar, ata nuk dalin më, sepse kërkojnë një lëvizje të fortë me një drejtues apo ekip me ide të qarta për të ardhmen dhe jo veprime që nxisin përçarje, akuza të pabaza dhe paaftësi për të kontrolluar ata që veprojnë në emër të tyre. Kur nuk kontrollon dot veprimet e njerëzve të tu, si mund të menaxhosh pasojat e fitores që pretendon?

Pushteti do të vazhdojë të mbetet një copë e madhe mishi dhe kushdo që është i vendosur ta marrë, më parë duhet të ketë ambicie dhe më pas të pranojë përgjegjësinë e llogaridhënies, para, gjatë dhe pas veprimeve të veta. Ndërkohë, gazelat po ulërasin dhe shkelmojë kordonet e policisë, pa dhënë një alternativë konkrete.

Prandaj, qeveritë nuk rrëzohen me vegjetarianë.

Next Post
Ishujt Kuril pjesë të Rusisë, Japonia kërkon ndryshim në hartën e re të botës të OKB-së -

Ishujt Kuril pjesë të Rusisë, Japonia kërkon ndryshim në hartën e re të botës të OKB-së -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia skoceze heton qëndrimet e ish-princit Andrew në Balmoral me Epstein dhe Maxwell

Policia skoceze heton qëndrimet e ish-princit Andrew në Balmoral me Epstein dhe Maxwell

October 30, 2026
Lituania rrit kërkesat për thirrjet ushtarake, teksa kërcënimet e sigurisë nga Rusia shtohen

Lituania rrit kërkesat për thirrjet ushtarake, teksa kërcënimet e sigurisë nga Rusia shtohen

October 30, 2026
Akademia e Shkencave mban ceremoni solemne në nderim të Luan Omarit, homazhe për akademikun 101-vjeçar

Akademia e Shkencave mban ceremoni solemne në nderim të Luan Omarit, homazhe për akademikun 101-vjeçar

October 30, 2026
Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet në Morinë turku i shpallur në kërkim për vrasje në Shkup

Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet në Morinë turku i shpallur në kërkim për vrasje në Shkup

October 30, 2026
‘Strehimi social’, si ndahen shtëpitë dhe qiratë. Kush përfiton me ligjin e ri

EMRAT/ Kush janë 1,737 fituesit e kredive për strehim nga Bashkia Tiranë? Zbulohet lista!

October 30, 2026
U bënte fotografi linjave hekurudhore, arrestohet në Poloni 55-vjeçari rus i dyshuar për spiunazh dhe sabotim

U bënte fotografi linjave hekurudhore, arrestohet në Poloni 55-vjeçari rus i dyshuar për spiunazh dhe sabotim

October 30, 2026
Taksë për shtëpitë bosh: 1 në 5 banesa me konsum zero energjie! Po ndërtuesit që i mbajnë pa shitur?

Taksë për shtëpitë bosh: 1 në 5 banesa me konsum zero energjie! Po ndërtuesit që i mbajnë pa shitur?

October 30, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, raporti: Treni po udhëtonte me 160 km/orë kur u përplas me trenin e palëvizshëm

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, raporti: Treni po udhëtonte me 160 km/orë kur u përplas me trenin e palëvizshëm

October 30, 2026
Makina përplas turmën gjatë festës së Halloween-it në New York, plagosen gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë

Makina përplas turmën gjatë festës së Halloween-it në New York, plagosen gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë

October 30, 2026
Kontrollet në zyra dhe arrestimi i gazetarit të tyre, gazeta ruse njofton mbylljen: Shkak presioni nga autoritetet

Kontrollet në zyra dhe arrestimi i gazetarit të tyre, gazeta ruse njofton mbylljen: Shkak presioni nga autoritetet

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In